AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Shpërndanë fletushka proteste në TEG, arrestohen për “përhapje paniku” 3 aktivistë

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
6 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Screenshot nga video e publikuar prej Organizatës Politike. Punonjësit e sigurisë shoqërojnë një aktivist të OP.

Tre aktivistë që shpërndanë fletushka proteste kundër shkarkimit të katër minatorëve në Bulqizë me përmbajtje “Samir Mane shtyp minatorët” në qendrën tregtare TEG, u arrestuan nga policia me akuzën e “përhapjes së informatave të rreme që ngjallin panik”.

Screenshot nga video e publikuar prej Organizatës Politike. Punonjësit e sigurisë shoqërojnë një aktivist të OP.

Tre aktivistë të Organizatës Politike që shpërndanë fletushka proteste kundër shkarkimit të katër minatorëve në Bulqizë nga kompania Albchrome dhe biznesmenit Samir Mane që zotëron këtë kompani, u arrestuan nga policia të shtunën.

Disa aktivistë të Organizatës Politike u ndaluan fillimisht nga rojet e sigurisë private në qendrën tregtare TEG, pasi hodhën fletushka me përmbajtjen “Samir Mane shtyp minatorët” dhe më pas u shoqëruan nga policia. Ndërsa disa nga të ndaluarit u liruan pas 7 orësh shoqërimi, aktivistët: Frenkli Elini, Enriko Peçuli dhe Bislim Lakna u arrestuan të shtunën.

Një zëdhënëse e policisë së Tiranës i tha BIRN se ata akuzoheshin për “përhapje të informatave të rreme që ngjallin panik” dhe “prishje të qetësisë publike”.  Ndërkohë Prokuroria e Tiranës pranoi se kishte marrë rreth orës 15.00 referimin e policisë, por tha se materialet në ngarkim të tyre nuk ishin shqyrtuar ende.

Organizata Politike reagoi duke akuzuar policinë për dhunë dhe se nuk kishte lejuar avokatët të takonin të arrestuarit dhe as bërjen e ekspertizës mjeko ligjore për të dokumentuar dhunën e ushtruar ndaj tyre. “Policia e Edi Ramës po pengon avokatët që të takojnë aktivistët e arrestuar. Pavarësisht se djemtë janë maxhorenë, kërkohet deklaratë noteriale nga familjarët e të arrestuarve”, thuhet në një deklaratë të OP-së në faqen në Facebook pas ndalimit të tre aktivistëve.

OP po ashtu akuzoi rojet private të sigurisë në TEG për dhunë ndaj aktivistëve, ata thanë se ishin tërhequr zvarrë, ishin sharë dhe goditur prej rojeve private. OP postoi në faqen e saj video të hedhjes së fletushkave dhe një video që tregon disa punonjës të sigurisë të ndalojnë dhe më pas tërheqin duke mbajtur nga krahët dhe këmbët aktivistët.

Në një reagim përmes një zëdhënësi të grupit BALFIN, qendra tregtare mohoi se ndaj të rinjve që kishin shpërndarë fletushka ishte ushtruar dhunë, madje sipas tyre aktivistët kishin kafshuar një nga rojet e sigurisë. Zëdhënësi pretendoi se akti ishte i paramenduar dhe e cilësoi atë “aktivitet dëmtues”.

“TEG është pronë private dhe jo arenë aktivitetesh individësh të ndryshëm. Është objekt social i rëndësisë së veçantë për shkak se grupon shumë njerëz dhe biznese, ndaj për ruajtjen e tij ka tiparë të veçanta, private apo publike”, thuhet në reagimin e TEG.

Policia nuk i komentoi akuzat për dhunë dhe për ndalim të kontaktit me avokatët.

Organizata Politike prej javësh proteston krahas Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës kundër shkarkimit të katër minatorëve, përfshi kreun e kësaj sindikate të sapo krijuar. Sindikata ka akuzuar kompaninë së ka bërë shkarkimit në formë presioni për të penguar organizimin sindikal. Ndaj shkarkimve u filluan hetime prej Inspektoriatit të Punës, por rezultatet e hetimeve nuk janë bërë ende publike.

Pas një proteste në Bulqizë, gjatë të cilës po ashtu pati përplasje me policinë, OP ndërmori një fushatë parrullash në mure të kryeqytetit dhe fletushkash në të cilat akuzohet Samir Mane, zotëruesi i grupit “Balfin”, i cili ka në kontroll edhe kompaninë Albchrome, se po synon të shtypë sindikatën. Albchrome iu ka mohuar akuzat dhe pretendon se shkarkimet janë bërë për shkak të mungesave të paarsyetuara në punë.

Arrestimi i aktivistëve është shoqëruar me reagime të ashpra në rrjetet sociale dhe pak media online.

“Kush ngre zërin e protestës-largohet nga puna. Kush proteston në përkrahje të minatorëve-arrestohet. Një vend që toleron këso padrejtësi, vështirë të quhet normal”, shkroi gazetari shqiptar në Zvicër, Enver Robelli, në një koment në faqen Dialogplus.ch.

Lexo edhe

Albchrome shkarkon dy anëtarë të tjerë të sindikatës

Plagoset minatori pas një aksidenti në galeritë e Albchrome, sindikata akuzon kompaninë

Albchrome shkarkon kryetarin e sindikatës pesë ditë pas themelimit të saj

Etiketa: aktivistAktivistëAlbchromearrestimiBalfinBIRNBislim LaknaBulqizëDhunëEdi RamFacebookhetimeMediamedia onlineMinatorndalimOrganizata PolitikepanikuPoliciaprishjeProkuroriaProkuroria e TiranësprotestePunaPunëRrjetet socialeSamir ManeSHsindikataTiranëvideoZvicër
Tjetri
Pikëpyetjet e panumërta mbi pronat rrezikojnë pozitën e gjyqtarit Artur Malaj

Vendimi i Kolegjit për Malajn la pa përgjigje akuzat për “prona të fshehura”

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.