AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Komisioni Europian prezanton strategjinë e rishikuar të zgjerimit

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
6 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi. Foto: Twitter? Oliver Varhelyi

Vendet e Ballkanit që aspirojnë të jenë pjesë e BE-së kanë përshëndetur metodologjinë e re të zgjerimit të Komisionit Europian, e cila u prezantua në Bruksel të mërkurën dhe synon të riorganizojë, sqarojë dhe nxisë procesin.

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Foto: Twitter/ Oliver Varhelyi

Vendet e Ballkanit që shpresojnë të anëtarësohen në BE përshëndetën të mërkurën prezantimin në Bruksel nga Olivér Várhelyi të një metodologjie të re për zgjerimin europian.

Komisioneri i Zgjerimit tha se procesi i rishikuar i pranimit duhej të ishte më i besueshëm, me një orientim më të fortë politik, më dinamik dhe më i parashikueshëm.

“Ndërsa ne jemi duke forcuar dhe përmirësuar procesin, qëllimi mbetet pranimi dhe anëtarësimi i plotë në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Várhelyi në Bruksel.

Një risi kryesore në metodologjinë e rishikuar është që kapitujt aktualë të bisedimeve në të ardhme do të grupohen në gjashtë grupime tematike: bazat; tregu i brendshëm; konkurrenca dhe rritja gjithëpërfshirëse; axhenda e gjelbër dhe lidhja e qëndrueshme; burimet, bujqësia dhe kohezioni; dhe marrëdhëniet e jashtme.

“Unë e shoh këtë si një mundësi të shkëlqyeshme”, tha Várhelyi, sepse bisedimet për secilin grupim do të jenë të hapura si një i tërë – pasi të përmbushen etapat e hapjes së bisedimeve – më shumë sesa në bazë kapitujsh individualë. “Kjo do të sjellë dinamizëm në bisedime,” parashikoi ai.

Negociatat mbi të ashtuquajturat baza – që përfshijnë sundimin e ligjit, institucionet demokratike dhe administratën publike, si dhe ekonominë – do të hapen të paratë dhe do të mbyllen të fundit.

Ato do të përcaktojnë ritmin e përgjithshëm të negociatave, tha Komisioneri, duke shtuar se ata gjithashtu planifikojnë të vendosin një limit kohe për mbylljen e secilit kapitull, mundësisht një vit që nga hapja e tij.

Komisioni filloi punën për një metodologji të rishikuar kryesisht me këmbënguljen e Francës dhe të disa vendeve të tjera anëtare.

Kjo ndodhi pasi, në Këshillin Europian në Tetor, pas shumë debatesh, Franca fundosi shpresat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për të marrë një datë fillimi për bisedimet e tyre të pranimit në BE.

Përfundimi atëherë ishte se Këshilli Europian do t’i kthehej çështjes së zgjerimit përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Zagreb, i caktuar të mbahet në maj të këtij viti.

Rregullat e reja, tha Komisioneri hungarez, do të zbatohen për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sapo të fillojnë bisedimet e tyre të pranimit dhe do të jenë opsionale për Serbinë dhe Malin e Zi, të cilat tashmë e kanë hapur procesin e negociatave.

Asnjë nga këto dy vende nuk do të jetë i detyruar të pranojë rregullat e reja. “Kjo është një mundësi që ato do ta zgjedhin dhe do të jetë vetëm zgjedhje e tyre”, sqaroi Várhelyi

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është se procesi i pranimit tani do të jetë i kthyeshëm. Brukseli do të jetë në gjendje të mbajë në pritje, të rihapë, ose edhe të pezullojë negociatat në disa fusha, nëse vë re një kthim pas në reformat e një vendi.

Komisioneri këmbënguli megjithatë se, “ne duhet të jemi proporcional, në varësi të asaj që është në diskutim”, kur përdorim këto dënime të parashikuara.

Várhelyi tha se metodologjia e rishikuar do të ofronte më shumë qartësi në proces. Monitorimi më i rreptë i reformave do t’u jepte vendeve shtysë për të bërë më shumë progres.

Puna për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut e Shqipërinë

Rama dhe Zaev. Foto: Wikipedia.

Várhelyi theksoi se Komisioni po punonte në tri drejtime paralele. Përveç përmirësimit të procesit të zgjerimit, ai i qëndron edhe rekomandimit të tij të mëparshëm për fillimin e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Për këtë qëllim, Komisioni së shpejti do të ofrojë një përditësim mbi progresin e bërë nga Shkupi dhe Tirana “me shpresë deri në fund të këtij muaji”, tha ai.

Nëse raportet e reja konfirmojnë progres shtesë në këto dy vende, së bashku me metodologjinë e re, Komisioneri shpreson që kjo të bindë Këshillin Europian që të japë më në fund dritën jeshile për fillimin e bisedimeve të pranimit në BE.

“Ne jemi ende duke punuar për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë para forumit të Zagrebit”, tha ai.

Së treti, Várhelyi tha se “në përgatitjen e tij për Samitin BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Zagreb në maj, Komisioni do të paraqesë një plan zhvillimi ekonomik dhe investimesh për rajonin”, i cili ai tha se do të shërbejë si një nxitje shtesë për progres.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria reagon pozitivisht ndaj lajmit, duke thënë se shpresojnë që metodologjia e rishikuar të ringjallë procesin e ngecur të zgjerimit.

“Ne besojmë se kjo qasje e rinovuar do të rezultojë në një fitore të dyfishtë në javët e ardhshme: hapjen e negociatave, brenda një procesi të perfeksionuar,” tha ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov.

Komisioneri i Zgjerimit tha se perspektiva e BE-së mbetej e hapur edhe për Bosnjën dhe Hercegovinën dhe për Kosovën.

Etiketa: BallkaniBEbisedimeBrukselBrukselifitoreFrancaFushaKomisioneriKomisioni EuropianKosovëMaqedoniaMaqedonia e VeriutMonitorimiParaprogresPunaPunëRamaSHShpresONshqipShqipëriaTiranaTreguTwitterVárhelyiWikipediaZagrebzgjedhje
Tjetri
Mort dhe mosbesim: Thumana vajton viktimat e ‘tragjedisë së paralajmëruar’

Pasojat e tërmetit, 17 mijë të pastrehë dhe 985 milion euro dëme

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.