AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Shqipëria ka “ndërmarrë disa hapa” ndaj gulenistëve, thotë Ministri i jashtëm i Turqisë

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlut Cavusoglu dhe homologu shqiptar Gent Cakaj gjatë një konference për shtyp në Tiranë më 12 Shkurt 2020. Foto: Malton Dibra/LSA

Në atë që duket se është një referencë ndaj rrëmbimit në Tiranë dhe dërgimit në Turqi me Air Albania të mësuesit turk Harun Çelik më 1 janar 2020, Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlut Cavusoglu deklaroi në një konferencë me Gent Cakajn se “Shqipëria ka ndërmarrë hapa” ndaj lëvizjes opozitare turke, duke hedhur poshtë alibinë shqiptare për “përzënien” e Çelik.

Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlut Cavusoglu dhe homologu shqiptar Gent Cakaj gjatë një konference për shtyp në Tiranë më 12 Shkurt 2020. Foto: Malton Dibra/LSA

Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlut Cavusoglu deklaroi në Tiranë në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin në detyrë Gent Cakaj se qeveria shqiptare “ka ndërmarrë disa hapa” ndaj lëvizjes guleniste, një deklaratë që duket se bie ndesh me qëndrimet publike të qeverisë shqiptare në lidhje me respektimin e të drejtave themelore të njeriut në rastet e disidentëve politikë.

Duke folur në përgjithësi për atë që qeveria e presidentit Erdogan i referohet si një organizatë terroriste, Cavusoglu tha: “Ka ende shumë anëtarë të FETO në Shqipëri. Ne nuk duam që Shqipëria të jetë parajsë për FETOt. Shqipëria ka ndërmarrë disa hapa, por më shumë hapa duhet të ndërmerren,” deklaroi ai krahas Gent Cakajt. FETO është emri me të cilin qeveria turke i referohet lëvizjes Guleniste, një lëvizje fetare dhe biznesi e frymëzuar nga predikuesi Fethullah Gulen, i cili jeton në SHBA por kërkohet nga qeveria e Erdogan, e cila e akuzon se ishte organizatore e grushtit të dështuar të shtetit në vitin 2016, në të cilin disa qindra vetë u vranë. Gulen mohon përgjegjësinë për grushtin e shtetit ndërsa anëtarët e lëvizjes së tij, të cilët në përgjithësi janë mësues të lidhur me një rrjet shkollash në një numër të madh vendesh në të gjithë botën, janë aktualisht në arrati.

Cavusoglu nuk shpjegoi se çfarë hapash ka ndërmarrë qeveria shqiptare kundër lëvizjes Guleniste por deklarata e tij duket se bie ndesh me qëndrimin e mëparshëm të qeverisë sonë, e cila në mënyrë të përsëritur ka deklaruar se do të respektojë detyrimet ndërkombëtare të Shqipërisë në trajtimin e personave të persekutuar politikisht.

Endri Fuga, zëdhënësi i kryeministrit Edi Rama, refuzoi të japë komente mbi deklaratën e Cavusoglu. “Unë besoj se këtë pyetje mund t’ia drejtoni Ministrit turk,” tha Fuga pyetur nëse qeveria shqiptare kishte “ndërmarrë hapa” sicc tha Cavuslogu e nëse po, ccfarë ishin këto hapa. “Qëndrimi zyrtar shqiptar sa i takon kësaj çështjeje është publik,” shtoi ai.

Më 1 janar 2020, mësuesi turk Harun Çelik, 42 vjeç, u rrëmbye në Tiranë për t’u hipur në një avion Air Albania me destinacion Stambollin, në atë që qeveria shqiptare e përkufizoi si dëbim të thjeshtë të një personi të arrestuar në Shqipëri dhe të dënuar për përdorim dokumentesh të falsifikuara. Zëdhënësi i kryeministrit i tha BIRN në atë kohë se përzënia e tij lidhej me një procedurë policore, ndërsa mohoi që Shqipëria të ketë ndryshuar politikë në drejtim të respektimit të konventës së Këshillit të Europës mbi ekstradimin.

Por anëtarë të lëvizjes Gulen dhe aktivistë të të drejtave të njeriut vunë në dukje se në fakt, Çelik u rrëmbye në Tiranë dhe u dërgua në Turqi ku u arrestua si anëtar i kësaj lëvizjeje dhe se autoritetet policore shqiptare mohuan atij të drejtën për të kërkuar azil dhe për të gëzuar mbrojtje nga persekutimi politik.

Deri më sot autoritetet shqiptare nuk kanë hapur hetim mbi procedurën e ndjekur për “përzënien e tij”.

Një investigim i BIRN zbuloi se Çelik bërtiti në mënyrë të dëshpëruar “Azil-azil”, thirrje që u injoruan nga policia shqiptare.

Lexo më shumë:

‘Azil- azil’: Harun Çelik u dëbua me forcë pas një ndalese në Ambasadën turke

Lleshaj keqinterpreton ligjin për azilin për të justifikuar dëbimin e Harun Çelik

Anadolu: Mësuesi gulenist u kap nga shërbimi sekret turk në Tiranë

Pyetje pa përgjigje mbeten mbi Gulenistin e dorëzuar në Turqi nga Shqipëria

Etiketa: Air AlbaniaaktivistazilBIRNDibraEdi RamaEmriEndri FugaErdoganFethullah GulenFETOGent CakajGulenHarun ÇelikHetimInvestigimkonferencembrojtjePoliciaQeveriaQeveria shqiptareRamasekretSHSHBAshqipShqipëriShqipëriashqiptareTurqi
Tjetri
Gjyqtarit të Apelit s’i dalin llogaritë për arredimin dhe shkollimin e vajzave në Holandë

Fatos Qato u shkarkua për mosdeklarim dhe mungesë burimesh financiare

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.