AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Ligjet e ‘censurës’ ngrenë pikëpyetje për angazhimin e Shqipërisë për integrim në BE

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Media Watch, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri, Edi Rama, gjatë një konference të përbashkët shtypi me kreun e delegacionit të BE në Tiranë ambasadorin, Luigi Soreca,| Foto : LSA

Shqetësimet rriten për gjendjen e lirisë së mediave në Shqipëri pasi qeveria socialiste e Edi Ramës miratoi në parlament të ashtuquajturën paketa ‘anti-shpifje’, për të cilën kritikët thonë se do të lejojë kryeministrin të censurojë median online.

Kryeministri, Edi Rama, gjatë një konference të përbashkët shtypi me kreun e delegacionit të BE në Tiranë ambasadorin, Luigi Soreca,| Foto : LSA

Miratimi nga parlamenti shqiptar i legjislacionit të diskutueshëm pjesë e të ashtuquajturës paketa “anti-shpifje”, është një njollë e zezë përballë angazhimit të tij për të ndarë vlerat e Bashkimit Evropian dhe reflekton kontrollin në rritje mbytës të qeverisë së Partisë Socialiste mbi lirinë e shprehjes, paralajmërojnë ekspertët e mediave.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama thotë se paketa e ligjeve, e miratuar nga parlamenti në 18 dhjetor, është krijuar për të mbrojtur individët nga sulmet e pabaza në internet, por grupet e të drejtave të njeriut dhe ekspertët e mediave thonë se kjo do t’u dhurojë autoriteteve kompetenca të gjera për të censuruar median online.

Rama nuk u tërhoq nga miratimi i ligjeve megjithë paralajmërimet e Komisionit Europian – krahu ekzekutiv i BE-së, ku Shqipëria dëshiron të anëtarësohet – të organizatave vendase dhe ndërkombëtare të mediave dhe gazetarët protestues, duke i thënë parlamentit:

” Antishpifja” një domosdoshmëri për të garantuar të drejtat e individit dhe mundësinë për të reaguar ligjërisht ndaj cënimit publik të dinjitetit personal apo shantazhit për shkak të detyrës ose sipërmarrjes në treg, pa cënuar aspak lirinë e shprehjes dhe pluralizmin e burimeve të informimit.”

“Kam pasur bisedime me Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Europës,” tha ai, “dhe u kam thënë atyre:” Ju nuk e keni lexuar ligjin për të cilin po flisni. “”

Kritikët e Ramës, sidoqoftë, thonë se kokëfortësia e kryeministrit hedh dyshime mbi kredenciale demokratike të qeverisë së tij. Ajo gjithashtu qëndron në kontrast të ashpër me qëllimin e deklaruar të qeverisë së tij për të hapur negociatat e anëtarësimit me BE dhe popullaritetin e Brukselit midis shqiptarëve për dy dekadat e fundit.

Ligjet krijojnë një Këshill Ankesash brenda Autoritetit të Mediave me fuqinë për të rishikuar përmbajtjen e mediave online dhe vendosjen e gjobave të rëndë në rast se këto të fundit refuzonjnë të heqin lajme që këshilli i konsideron të debatueshme. Miratimi i paketës anti-shipje vjen pas vitesh ankesave gjithnjë e më të hidhura nga Rama për mbulimin mediatik të socialistëve të tij, në pushtet që nga viti 2013.

” Nuk ka asnjë diskutim. Me kalimin e ligjit gjoja kundër shpifjeve në Kuvend, Shqipëria është me një zyrë administrative censure për mediat që shfaqen në web. Jo vetëm portalet, sikundër thonë.,” shkruan në Facebook filozofi dhe eksperti i medias, Artan Fuga menjëherë pas miratimit të ligjit .

Duke e gjykuar median nga një zyrë dhe jo nga një gjykatë, duke i dhënë kësaj agjencie publike që nuk është gjykatë të drejtën që ta detyrojë median t’a heqi një përmbajtje të caktuar, në këtë kuptim Shqipëria ribëhet me zyrë censure.

“Do të jetë një zyrë jo një gjykatë që do të gjykojë mediat dhe kjo zyrë do të ketë fuqinë të detyrojë mediat të heqin lajme të caktuara. Vërjani emrin si të doni, zyra e censurës pavarësisht nga emri mbetet zyrë censure”.

Fuqia për të mbyllur faqet online pa vendim gjykate

Shqipëria ka qenë një kandidat për anëtarësim në BE që nga viti 2014, por liderët e BE-së – duke hedhur poshtë vazhdimisht rekomandimet e Komisionit – kanë refuzuar të hapin bisedime e anëtarësimit, në rastin më të fundit në tetor 2019 – kur Presidenti Francez Emmanuel Macron udhëhoqi skeptikët për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Përkundër pritjes së gjatë dhe refuzimeve të shpeshta, shqiptarët mbesin me shumicë dërrmuese nw favor ta integrimit në BE.

BE dhe Këshilli i Evropës, forumi kryesor i të drejtave të njeriut në Evropë, u përpoqën të përdorin kredibilitetin e tyre për ta bërë Ramën ta mendonte dy herë legjislacionin për median, por  ndikimi BE-së – në veçanti në Ballkan, është dobësuar nga perspektiva e zvogëluar e zgjerimit të mëtejshëm të BE-së në të ardhme e afërt.

Komisionerja e të Drejtave të Njeriut i Këshillit të Evropës. Dunja Mijatoviç shprehu shqetësim të veçantë për kompetencat diskrecionale të dhëna organeve rregullatore, “mundësinë e vendosjes së gjobave të tepërta dhe bllokimin e faqeve të mediave pa një urdhër gjykate, si dhe rregullimin nga shteti të mediave në internet”.

Fuqitë e tilla, tha ajo në një deklaratë të 17 dhjetorit, “mund të sjellin një goditje të fortë për lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave në vend.”

“Është me rëndësi të madhe të sigurohet që Interneti të mbetet një forum i hapur dhe publik dhe se vetë-rregullimi nga media, përfshirë në media online, të mbizotërojë.”

Komisioni Evropian tha se ligjet nuk pasqyrojnë plotësisht rekomandimet e Këshillit të Evropës dhe se ai kishte mbajtur “shënim” miratimin e tyre nga parlamenti.

A do të reagojë BE?

Avokati i të drejtave të njeriut Dorian Matlija i qendrës Res Publica në Tiranë tha se legjislacioni i martuar nga parlamenti qëndron në një taban të diskutueshëm ligjor.

Duk e shikuar në kontekstin e të gjithë korpusit juridik evropian për çështjet e lirisë së shprehjes, shpifjes dhe mbrojtjes së dinjitetit, ai i tha BIRN se “ky ligj është si një kasap me një hanxhar që përgatitet për preje të pakujdesshme.”

“Edhe koncepti se çfarë është media online, siç përcaktohet në këtë ligj, është i lëkundshëm,” tha Matlija.

Parlamentarët evropianë u bashkuan me korin e kritikës. Në prag të votimit në Tiranë, eurodeputeti suedeze David Lega, një anëtar i bllokut të fuqishëm të qendrës së djathtë të Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian, shkroi në Twitter se legjislacioni “do të rrezikojë seriozisht shanset për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE”.

Disa vëzhgues lokal u pajtuan.

“Shqipëria ka një detyrim të ketë ligje që janë 100 përqind në përputhje me standardet evropiane dhe këto ligje  me siguri devijojnë nga ky detyrim,” tha Afrim Krasniqi, drejtori ekzekutiv i Institutit të Studimeve Politike, një organizatë me qendër në Tiranë.

Ai paralajmëroi se këto ligje minojë më tej pluralitetin e mediave në Shqipëri, duke përmendur “situatën kuazi-monopolistike që katër rrjete televizive me pronësi familjare kanë në treg.”

Por Gjergji Vurmo, një ekspert dhe studiues i BE-së në Tiranë, gjithashtu kërkues shkencor për organizatën amerikane ‘Freedom House,’ tha se nuk ka shenja se Brukseli do ta konfrontonte Ramën për ligjet.

“Komisioni nuk duket i vendosur ta kundërshtojë këtë,” tha ai.

Etiketa: AdministrativeAfrim KrasniqiBallkanBashkimin EvropianBEBIRNbisedimeCensuredetyrimDorian MatlijaEdi RamaEmmanuel MacronEmriFacebookgazetarGjergji VurmoKëshillin e EuropësKomisioni EvropianKompetencakonferencelajmeLigjMacronMediamedia onlineparlamentPartisë SocialistePortaletprotestuesQeveriaRamaSHShpifjeshqipShqipëriShqipëriaTregTwitterVendim
Tjetri
Lirohen aktivistët e OP, gjykata vendos “detyrim paraqitjeje”

Lirohen aktivistët e OP, gjykata vendos "detyrim paraqitjeje"

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.