AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Shqipëria miraton ligjin special “kundër krimit” pavarësisht shqetësimeve për antikushtetutshmëri

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama duke folur në Kuvend më 5 Mars 2020. Foto: Malton Dibra/LSA

Një akt normativ që parashikon fuqi të jashtëzakonshme për policinë me efekt deri në fund të këtij viti u miratua nga parlamenti i kontrolluar nga Partia Socialiste, e cila injoroi grupimet e të drejtave të njeriut që bënë thirrje për rrëzimin e saj si antikushtetues.

Kryeministri Edi Rama duke folur në Kuvend më 5 Mars 2020. Foto: Malton Dibra/LSA

Kuvendi i Shqipërisë miratoi të Enjten një ligj special të propozuar nga qeveria që parashikon fuqi të shtuara për policinë me synimin e e “luftës kundër krimit të organizuar”, pavarësisht se ky legjislacion shqetësoi gripimet e të drejtave të njeriut, të cilat e cilësuan atë si një cënim të themeleve të një vendi demokratik, i cillë që dobëson pavarësinë e prokurorisë dhe parashikon masa dukshëm antikushtetuese kundër personave të dyshuar. Akti Normativ u miratua me 89 vota pro.

Në parlament, kryeministri Edi Rama tentoi të mbrojë propozimin e vet duke i sharë kritikët e ligjit si mbrojtës të kriminelëve ndërsa u rrek të poziciononte veten si një luftëtar i pakompromis kundër krimit. Ai argumentoi se kritikët po injoronin vuajtjet e viktimave të krimit, të tillë si viktimat e trafikut të qenieve njerëzore me qëllim prostitucionin apo personat që kanë krijuar varësi nga droga.

“Unë nuk jam dhe e them shumë sinqerisht, aspak i befasuar nga e gjithë përkrahja e befasishme që ka gjetur as më shumë e as më pak, elita e krimit të organizuar sapo ne e kemi shpallur betejën më të skajshme kundër kësaj mortjeje që e ka tollovitur Shqipërinë,” deklaroi Rama.

“Falë të gjithë horrave dhe hipokritëve me kostum që kanë patur një mikrofon në dorë e kanë bërë horr vendin në sytë e atyre që nuk janë shqiptarë, që shkruajnë, broçkullisin e hedhin helm me kënaqësinë më të madhe kundër vendit tonë,” shtoi ai.

Të Mërkurën, një grup prej 23 organizatash nxitën parlamentin të rrëzonte me votë këtë akt normativ. “Ne i bëjmë thirrje parlamentit ta rrëzojë atë,” shkruhet në deklaratën e organizatave.

Sipas tyre, “Akti Normativ anashkalon kuadrin kushtetues të vendit, cënon parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, cënon të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, përfshirë lirinë e lëvizjes dhe të drejtën për proces të rregullt gjyqësor, dobëson pavarësinë ligjore dhe efektive të Prokurorisë dhe mund të dëmtojë luftën kundër krimit të organizuar, për shkak se veprimet e ndërmarra nga Operacioni Forca e Ligjit (OFL) si strukturë e ekzekutivit, në disa raste edhe me efekt të menjëhershëm sipas këtij akti, mund të rrëzohen më vonë nga gjykatat si veprime jo në përputhje me standardet kushtetuese dhe të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.”

Akti normativ, i prezantuar nga Rama me nofkën “anti kap çfarë të kapësh”, parashikon që policia të ketë të drejtë të bëjë sekuestrime paraprake apo të urdhërojë personat e dyshuar për krime të mos lëvizin nga vendbanimi i tyre i zakonshëm pa leje, teknika këto të ngjashme me ato të një shteti policor. Por akti normativ, i cili zyrtarisht ka hyrë në fuqi më 31 Janar, deri tani ka prodhuar konferenca të përditshme për shtyp të një oficereje policie që deklaron se zakonisht dy personave të njohur apo më pak të njohur për aktivitet kriminal i dërgohet nga një formular në të cilin u kërkohet të rendisin listën e pasurive që kanë dhe burimin e krijimit të këtyre pasurive.

Efikasiteti i kësaj teknike mbetet për t’u parë ndërkohë që disa nga “kriminelët” më të famshëm të vendit kanë deklaruar sakaq publikisht se nuk disponojnë asnjë pronë apo kanë prona modeste dhe për rrjedhojë, nuk kanë asgjë për të justifikuar me burime të ligjshme.

Ndërkohë, opozita ka sulmuar qeverinë duke aluduar se ajo nuk është e gatshme t’i dërgojë formularin në fjalë disa personave të njohur apo të dyshuar për aktivitete kriminale por që janë shumë afër Partisë Socialiste. Ata tregojnë, fjala vjen, rastin e ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri i cili u hetua dhe shpall i pafajshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për trafik ndërkombëtar droge por u dënua për abuzim me detyrën.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është kritikuar gjerësisht përgjatë viteve të fundit se ka pasur marrëdhënie bashkëpunimi miqësor me një numër personash me të shkuar të pasur penale, përfshirë deputetë të partisë së tij apo partive aleate apo kryebashkiakë socialistë. Rama në të gjitha rastet ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni për të shkuarën e tyre. Në së paku një rast, një ish-deputet i tij, Arben Ndoka, u zbulua pasi u zgjodh deputet se ishte dënuar në Itali për trafik qeniesh njerëzore. Ndoka ka deklaruar se dënimi i tij në Itali ka qenë i padrejtë.

 

Etiketa: abuzimAkti normativArben NdokadeputetDibraDrogaDrogeEdi RamaGjykataGjyqItaliKrimeKryebashkiakKryeministri Edi RamakushtetueseKuvendKuvendiLigjMasaOFLoperacioniOperacioni Forca e LigjitOpozitaparlamentPartiaPartia SocialistePartisë SocialistePoliciapronaQeveriaRamaSaimir TahiriSHshqipShqipëriaTrafikVota
Tjetri
Vjedhjet e energjisë elektrike u rritën me 13% më 2019.

Vjedhjet e energjisë elektrike u rritën me 13% më 2019.

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.