AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Sulmi ndaj prokurorit Kuliçi, KLP: Atentat terrorist ndaj sistemit të drejtësisë

Jerola ZiajngaJerola Ziaj
7 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori Albert Kuliçi (me xhup ngjyrë kafe) i shoqëruar nga policia, e cila e ka marrë në mbrojtje pas atentatit. Foto:Jerola Ziaj/BIRN

Këshilli i Lartë i Prokurorisë reagoi ashpër pas atentatit ndaj prokurorit Albert Kuliçi, ndërsa premtoi t’i japë atij mbrojtje të posaçme. Nga hetimet e para motivet e atentatit janë lidhur me detyrën e prokurorit.

Prokurori Albert Kuliçi (me xhup ngjyrë kafe) i shoqëruar nga policia, e cila e ka marrë në mbrojtje pas atentatit. Foto:Jerola Ziaj/BIRN

Këshilli i Lartë i Prokuorirsë reagoi ashpër pas atentatit të mëngjesit të sotëm ndaj prokurorit Albert Kuliçi. Në një deklaratë për shtyp KLP e cilësoi sulmin me tritol mbi makinën e prokurorit si një “akt të papranueshëm që synon të intimidojë prokurorin dhe të cënojë mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë penale në luftën kundër krimit”.

KLP u shpreh se e konsideronte “çdo sulm kundër prokurorëve si një atentat terrorist ndaj sistemit të drejtësisë penale”. Ndërkohë në Vlorë menjëhereë pas ngjarjes ishte antari i KLP Tartar Bazaj.

Këshilli në deklaratë premtoi mbrojtje për prokurorin. “Këshilli do t’i sigurojë prokurorit Kuliçi dhe familjes së tij mbrojtje të posaçme”, thuhet në deklaratë. KLP bëri po ashtu thirrje për një hetim sa më të shpejtë të ngjarjes.

Më herët kryetari i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluca po ashtu dënoi ashpër sulmin. Në një prononcim për mediat para shtëpisë së prokurorit Haluca tha se sulmi lidhej me detyrën e Kuliçit dhe kryesisht çështjet e abuzimit me pronat dhe dosjet e sekuestrove të pasurive të dyshuara me prejardhje nga kriminale.  Haluca tha se ishin sekuestruar më shumë se 4 milion euro pasuri të dyshuar me prejardhje kriminale gjatë dhjetorit. Hetimet në këtë fushë ndiqen nga task-forca kundër krimit ekonomik në Prokurorinë e Vlorës e drejtuar nga Kuliçi.

Drejtori i Policisë së Vlorës Artion Duka po ashtu u shpreh se hetimet ishin fokusuar te një sulm për shkak të detyrës. Duka tha se policia do të kishte shumë shpejt rezultate nga hetimi.

Atentati ndodhi mëngjesin e të shtunës. BIRN mësoi nga policia se kamerat e sigurise kanë filmuar një person të maskuar i cili i afrohet automjetit të prokurorit rreth orës 3.00 të mëngjesit, pak  minuta  më vonë ndodhi shpërthimi, i cili dëmtoi pjesën e përparme të makinës dhe theu xhamat e godinës aty pranë. Policia ka arritur të marr dëshmitë  e 5 personave deri në mesditë, ndërsa po punohej për të rindërtuar lëvizjet e autorit të mundshëm.

Ky nuk është antentati i parë ndaj funksionarëve të drejtësisë gjatë këtij viti. Më herët më 25 nëntor makina e Andri Ymerit gjytar i Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër u dogj. Ndërkohë që në fillim të nëntorit prokurori i Durrësit Arjan Ndoja u sulmua me armë. Në atentat mbeti i vrarë shoferi i Ndojës, ndërsa prokurori dhe një person i identifikuar si Pëllumb Muharremaj, i cili sipas policisë ka një sërë precedentësh penalë.

Ndërkohë në qytetin e Vlorës shkatërrimi i makinave me zjarr dhe eksploziv është kthyer në një model kërcënimi. Në një investigim të mëparshëm BIRN gjeti se shumica e sulmeve të kësaj natyre nuk zbardheshin.

Etiketa: Albert KuliçiArjan NdojaatentatAtentatiBIRNEuroGjykatëGjykatësGjytarHetimHetimetInvestigimKLPMakinambrojtjenatyreParaPiSPoliciaprokurorProkuroriProkuroriaSHShkodërSulmTartar BazajTerroristtritolVlorëZjarr
Tjetri
Prova e parë e mbretit Boris

Prova e parë e mbretit Boris

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.