Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor Lajme

Kufizohen veprimet kadastrale mbi resortin ‘Folie Marine’

Jerola ZiajNgaJerola Ziaj
20:57 | 04/02/2020
Në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Kohe leximi: 3 minuta
A A
0
Lufta e çmendur për pronësinë e ‘ Folie Marine ’

Kompleksi turistik 'Folie Marine dhe Soleil Village' në gjirin e Jalit në jug të Shqipërisë | Foto : B.Likmeta/BIRN

Share on FacebookShare on Twitter

Taulant Canameti, i cili ishte komanduar përkohësisht drejtues i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Vlorë, është zëvendësuar pasi regjistroi një vendim të Gjykatës së Lartë, mbi pronën me vlerë miliona euro mbi të cilën është dhënë statusi i investitorit strategjik.

Kompleksi turistik ‘Folie Marine dhe Soleil Village’ në gjirin e Jalit në jug të Shqipërisë | Foto : B.Likmeta/BIRN

Taulant Canameti, i cili ishte komanduar përkohësisht drejtues i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Vlorë, është zëvendësuar të martën nga Bilbil Aliaj, pasi siç mësohet nga BIRN regjistroi një vendim të Gjykatës së Lartë që pezullonte veprimet mi resortin Folie Marine.

Canameti pati marrë detyrën si i komanduar në tetor 2019, pas përplasjeve të vazhdueshme të zyrës vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës me zyrën qendrore për regjistrimin e vendimi të  23 prillit të Gjykatës së Lartë.

Vendimi, i cili që pezullonte një vendim të Gjykatës së Apelit mbi dhjetëra hektarë përfshi sipërfaqen në  të cilën ngrihet një pjesë e resortit luksoz ‘ Folie Marine’ dhe ku qeveria ka miratuar statusin e investitorit strategjik për kompaninë ‘Soleil & Sea’, kundërshtohej nga Kristo Gjoka, i cili kishte fituar pronësinë në Gjykatën e Apelit. Pronësia e Gjokës kontestohet nga Avokatura e Shtetit dhe po ashtu biznesmeni Alban Xhillari, i cili është pas projekteve për resortin turistik. Palët siç gjeti BIRN në një shkrim të mëparshëm kanë bërë një sërë padish dhe kanë ngritur akuza penale ndaj njëra tjetrës.

Përplasja- sipas dokumenteve që BIRN ka siguruar- është fokusuar kryesisht mbi pronësinë e 1.6 hektarëve truall, mbi të cilat është ndërtuar klubi i natës ‘Folie Marine’ dhe dy godina pjesë të së njëjtit kompleks turistik. Mbi të njëjtën pronë, kompanisë ‘Soleil & Sea’ i është dhënë nga qeveria statusi i ‘investitorit strategjik’ dhe po ndërton aty një fshat turistik të njohur si ‘Soleil Village’.

Vlera e këtij investimi, sipas Komitetit të Investimeve Strategjike që drejtohet nga kryeministri Edi Rama është 67 milionë euro. Qeveria merr përsipër edhe mbështetjen e investitorit në problemet e pronësisë ndaj palëve të treta, por konflikti për këtë pronë duket se doli jashtë kontrollit.

BIRN mësoi të martën, se para se të largohej Canameti ka regjistruar kufizimet mbi këtë pronë, bazuar mbi vendimin e 23 prillit të Gjykatës së Lartë.

Geron Gumbardhi, avokati i familjes Gjoka, e cila e kundërshton regjistrimin e vendimit të Gjykatës së Lartë dhe pati paditur Canametin për një tentativë për ta kryer këtë regjistrim gjatë kohës që ishte zëvendës drejtor, konfirmoi se kufizimet mbi pronën ishin miratuar.

Koha e regjistrimit nuk është e qartë, por vendimi nuk ishte regjistruar deri në dhjetor të vitit që shkoi. Canameti nuk qe i arritshëm për një koment.

BIRN gjeti në një shkrim të mëparshëm se mosregjistrimi i vendimit të Gjykatës së Lartë ishte i lidhur me shkarkimin dhe dorëheqjen e 4 drejtuesve të ASHK-së Vlorë të cilët patën refuzuar të bënin regjistrimin. Që prej 8 shtatorit 2019 deri në 6 tetor dhanë dorëheqjen apo u larguan Drejtori Florian Alimadhi, ish-drejtori dhe më pas nëndrejtori Klodian Troci, juristi Alteo Nazëraj dhe drejtoresha Elona Hodaj (Kurti).

Canameti, i cili u emërua fillimisht si zëvendësdrejtor i Hodajt, u përpoq ta regjistronte vendimin duke përdorur kompetencat që i ishin deleguar më 30 shtator 2019, por ky regjistrim u shfuqizua nga  Hodaj vetëm 24 orë pasi ai ishte firmosur. Hodaj urdhëroi anulimin e urdhërit dhe fshirjen e shënimeve të bëra në regjistrin hipotekor. Pak ditë pasi firmosi këtë anulim, më 6 tetor 2019, Hodaj dha dorëheqjen, ndërsa Canameti mori postin e saj.

Palët në konflikt ndërkohë i kanë bërë njëra tjetrës një sërë kallëzimesh. Kristo Gjoka, i cili fitoi të drejtat mbi pronën me vendim e shkurtit 2019 të Gjykatës së Apelit Vlorë, akuzon në një kallëzim penal biznesmenin Alban Xhillari dhe të afërm apo të njohur të këtij të fundit se po përdorin ndikimin e tyre në qeveri për t’ua rrëmbyer pronën me dokumente të falsifikuara, nën pretekstin e investimit strategjik.

Biznesmeni Xhillari është kundërpërgjigjur po ashtu me kallëzim penal ndaj Gjokës dhe personave të lidhur me të, që i cilëson “pjesë e një grupi të strukturuar kriminal“. Kallëzimi që Xhillari ia vuri në dispozicion BIRN është firmosur në emër të kompanisë Kempixh – një shoqëri të cilën ai e ka zotëruar dikur dhe që ka në pronësi disa prej godinave në resortin turistik.

Tjetri
Shoqëri jocivile: organizatat çeke përballen me populizmin

Shoqëri jocivile: organizatat çeke përballen me populizmin

Më të lexuarat

Lufta e çmendur për pronësinë e ‘ Folie Marine ’

Kufizohen veprimet kadastrale mbi resortin ‘Folie Marine’

20:57 | 04/02/2020
Jaeld Çela kundërshton nga arratia shtyrjen e hetimeve ndaj tij

Katër gjyqtare në garë për tre vende të Gjykatës së Posaçme

16:57 | 06/06/2023

Ish-kryebashkiaku Vangjush Dako arrestohet për shpërdorim detyre

19:04 | 06/06/2023
Irena Brahimi

KPA dëgjon qëndrimet për analizën financiare të gjyqtares Irena Brahimi

19:00 | 05/06/2023

Shkeljet e ligjit nga Vangjush Dako janë të dukshme nga satelitët në hapësirë

13:00 | 08/06/2023
Prona me shumicë, mungesa të mëdha: Gjyqtari Gaxha përballet me probleme në veting

KPA lë në fuqi shkarkimin e ish-gjyqtarit Artur Gaxha

10:44 | 09/06/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.