AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Rama e shtrin në Kosovë luftën e tij kundër mediave

Xhorxhina BamingaXhorxhina Bami
6 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama duke mbrojtur në Kuvend ligjet për kontrollin e medias online. Foto: Malton Dibra/ LSA

Pas zënkave të vazhdueshme me mediat kritike në vendin e tij, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tani e ka shtrirë zemërimin e tij ndaj medias edhe në Kosovën fqinje, duke i quajtur ata “vulgarë, shpifës dhe dritëshkurtër”.

Kryeministri Edi Rama duke mbrojtur në Kuvend ligjet për kontrollin e medias online. Foto: Malton Dibra/ LSA

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për një postim në Facebook ku shprehet se pajtohet me një akademik shqiptar, i cili ka akuzuar mediat e Kosovës për përhapje të gjuhës së urrejtjes kundër Shqipërisë.

“E pata të pamundur të mos e ndaja me ju”, shkroi Rama të martën, duke iu referuar një postimi të mëparshëm nga Rexhep Qosja, i cili akuzoi televizionin T7 dhe Gazeta Express për përhapje të “urrejtjes shoviniste ndaj Shqipërisë”.

Qosja tha se këto media ishin edhe më keq sesa ish-lideri serb Sllobodan Millosheviç. Ata ia kishin kaluar edhe “kryeministrit të Serbisë mbretërore, Nikola Pasiç, ose ministrit të Sigurimit të Brendshëm Shtetëror, UDB, të Serbisë dhe Jugosllavisë Komuniste, Aleksandar Rankoviç, ose kryetarit të Serbisë pseudodemokratike-fashiste Sllobodan Milosheviç, që e kanë dëshiruar aq shumë zhbërjen e shtetit shqiptar”, tha ai.

Duke mbështetur këto pretendime, Rama akuzoi mediat kosovare se po zhvillojnë “një ofensivë e egër pushtuese e hapësirës publike të komunikimit, që me vulgaritetin, shpifjet dhe dritëshkurtësinë e saj, ka nisur ta dëmtojë keq vetë Kosovën”.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës tha, nëpërmjet një njoftimi për shtyp të mërkurën, se i konsideronte sulmet e Ramës shkelje të së drejtës për liri të shtypit, “sidomos duke marrë parasysh raportet e dobëta të kryeministrit me mediat në Shqipëri”.

Juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari, tha për BIRN se Rama ishte bërë tashmë “i famshëm në nivel ndërkombëtar për shumë arsye të gabuar” për shkak të sulmeve të tij të përsëritura ndaj gazetarëve, shpesh duke shënjestruar në veçanti gazetaret.

Sipas Kusarit, Rama ishte mërzitur nga mediat e Kosovës për shkak se qeveria e tij nuk duron dot mendime të ndryshme, kjo ishte arsyeja pse ai tani “po përpiqej të ndoste hapësirën publike edhe në Kosovë”.

Kusari tha se liria e medias ishte përkeqësuar me shpejtësi në Shqipëri nën qeverisjen e Ramës, duke theksuar veprime të tilla si paketat kundër shpifjes, mbylljen e faqeve në internet dhe fushatat e denigrimit kundër gazetarëve individualë.

Në korrik 2019, qeveria e Shqipërisë zbuloi një seri amendimesh ligjore në ligjin për median audiovizuale të vendit si dhe në ligjin për komunikimet elektronike, me synimin për të rregulluar atë që e quan ‘epidemi’ të lajmeve të pavërteta në median në internet.

Më vonë, në dhjetor 2019, parlamenti i kontrolluar nga socialistët miratoi dy ligje që synojnë rregullimin e mediave online, pavarësisht kundërshtimit të Komisionit Europian, Këshillit të Europës, OSBE-së, UNDP-së dhe organizatave vendase për lirinë e shprehjes dhe të drejtave të njeriut.

Në fund të janarit, pas një presioni të madh në vend dhe ndërkombëtar, deputetët e partisë në pushtet morën një vendim të minutës së fundit për të pritur një vlerësim të Komisionit të Venecias, një organ këshillimor i Këshillit të Europës.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës tha se i ftonte të gjithë aktorët politikë dhe të tjerëve t’i drejtohen institucioneve kompetente në raste shpifjesh të mundshme “dhe të mos kryejnë fushata degraduese kundër gazetarëve”.

Etiketa: BIRNdeputetDibraEdi RamaFacebookFlutura KusarifushatagazetagazetargazetaretKosovëKryeministri Edi RamaKuvendLiriaLiria e MediasMediaOSBEQeveriaRamaSHshqipShqipëriUNDPVendim
Tjetri
Kreu i Gjykatës Administrative të Vlorës shkarkohet nga detyra

Kreu i Gjykatës Administrative të Vlorës shkarkohet nga detyra

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.