AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Dështon koncesioni për Teatrin Kombëtar

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Godina e Teatrit Kombëtar të Tiranës. 13 Shkurt, 2020, Tiranë | Foto : Nensi Bogdani

Mbi pesë muaj pas përfundimit të tenderit për koncesionin, Bashkia Tiranë bëri të ditur të Mërkurën se bisedimet me kontraktorin privat kanë dështuar ndërsa pretendoi se projekti kontrovers do të zbatohet me paratë e taksapaguesve. Bashkia kishte heshtur që prej pesë muajsh mbi fatin e tenderit të thirrur prej saj.

Godina e Teatrit Kombëtar të Tiranës. 13 Shkurt, 2020, Tiranë | Foto : Nensi Bogdani

Bashkia e Tiranës njoftoi një pjesë të mediave të Mërkurën, pas pesë muajsh heshtjeje se një procedurë negocimi pas një tenderi misterioz të zhvilluar shtatorin e kaluar me një partner privat për koncesionin kontrovers të teatrit kombëtar, “ka dështuar”.

Bashkia publikoi njoftimin e dështimit në faqen e vet të internetit në të cilën lihet të kuptohet se në tender ka pasur vetëm një ofertë dhe se grupi negociator “nuk arriti të gjejë dakordësinë me palën private.”

“Modeli financiar i propozuar nga pala private e interesuar për ndërtimin e godinës së Teatrit të ri Kombëtar dhe zhvillimit të zonës urbane, por edhe kompleksiteti i projektit, i cili duhet të përmbushte të gjitha kërkesat teknike të kërkuara nga përfaqësia e artistëve në komision, nuk mundësonte ndërtimin e godinës në një kohë të shpejtë dhe me infrastrukturë moderne për një teatër bashkëkohor,” thuhet në njoftimin e bashkisë.

Bashkia nuk bëri të ditur se cili ishte subjekti që kishte hedhur ofertën në tenderin që zyrtarisht është mbyllur më 19 Shtator 2019 dhe për të cilin bashkia nuk ka shpallur emra pjesëmarrësish apo rezultat.

Shkëlqim Fusha, administrator i Fusha sh.p.k., kompania që hodhi fillimisht propozimin e pakërkuar për projektin, refuzoi t’i përgjigjej pyetjeve të BIRN për komente.

“Ndjehem sikur kam fituar një betejë të vogël ndërkohë që lufta është akoma e gjatë,” tha Kastriot Çipi një nga protestuesit më të hershëm të betejës dyvjeçare në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.

“Ne jemi këtu për trashëgiminë e qytetit dhe jo për teknikalitetet ligjore. Ne kundërshtojmë edhe shembjen e ndërtesës ekzistuese për teatër të ri me fonde publike. Qeveria mundet dhe duhet të ndërtojë një teatër të ri kombëtar me fonde publike në një hapësirë tjetër publike, duke ruajtur trashëgiminë e kompleksit teatror ekzistues për brezat e ardhshëm,” shtoi ai.

Dy vjet protestë

Një pjesë e artistëve të Teatrit Kombëtar dhe aktivistë të tjerë dolën në protestë për herë të parë në shkurt të vitit 2018, kur u përballën me një kërkesë të papritur nga drejtoria e Teatrit për zbrazjen e ndërtesës historike dhe zhvendosjen e aktivitetit të këtij teatri në një sallë të re të njohur si “Turbina”. Ndonëse deri në këtë pikë nuk kishte asnjë lajm për koncesion dhe asnjë deklaratë zyrtare nga qeveria, artistët dolën menjëherë në protestë duke pasur frikë se godina e teatrit do të shembet për t’i hapur rrugë ndërtimit të pallateve. Një muaj më vonë, më 12 Mars, kryeministri Edi Rama pranoi se ka në plan një marrëveshje partneriteti publik-privat, ose koncesion, të cilin Rama e quajti “frymëzues”, ndërsa u sha nga kritikët si një vjedhje.

Në qershor, kryeministri Edi Rama propozoi atë që u quajt “ligj special” përmes të cilit, parlamenti autorizonte bashkinë të negocionte me kompaninë Fusha sh.p.k., për ndërtimin e një teatri të ri në shkëmbim të tokës nën pronësi publike dhe lejes për të ndërtuar afro 90 mijë metra katrorë pallate. Një investigim i BIRN zbuloi në detajet e projektit.

Procesi u bllokua kur artistët dhe aktivistët protestues iu ankuan Komisionit Europian duke argumentuar me sukses se një ligj i tillë që paracakton fituesin e një tenderi jashtë kuadrit ligjor ekzistues bie ndesh me parimet e tregut të hapur dhe konkurrencës së ndershme që Shqipëria i ka si detyrim ndaj Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Anëtarësimit.

Qeveria u detyrua të bëjë amendime në këtë ligj duke futur konceptin garë, por gjithsesi duke e mbajtur procesin sërish në një ligj të veçantë dhe duke injoruar kuadrin ligjor ekzistues të prokurimit publik dhe partneritetit publik-privat. Pas ecejakeve të shumta, përfshirë edhe përplasjes mes mbrojtësve të teatrit dhe policisë verën e kaluar, Bashkia Tiranë njoftoi hapjen e tenderit me afat për dorëzimin e ofertave 19 Shtatorin e vitit 2019. U deshëm pesë muaj që bashkia të njoftonte rezultatin e tenderit.

Në njoftim, bashkia pretendon se projekti i shumëkritikuar do të zbatohet me fonde të buxhetit të shtetit, një pretendim ky që bie ndesh me argumentin kryesor të dhënë nga qeveria përgjatë dy viteve debat se kishte nevojë për koncesion për shkak se nuk kishte para për të ndërtuar një teatër të ri kombëtar.

Etiketa: aktivistAktivistëBashkiaBIRNdetyrimEdi RamaFondeFushaFusha sh.p.kInvestigimIPIKomisionKoncesionKoncesioniKryeministri Edi RamaLigjLuftamarrëveshjembrojtjeNensi BogdanipallateParaprotestuesQeveriaRamaSHShkëlqim FushashqipShqipëriashtatortenderTiranëvjedhje
Tjetri
Keqfunksionimi i kaldajës së shkollës helmoi katër nxënës në Bulqizë

Keqfunksionimi i kaldajës së shkollës helmoi katër nxënës në Bulqizë

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.