AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Fundi i pingpongut Brexit-BE

Mark LeonardngaMark Leonard
6 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson. Foto: Flickr.

Teksa panë për vite me radhë Mbretërinë e Bashkuar të përballej me një krizë politikë ndërsa ata vetë gëzonin një nivel të paprecedent uniteti midis tyre, europianët tani duhet të përgatiten për ditë më të errëta. Negociatat për të ardhmen e marrëdhënies Mbretëri e Bashkuar-BE do të ndajnë europianët e do të ofrojnë “ushqim” për euroskeptikët.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson. Foto: Flickr.

Pasi Mbretëria e Bashkuar votoi në vitin 2016 për t’u larguar nga Bashkimi Europian, politikëbërësit dhe liderët politikë në të gjithë Europën druheshin se edhe atya së shpejti do të përballeshin me një krizë të ngjashme. Ata druheshin për një efekt domino, në të cilin lëvizjet populiste dhe politikanët do të bënin që vendet e tjera anëtare të dilnin një e nga një nga BE-ja, duke kthyer pas në mënyrë efektive një proces dekadash integrimi europian.

Por, të paktën deri tani afër, Brexit pati efektin e kundërt. Për habinë e të gjithëve, BE-ja në vitet pas referendumit në Mbretërinë e Bashkuar gëzoi një “divident të Brexit”. Europianët panë se si Mbretëria e Bashkuar kaloi në një kaos politik, me britanikët që grumbullonin ushqime dhe ilaçe nga frika se çfarë mund të vinte pas kësaj. Shtetet anëtare të BE-së, të cilat zakonisht bien dakord shumë pak, papritmas u gjetën të bashkuara pas strategjisë së negociatave të Komisionit Europian. Mbështetja për BE-në në mesin e europianëve u rrit. Shakaja e re ishte se falë presidentit amerikan Donald Trump dhe Brexit-it, Amerika dhe Britania i kishin shpëtuar europianët nga vetja për herë të tretë në një shekull.

Por, në vend që të shmangte një krizë të gjerë në BE, “dividenti i Brexit” mund të ketë shtyrë thjesht një përllogaritje të pashmangshme. Teksa diskutohej me presidentët europianë, kryeministrat dhe ministrat e jashtëm në Konferencën e Sigurisë së Mynihut të këtij viti, mund të vihej re qartë një frikë e ndjeshme se kostot e Brexit së shpejti do të fillojnë të tejkalojnë përfitimet. Shumë politikanë kombëtarë dhe politikëbërës të nivelit të BE-së tani janë të shqetësuar se dividenti do të bëhet një pengesë.

Pasi arriti një marrëveshje për periudhën e tranzicionit, qeveria e kryeministrit britanik Boris Johnson e gjen veten në pozitë të çuditshme ku mund të pretendojë se “e mbylli çështjen Brexit”, pa bërë realisht ndonjë nga sakrificat e nevojshme për të dalë nga BE-ja. Deri më 31 dhjetor 2020, kompanitë britanike do të vazhdojnë të kenë qasje të plotë në tregun e vetëm të BE-së, Britania do të mbetet në bashkimin doganor dhe qytetarët britanikë do të jenë në gjendje të udhëtojnë lirshëm nëpër Europë.

Deri më tani, kostot reale të Brexit kanë qenë në thelb zero. Prandaj, një ditë pas daljes zyrtare të Britanisë nga BE-ja, gazetari pro-Brexit Daniel Hannan shkruante në Twitter: “Ka kaluar një ditë dhe deri më tani: S’ka trazira për ushqime, s’ka mungesë ilaçesh, s’ka autostrada të bllokuara, s’ka kampe emigrantësh në Kent, s’ka ulje të çmimeve të shtëpive, s’ka rritje emergjente taksash, s’ka luftë botërore… A nuk na thanë “S’është frikë e sajuar, por realitet’?”

Me një shumicë masive parlamentare prej 80 vendesh, Johnson ka qenë në gjendje ta prezantojë më shumë veten si burrë shteti dhe dinamik sesa homologët e tij europianë, shumë prej të cilëve po përballen me krizat e tyre politike. Në Gjermani, dy partitë më të mëdha politike janë në një psikodrame të vazhdueshme, për shkak të sfidave nga të Gjelbrit në të majtë dhe Alternativa për Gjermaninë në të djathtë. Në Francë, presidenti Emmanuel Macron po ndjek një reformë të vështirë pensionesh dhe ka gjasa të përballet me pasojat e kësaj në zgjedhjet lokale që do të mbahen muajin e ardhshëm. Ndërkohë, Spanja dhe Italia kanë qeveri të dobëta dhe të ndara.

Për më tepër, Johnson po përgatit një paketë ekonomike populiste, me stimuj fiskalë si ato të Trump-it. Shpresa është që të krijohet një ngritje ekonomike që do ta bëjë Mbretërinë e Bashkuar t’ia kalojë eurozonës, të paktën në planin afatshkurtër. Nëse kjo bëhet e mundur, partitë populiste në vendet e tjera anëtare të BE-së do ta shohin edhe njëherë Britaninë si një model (dhe jo si një përrallë paralajmëruese) për kauzat e tyre euroskeptike.

Duke i përkeqësuar akoma më shumë gjërat, liderët europianë tani do ta kenë shumë më të vështirë të ruajnë nivelin mbresëlënës të unitetit brenda BE-së të arritur nga Michel Barnier, negociatori kryesor i BE-së për Brexit, gjatë fazës së parë të bisedimeve. Pasi BE-ja të fillojë të negociojë detajet e një marrëveshje tregtie dhe investimesh me Mbretërinë e Bashkuar, modelet e ndryshme ekonomike dhe nevojat e sigurisë të vendeve anëtare të veriut, jugut, lindjes dhe perëndimit do të jenë shumë më të vështira për t’u pajtuar. Qeveria e Johnson, duke përqafuar rolin e “Perfidious Albion”, nuk do të hezitojë për t’i shfrytëzuar këto ndasi.

E megjithatë, nuk mund të ketë dyshim se Brexit do të shpejtojë rënien e Mbretërisë së Bashkuar në planin afatmesëm dhe afatgjatë, duke e lënë vendin më të varfër, më të pasigurt dhe me më pak ndikim sesa do të kishte pasur. Edhe pse tranzicioni është projektuar posaçërisht për të shmangur një krizë të thellë ose një moment të vetëm krize, ai do të kujtohet në mënyrë të pashmangshme si një periudhë mundësish të humbura për ngadalësimin e rrëshqitjes së qëndrueshme të Britanisë drejt provincializmit mesatar. Tani për tani, kjo rënie do të errësohet nga zemërmirësia infektuese dhe madhështia publike e Johnson, teksa mbron përfitimet politike të Brexit duke shpërfillur kostot kanosëse për largimin nga tregu i vetëm.

Në raundin tjetër të bisedimeve, ministri i jashtëm francez Jean-Yves Le Drian shqetësohet se Mbretëria e Bashkuar dhe BE-ja do të përpiqen “të shqyejnë njëri-tjetrin”. Ndërsa fati politik i Johnson qëndron në prezantimin e Brexit si një sukses pa kosto, interesat e BE-së kanë tjetër drejtim. Sa më keq të duket Brexit, aq më e lehtë do të jetë shmangia e sfidave euroskeptike nga brenda BE-së.

Liderët europianë tani po përgatisin një narrativë të re për të treguar se Britania do të vuajë nga vendimi i saj. Edhe me kaq shumë kriza të tjera në rritje – duke filluar që nga luftërat e tregtisë dhe teknologjisë e deri te ndryshimet klimatike dhe rishfaqja e Shtetit Islamik – nevoja për të bindur votuesit europianë që Brexit ishte një ide e keqe po shndërrohet përsëri në një rëndësi ekzistenciale.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. The End of the EU’s Brexit Bounce

Etiketa: AmerikaAutostradaBashkimi EuropianBEBoris JohnsonBrexitdominoDonald TrumpEmmanuel MacronGjermaniIntegrimiIntegrimi europianItaliakostoKrizakrizeLokaleMacronmarrëveshjeMbretëria e BashkuarndikimNdryshimet klimatikepaktpresidentProject SyndicateQeveriaSHSpanjatraziraTreguTrumpTwitteruljeVendimivotuesitZgjedhjet
Tjetri
Kolegji rihap hetimet për prokurorin Adnan Kosova

KPA mbyll hetimin gjyqësor për Adnan Kosovën dhe pranon prova të reja

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.