AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Bashkia e Kurbinit ndërpret kontratat për ushqimin e të prekurve nga tërmeti në hotele

Elvis HilangaElvis Hila
6 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Në bashkinë e Kurbinit ka 80 pallate të konsideruar të pabanueshëm | Foto : Elvis Hila

Banorët e Kurbinit të mbetur të pastrehë pas tërmetit mësuan se nuk do të merrnin më ushqim dhe u duhet të lënë hotelet pasi bashkia ndërpreu kontratat, ndërsa një pjesë e tyre ende nuk kanë gjetur strehim.

Në bashkinë e Kurbinit ka 80 pallate të konsideruar të pabanueshëm | Foto : Elvis Hila

Dhjetra banorë të Kurbinit të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit që vijojnë të jenë të strehuar në Shëngjin, janë hequr nga lista e trajtimit ushqimor.  Ata ishin lajmëruar më herët që duhet të lirojnë hotelet ku qëndrojnë prej më shumë se 2 muajsh, pasi bashkia e Kurbinit e ka mbyllur kontratën me subjektet ku ishin strehuar banorët.

Disa prej banorëve të mbetur në hotele thanë se nuk kishin ku të shkonin dhe se disa prej tyre nuk kishin përfituar asnjë prej lehtësive të premtuara prej qeverisë për të prekurit nga tërmeti. “Hëngrëm darkën mbrëmë dhe shkumë të firmosim dhe na thanë keni për të dalë nga hoteli. Unë jam 13 vete sëbashku me vajzën e djalin të cilët rrinë me mua. Se ku do mytemi nuk e di”,  thotë Fatime Hasa banore e Kurbinit.

Bashkia e Kurbinit nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN mbi këtë vendimarrje. Ndërsa një prej subjekteve i cili strehon banorë të prekur nga tërmeti tha se nuk mund të vijonin t’i strehonin mëtej pasi bashkia kishte ndërprerë kontratën. Ata thanë, duke kërkuar të mbeten anonimë, se vetëm pak prej të strehuarve ende në hotel ishin nga Kurbini.

Banorët e Kurbinit u lajmëruan më herët se ata duhej të linin hotelet për shtëpi me qira më 31 janar, por ndërkohë disa prej tyre thonë se nuk kanë gjetur dot shtëpi me qira. Ndërsa në disa raste banorët thonë se nuk kanë përfituar bonus qiraja dhe nuk mund të përballonin çmimet e rritura të qirave. “Unë kam qenë me qira dhe banesa u dëmtua nga tërmeti. Na sollën këtu në Shëngjin pas tërmetit dhe na strehuan. Tani unë nuk përfitoj bonus, pasi me thonë gjeje shtëpi tjeter me qira dhe paguaje vetë. Qiranë me parë e kam patur 50 mijë lekë (të vjetra) tani ka shkuar 200 mijë dhe s’kam mundësi ta paguaj”, tha një banorë.

Të tjerë banorë thanë se megjithëse përfitonin ata nuk e kishin marrë bonusin e qirasë.  “Na thanë të dalim nga hoteli, pa më dhënë bonus, çadër apo kontenier. Unë nuk e di ku do shkoj me gruan dhe tre fëmijet e mi. Do e liroj hotelin dhe do rri këtu në hyrje të hotelit sëbashku tre fëmijet e vegjël e të vijë të na shikoje shteti. Na kanë lënë në mëshire të fatit dhe kjo është e papranueshme” thotë Elson Çarçani banor i Laçit.

Të tjerë banorë ndërkohë ankohen për burokracitë dhe rradhët e gjata për të dokumentuar dëmet dhe problemet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit i cili shkaktoi 51 viktima dhe la mijëra të pastrehë.

Zegjina Albrahimi, 70 vjeç, tha se ishte detyruar të udhëtonte nga Tirana në laç, për të aplikuar për banesë, ndërsa ende nuk ka marrë bonusin e qirasë edhe pse i kanë thënë që e ka përfituar.  “Unë jam nga Kurbini, por banesa na është dëmtuar nga tërmeti dhe prej disa javësh sëbashku me familjen jemi vendosur në shtëpi me qira në Tiranë, pasi nuk gjetem, këtu afër. Mora vesh që ka nisur aplikimi online dhe erdha këtu për të marrë vesh se çfarë bëhet. Pasi prita gati dy orë u futa aty brenda dhe më thanë do bësh letra tjera se çfarë janë ato letra që i kërkojnë dy here unë se kuptoj”, thotë Albrahimi.

Për radhë të gjata dhe paqartësi në aplikim dhe dokumentacion u ankuan edhe banorë të tjerë.

Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj prezantoi para disa ditësh një platformë online, e cila ai pretendoi se do të lehtësonte procesin e vetëdeklarimit të dëmeve. Platforma kërkon ndër të tjera ngarkimin e imazheve online të dëmeve të pësuara dhe një pjesë e banorëve do duhet ta bëjnë këtë përmes zyrave të posaçme të ngritura në njësitë lokale.

Etiketa: AhmetajArben AhmetajBanorëBashkiaBIRNElvis HilaHoteleLaçLokalepallateParaSHShëngjinTiranaviktima
Tjetri
Komisioni Europian prezanton strategjinë e rishikuar të zgjerimit

Komisioni Europian prezanton strategjinë e rishikuar të zgjerimit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.