AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Një 13-vjeçare humbi jetën pas zjarrit në barakat e komunitetit rom në Shkodër

Anila DushingaAnila Dushi
6 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Barakat e djegura, ku humbi jetën 13-vjeçarja. Foto:Anila Dushi

Adoleshentja, e cila kishte probleme shëndetësore, u dogj pasi flakët pushtuan barakat prej kompesate e plastmasi, ndërsa vdekja e saj ekspozon braktisjen e dhjetra familjeve të këtij komuniteti në Shkodër.   

Barakat e djegura, ku humbi jetën 13-vjeçarja. Foto:Anila Dushi

Një 13-vjeçare, jetime dhe e sëmurë, humbi jetën mëngjesin e të martës, pas një zjarri që ra në barakat ku jetojnë pjesëtarë të komunitetit rom në lagjen “Liria” në Shkodër. Dëshmitarë të ngjarjes i thanë BIRN se vajza që kishte probleme me veshët dhe probleme mendore kishte qenë në gjumë, ndërsa flakët përfshinë barakën në të cilën ajo jetonte me gjyshen dhe tezen.

Të prekur banorë të lagjes thanë se djegia e fëmijës i kishte bërë të ndjenin më shumë braktisjen. “Barakat i bëjmë prapë, por njeriu na iku”, tha Zamir Kruja, i afërm i familjes së viktimës. Luan Bajrami, baraka e të cilit po ashtu u dogj tha se nuk kishin pasur asnjë mundësi. Ai tha se flaka kishte qenë e mënjehërshme. “Dolëm shpejt. Bërtitëm. Por nuk mund të shpëtonim asgjë”, tha ai.

Policia nuk ka ende një version zyrtarë mbi shkaqet e zjarrit, por banorë të lagjes me baraka në periferi të Shkodrës thanë se zjarri mund të ishte ndezur prej ndonjë shkëndije nga soba që ndodhej në barakë. Zamir Kruja, tregoi se gjyshja e viktimës, kishte ndezur sobën dhe e ka lënë atë në gjumë ndërsa ka shkuar të mbushë ujë. Në momentin që është kthyer gjyshja ka parë flakët, ndërsa askush nuk ka pasur mundësi të ndërhyjë.

Zamir Kruja tha se vajza kishte qenë e strehuar në jetimore në Tiranë deri para dy muajsh.  “Ka qenë dhe me probleme mendore”, tha Kruja. Ai tha se trasferimi ishte bërë pasi ajo kishte pasur probleme me një nga veshët dhe se familja kishte vendosur të kujdesej vetë për të.

Fotografi të bëra nga një ndërtesë që ndodhet pranë barakave tregojnë se flakët kanë qenë të menjëhershme dhe disa metra të larta. Banorët me të cilët BIRN bisedoi thanë se nuk kishte qenë e mundur të ndërhyhej. Zjarri ka djegur edhe dy-tre baraka të tjera ngjitur para se të ndërhynin zjarrëfikësit.

Banorët romë të Shkodrës jetojnë prej vitesh të braktisur në këtë zonë të qytetit. Për shkak të pamundësive ekonomike banorët kryesisht përdorin soba druri dhe zjarre të ndezura jashtë për gatrim dhe ngrohje dhe zjarret në barakat prej kompetsate dhe plastamasi kanë qenë të shpeshta.

13-vjeçarja është viktima e parë e flakëve, por banorët i thanë BIRN se përshkak të kushteve të mjera në të cilat ndodhen dhe gjendjes së barakave zjarret janë të pranishëm gjithmonë. Fitnete Lura tha se vetëm dy javë më parë zjarr kishte rënë edhe në barakën e saj, por ajo e kishte parë dhe i kishte hedhur ujë.

Pasigurinë e barakave e nënvizoi edhe drejtuesi i zjarrëfikëseve të Shkodrës Ridvan Bushati. “Duhet me vu dorë për këtë komunitet”, tha ai, ndërsa shpjegoi se materialet me të cilat ishin bëra barakat digjeshin shpejt.

Etiketa: Anila DushiBanorëBIRNfotografikomunitetLiriaParaPoliciaromSHShkodërviktimaZjarrzjarre
Tjetri
“Do ta shikoni ku fle lepuri”: Gjyqtari fajëson Ministrinë për konfliktin e Duty Free

“Do ta shikoni ku fle lepuri”: Gjyqtari fajëson Ministrinë për konfliktin e Duty Free

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.