AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Komisioni Europian dënon “zonat pa LGBT” në Poloni

Claudia CiobanungaClaudia Ciobanu
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Parada e Krenarisë organizuar në Prishtinë të Kosovës. Foto: Atdhe Mulla

Krahu ekzekutiv i BE-së dënon “çdo formë diskriminimi bazuar në orientimin seksual ose identitetin gjinor”.

Flamuri i komunitetit LGBTI. Foto: Atdhe Mulla

Komisioni Europian ka dënuar rezolutat anti-LGBT të miratuara nga bashkitë lokale në një të tretën e Polonisë, si shkelje të vlerave themelore të Bashkimit Europian.

“Qëndrimi i Komisionit është i qartë”, tha një zëdhënës për krahun ekzekutiv të BE-së, duke iu përgjigjur një artikulli të BIRN që tregon se disa komuna polake në një zonë më të madhe se Hungaria kanë miratuar rezolutat “kundër propagandës LGBT” ose “pro-familjes”.

“Ne dënojmë me forcë çdo formë diskriminimi ose dhune në bazë të orientimit seksual ose identitetit gjinor, që shkojnë kundër vlerave themelore të BE-së dhe Kartës së të Drejtave Themelore.”

Pothuajse 100 komuna në Poloninë juglindore kanë miratuar rezoluta që grupet e të drejtave të njeriut thonë se krijojnë hapësira armiqësore për anëtarët e komunitetit LGBT. Aktivistët kanë krijuar një hartë të titulluar “Atlasi i urrejtjes” që tregon këto rajone.

Në dhjetor, Parlamenti Europian nxori ​​një rezolutë “duke dënuar ashpër ‘zonat pa LGBTI në Poloni’”.

Zëdhënësi tha se Komisioni Europian “po mbante shënim” për rezolutën e Parlamentit Europian, “të cilën në do ta studiojmë nga afër”. Ai gjithashtu do të vazhdojë të ndjekë situatën në Poloni.

Zëdhënësi iu referua një fjalimi të bërë në 4 shkurt nga Helena Dalli, Komisionerja Europiane për Barazi, në një takim të Parlamentit Europian për të drejtat e BE-së dhe LGBTI.

“Fenomeni më shqetësues për mua është numri në rritje i sulmeve të dhunshme kundër personave LGBTI, siç janë sulmet në marshimet e Krenarisë, shpërndarja e afisheve për të shënuar lagje dhe qytete të tëra si zona pa LGBTI, si edhe miratimi i rezolutave anti-LGBTI”, tha në fjalim komisionerja Dalli.

“Këto veprime synojnë qartazi të kanosin dhe të përhapin frikë thjesht për disa fitore të vogla politike në kurriz të pakicave të cenueshme.”

Dalli shtoi: “Më lejoni të jem shumë e qartë. Ne nuk mund të lejojmë shpërndarjen e afisheve për të shënuar zona pa LGBTI, ose miratimin e rezolutave anti-LGBTI dhe të mos ndihemi përgjegjës për fazën tjetër, ku ndodhin sulme fizike, edhe nëse ato kryen nga njerëz të tjerë.

“Në këtë kontekst, më lejoni të përsëris se Komisioni dënon çdo formë dhune, urrejtje ose diskriminimi ndaj personave LGBTI dhe se nuk do të hezitojë të ndërmarrë ndonjë veprim të nevojshëm brenda kufijve që i janë dhënë nga marrëveshjet.”

Më 26 shkurt, ministria spanjolle për barazinë dënoi rezolutat polake, duke shkruar në Twitter: “Ne i dënojmë këto rezoluta që prekin të drejtat e njeriut të komunitetit LGBTI, përhapin gjuhë urrejtjeje dhe legjitimojnë, në një nivel institucional, fobinë ndaj LGBTI-së.”

Etiketa: aktivistAktivistëBashkimit EuropianBEBIRNfitoreKomisioni EuropianLGBTLokaleParlamenti EuropianPoloniRezolutaSHTwitter
Tjetri
Policia arreston 35 të dyshuar si pjesë të operacionit ‘Mezhgorani’

Policia arreston 35 të dyshuar si pjesë të operacionit ‘Mezhgorani’

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.