AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK nis hetimet për kryebashkiakun e Bulqizës

Sami CurringaSami Curri
6 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Screenshot nga trasmetimi i ABC News në Youtube i videos në të cilën pretendohet se është kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla duke marrë drogë.

Pas publikimit të një video në të cilën pretendohet se shfaqet kreu i Bashkisë Bulqizë Lefter Alla duke konsumuar drogë, Prokuroria e Posaçme njoftoi fillimin e hetimeve kryesisht mbi akuzat e posedimit të lëndëve narkotike. Alla i ka mohuar akuzat.

Screenshot nga trasmetimi i ABC News në Youtube i videos në të cilën pretendohet se është kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla duke marrë drogë.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur me akronimin SPAK, njoftoi të enjten fillimin e hetimeve ndaj kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla. Kreu i SPAK Arben Kraja i tha BIRN në një bisedë telefonike se hetimet kishin filluar kryesisht për “veprat penale të parashikuara në nenin 283, paragrafi i parë i Kodit Penal”, i cili i referohet, prodhimit, shitjes dhe mbajtjes së lëndëve narkotike.

Një video e publikuar të mërkurën nga gazetari Artan Hoxha në televizionin ABC News, e marrë nga kamerat e sigurisë së një lokali, pretendohet se tregon Allën duke konsumuar kokainë në banak. Hoxha tha gjatë bisedës televizive kur u trasmetua video tha se “nuk kishte asnjë dyshim”, që personi që shfaqej në video ishte Alla.

Pak orë para se të shfaqej video Partia Demokratike përmes ish-deputetit Ervin Salianjin denoncoi Allën me emër. “Opinioni publik është tronditur sot nga pamjet sesi kryebashkiaku ilegjitim i Bulqizës, i emëruar nga Edi Rama, është duke konsumuar kokainë”, deklaroi Salianji.

Kryebashkiaku Alla mohoi akuzat në disa postime në faqen e tij në Facebook dhe pretendoi se video ishte montuar nga Partia Demokratike, ndërsa tha se do të depozitonte një padi ndaj ish-deputetit Ervin Salianji. Ai pretendoi se do priste zbardhjen e ngjarjes nga drejtësia. “Prandaj deklaroj se unë do të pres zbardhjen e çdo vepre penale nga drejtësia. Kushdo që më akuzon mua të presë veprimet e Prokurorisë dhe vendimin përkatës të Gjykatës”, shkroi Alla.

Gazetari Artan Hoxha gjatë intervistës për ABC News për transmetimin e videos, bëri me dije se video ka qarkulluar prej disa javësh dhe është bërë pas betimit të Allës si kryebashkiak. “Është një rast që përbën problem. Kemi të bëjmë me njerëz që janë zgjedhur me votën e qytetarëve dhe marrin vendime për të mirën e qytetarëve”, u shpreh Hoxha.  Përndryshe Alla pretendoi se ishte në dijeni të videos sipas tij të montuar prej një viti.

Ndërkohë të enjten Partia Demokratike përmes një deklarate nga ish-deputeti Gent Strazimiri akuzoi kryeministrin Edi Rama se po mbronte Allën nga arrestimi. “Edi Rama i Tiranës mbron nga arrestimi dhe ndjekja penale Edi Ramën e Bulqizës, i kapur duke konsumuar kokainë në një mjedis publik”, thuhet në reagim.

E pyetur nga BIRN mbi video dhe hetimet e nisura zyra e kryeministrit nuk u përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi. Ndërkohë në një intervistë për mediat depueti i Partisë Socialiste nga qarku i Dibrës Ulsi Manja, tha se “Çdo lloj përgjegjësie në raport me ligjin është përgjegjësi individuale”.

Lefter Alla, i cili drejtonte Partinë Socialiste në Bulqizë, e mori detyrën e kryetarit të bashkisë në zgjedhjet pa opozitën në qershor të 2019-s. Më parë këtë detyrë e mbante daja i Allës, Melaim Damzi, që ishte zgjedhur si kandidat i koalicionit të majtë, por me propozim nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Opozita i ka akuzuar disa herë të dy, për abuzim me tenderat e punimeve në infrastrukturë në Bulqizë. Lidhjet nepotike në tenderat e Bashkisë së Bulqizës, u gjetën edhe nga një investigim i BIRN në vitin 2018, mbi problemet në instalimin e një kaldaje në gjimnazin e Shupenzës, që sollën helmimin e 60 fëmijëve. Kaldaja ishte instaluar prej një kompanie të administruar nga vëllezërit e Allës, njëkohësisht nipa të Damzit.

Ndërkohë marrja e drejtimit të bashkisë së Bulqizës nga Alla është shoqëruar që në fillim me incident. Vetëm pak javë pasi ai ishte betuar një prej vëllezërve të tij u plagos në një lokal në Bulqizë.

Denoncimi dhe hetimet ndaj Allës i bashkohen një liste hetimesh të nisura nga denoncimet e bëra nga Partia Demokratike kundër kryebashkiakëve socialistë të zgjedhur në zgjedhjet e qershorit 2019 kryesisht për mosdeklarim të dënimeve dhe shkelje të ligjit të dekriminalizimit.  Nga të denoncuarit Valdrin Pjetri që ishte i vetmi kandidat për Shkodrën nuk e mori mandatin, ndërsa ish-kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku është shpallur në kërkim dhe akuzohet nga prokuroria për dy akuza falsifikimi dhe një për ushtrim detyre pas shkarkimit. Të dy mbajtën qëndrime mohuese ndaj akuzave. Akuza janë ngritur ndaj kryebashkiakëve të Vaut të Denjës, Mallakastrës dhe Matit.

Etiketa: Abc NewsabuzimAgim KajmakuAkuzaArben KrajaarrestimiBIRNBulqizëDrejtësiaEdi RamaErvin SalianjiFacebookGjykatësHetimetInvestigimKodit PenalLefter AllaLëvizja Socialiste për IntegrimMelaim DamziMjedisMosdeklarimOpozitapadiParaPartiaPartia DemokratikePjetripostimeProkuroriaProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarRamaraportSHSPAKTiranëUlsi ManjaValdrin PjetrivideoVorëZgjedhjet
Tjetri
Kryegjyqtari i Kukësit përdor kartën e ‘anshmërisë’ për shtyrjen e vetingut

Vila tre kate në Kukës solli shkarkimin e Isuf Shehut në KPK

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.