AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Pengje të historisë

Carl BildtngaCarl Bildt
6 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjatë protestave në Teheran, Iran, janar 2020. Foto: Wikipedia.

Përshkallëzimi i fundit i tensioneve midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është thjesht episodi i fundit në një përballje prej dekadash, me dy vendet që përmendin ankesa të vjetra. Tragjedia është se do të kishte shumë hapësirë për bashkëpunim për të çuar përpara interesat e përbashkëta të të dyja palëve, nëse nacionalistët e të dy vendeve s’do të mbeteshin “pengje të historisë”.

Gjatë protestave në Teheran, Iran, janar 2020. Foto: Wikipedia.

Gjatë përballjes së fundit midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, presidenti amerikan Donald Trump postoi në Twitter se ai ishte i përgatitur të bombardonte “52 vende kulturore iraniane (që përfaqësojnë 52 pengje amerikane të marra nga Irani shumë vite më parë)”. Disa prej këtyre shënjestrave, shtoi ai , do të ishin “të rëndësishme për kulturën iraniane,” duke sugjeruar se ai ishte i gatshëm të godiste vendet e trashëgimisë kombëtare iraniane.

Postimi në Tëitter i Trump sugjeron se e gjithë politika e tij në Iran është e rrënjosur thellë në të kaluarën, sikur veprimet e ndërmarra sot të përbënin një lloj përgjigjeje të vonuar për plagët e shkaktuara shumë kohë më parë. Nëse është kështu, administrata e tij ka diçka të përbashkët me regjimin iranian, i cili prej kohësh është marrë me plagët reale dhe të perceptuara të shkaktuara ndaj tij shumë kohë më parë.

Mbi të gjitha, iranianët (dhe shumë të tjerë) theksojnë ad nauseam se Shtetet e Bashkuara kishin gisht në grushtin e shtetit të vitit 1953 që rrëzoi kryeministrin e zgjedhur në mënyrë demokratike, Mohammad Mosaddegh, dhe vendosi regjimin e Mohammad Reza Shah Pahlavi, i cili u rrëzua në Revolucioni Islamik i vitit 1979. Në të njëjtën mënyrë, iranianët përsërisin vazhdimisht se SHBA-ja ndihmoi Saddam Husseinin gjatë luftës së pamëshirshme të Irakut kundër Iranit në vitet 1980.

Teksa dëgjon një sërë ankesash nga të dyja palët, është e vështirë të shmanget përshtypja se SHBA dhe Irani janë pengje të historisë. Të fiksuar me padrejtësitë reale ose të imagjinuara të së kaluarës, secila palë e ka të pamundur të ecë përpara. Në Iran, Shtetet e Bashkuara janë akoma “Satani i Madh”, njësoj si Irani mbetet bete noire për shumë njerëz në eshtablishmentin e politikës së jashtme amerikane.

Edhe pse ekzistojnë probleme të vërteta midis dy vendeve, konflikti SHBA-Iran ka kohë që i ka kapërcyer kufijtë e racionalitetit. Ai vazhdon sepse i shërben interesave të brendshme politike në secilin vend. Nacionalistët iranianë përfitojnë jashtëzakonisht shumë nga të pasurit një armik kaq të dukshëm, kundër të cilit mund të mobilizohen. Ndërsa tensionet janë përshkallëzuar vitet e fundit, pozicioni i tyre është forcuar. Regjimi ka përdorur gjithnjë e më shumë kërcënimin e perceptuar të SHBA-së si një pretekst për të shtypur njerëzit e vet dhe për të krijuar kaos në të gjithë rajonin. Për çdo zë në SHBA që mbron ndryshimin e regjimit në Iran, ka iranianë që kërkojnë të mbrojnë regjimin me çdo mënyrë të nevojshme.

Në mënyrë të ngjashme, teksa dëgjon disa klasa politike amerikane, ndonjëherë të duket sikur armiqësia ndaj Iranit është një vlerë themelore amerikane. Nëse qëllimi i tyre është ndryshimi i regjimit ose diçka tjetër, shumica në establishmentin e politikës së jashtme amerikane pretendojnë që Irani të bëhet një “vend normal”. Por a konsiderohen “vendet normale” Arabia Saudite, Izraeli, Turqia dhe aleatë të tjerë rajonalë? Po vetë SHBA-ja? Veçimi që bëjnë Shtetet e Bashkuara tregojnë çdo gjë tjetër përveçse “normale”.

Një qasje më racionale dhe më objektive është akoma e mundur. Tani mund të mos duket ashtu, por ka hapësirë të mjaftueshme për bashkëpunim dypalësh. Liderët e Iranit kanë këmbëngulur prej kohësh se qëllimi i programit bërthamor të vendit të tyre është paqësor. Por, duke pasur parasysh sjelljen e kaluar të Iranit, duhet të ketë një sistem inspektues ndërkombëtar para se bota të mund të ketë besim te ky pretendim nga ana e Iranit. Vazhdimi i Planit të Përbashkët të Veprimit 2015 aty ku ai mbeti si dhe negocimi i një sistemi të tillë nuk duhet të shihet si një detyrë e pamundur.

Për më tepër, të dy vendet kanë një interes të thellë për të ruajtur stabilitetin në Irak dhe Afganistan. Shtetet e Bashkuara nuk duan që këto vende të bëhen satelitët iranianë dhe iranianët nuk duan që ato të shërbejnë si bazë për agresionin kundër Iranit. Këto synime nuk janë të pajtueshme. Në fakt, diplomacia e duhur mund të arrijë objektiva parësore me të dyja palët.

SHBA dhe Irani gjithashtu kanë një interes të përbashkët për zhvillimin e një strukture më të fortë sigurie për rajonin më të gjerë të Gjirit. Gjatë muajve të fundit, vendet e Gjirit kanë bërë thirrje për de-përshkallëzim strategjik përballë Iranit, madje edhe Arabia Saudite shprehu dëshirën për dialog. Në tryezë tashmë ka disa nisma diplomatike dhe negocimi i një marrëveshje të re rajonale mbi raketat balistike mund të shërbejë si një pikënisje e mirë për angazhimin e mëtejshëm.

Më gjerësisht, një ulje graduale e përshkallëzimit të konfliktit midis Shteteve të Bashkuara, Iranit dhe aleatëve dhe armiqve të tyre përkatës do të lenonte që të gjitha palët të fokusohen më shumë në përparësitë e tyre për të ardhmen. Irani, Arabia Saudite dhe shumë vende të tjera të rajonit duhet të liberalizojnë sistemet e tyre përkatëse ekonomike dhe politike, duke prezantuar më shumë mbrojtje për të drejtat e njeriut. Por kjo nuk ka gjasa të ndodhë në një klimë konfrontimi. Sa më gjatë të vazhdojë konflikti, aq më pak shanse do të kenë këto vende që të ndjekin reforma konstruktive afatgjata.

Dhe për sa kohë që SHBA-ja dhe Irani mbeten pengje të historive të tyre përkatëse, stabiliteti rajonal do të jetë në rrezik. Sa më shpejt që ata ta kthejnë kokën drejt të ardhmes, në vend që të rrinë me kokën pas nga e kaluara, aq më mirë do të jetë për të gjithë. Ka mjaftueshëm terren të përbashkët për bashkëpunim të frytshëm. Dikush duhet të bëjë para dhe të tregojë se kjo mundësi ekziston ende.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Hostages of History

Etiketa: AdministrataAfganistanArabia SauditebesimdialogDonald TrumpIrakIranIraniIzraelimarrëveshjembrojtjenismaParaProject SyndicateReformarrezikSHshahSHBAShtetet e BashkuaraTrumpTurqiaTwitteruljeWikipedia
Tjetri
Dhuna mes bandave trondit Kotorrin

Lufta malazeze e drogës shkakton viktima në Athinë

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.