AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Opinion

Stres-testi i pandemisë së koronavirusit

Raghuram G. RajanngaRaghuram G. Rajan
6 years më parë
në Artikull kryesor Opinion, Opinion, Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kit testues për COVID-19.

Udhëheqësit populistë e kanë ngritur kapitalin politik mbi gjendjen e shtresës më të pasigurtë. Nëse ekziston një anë pozitive, është fakti se ekspertët kanë një mundësi për të rifituar besimin e publikut.

Kit testues për COVID-19.

Pandemia e koronavirusit e ka zënë botën në befasi dhe do të ekspozojë dobësitë themelore ekonomike, kudo që ato ndodhen. Por kriza na kujton gjithashtu se jetojmë në një botë thellësisht të ndërlidhur.

Nëse ka ndonjë anë pozitive të pandemisë, është mundësia kaq shumë e nevojshme e rivendosjes së dialogut publik me vëmendje te shtesat më të prekura në shoqëri, në nevojën për bashkëpunim global si dhe në rëndësinë e udhëheqjes nga profesionistët dhe ekspertiza.

Përveç ndikimit të drejtpërdrejtë në shëndetin publik, një krizë e kësaj magnitude mund të shkaktojë të paktën dy lloje tronditjesh ekonomike.

E para është tronditja e prodhimit për shkak të prishjes së zinxhirëve globalë të furnizimit. Pezullimi i prodhimit të produkteve bazike farmaceutike në Kinë ndërpret prodhimin e medikamenteve xhenerike në Indi, e cila redukton si pasojë dërgesat e ilaçeve drejt Shteteve të Bashkuara.

Tronditja e dytë lidhet me kërkesën; ndërsa njerëzit dhe qeveritë ndërmarrin hapa për të ngadalësuar shpërndarjen e koronavirusit, shpenzimet për restorante, qendra tregtare apo destinacione turistike shemben.

Ekziston gjithashtu një mundësi e tronditjeve indirekte, të tilla si rënia e çmimit të naftës si pasojë e dështimit të dakordësisë mes Rusisë dhe Arabisë Saudite për ulje të kordinuara të prodhimit.

Ndërsa këto dhe tronditje të tjera përhapen, bizneset e vogla dhe mesatare mund të detyrohen të mbyllen, duke sjellë largime nga puna, humbje të besimit të konsumatorëve dhe një reduktim të mëtejshëm të konsumit dhe kërkesës agregate.

Për më tepër, entitete me shumë fuqi (prodhuesit e energjisë në SHBA, ofruesit e shërbimeve në vendet në zhvillim) mund të sjellin humbje edhe më të mëdha në sistemin ekonomik global. Kjo do të zvogëlonte likuiditetin dhe kreditë si dhe një shtrëngim dramatik të kushteve financiare, të cilat kanë qenë deri më tani në mbështetje të rritjes ekonomike.

Parada e mundësive të tmerrshme mund të vazhdojë. Një pikë tjetër e rëndësishme për t’u mbajtur mend është fakti se ekonomia botërore nuk u rimëkëmb asnjëherë plotësisht nga kriza globale e vitit 2008, ndërkohë që problemet themelore që e shkaktuan atë nuk u adresuan asnjëherë plotësisht.

Në të kundërt, qeveritë, bizneset dhe familjet në të gjithë botën kanë grumbulluar më shumë borxhe, ndërsa politikëbërësit kanë minuar besimin në tregtinë botërore dhe sistemin e investimeve.

Por edhe pse bota e nisi me një dorë të dobët, përgjigja jonë ndaj krizës së COVID-19 mund të ishte shumë herë më e mirë nga sa është. Detyra e menjëhershme është reduktimi i përhapjes së virusit përmes testimeve masive, karantinave rigoroze dhe disancimit social.

Vendet e zhvilluara janë të mirëpozicionuara për të zbatuar këto masa; e megjithatë Italia është mposhtur nga epidemia, ndërsa përgjigja e Shteteve të Bashkuara nuk ka frymëzuar besim.

Duke parë përpara, sa kohë që koronavirusi nuk zhduket plotësisht, ai mund të rikthehet e madje mund të bëhet një ndërprerje sezonale. Nëse një mjekim efektiv nuk zbulohet shpejt (medikamenti i Gilead, Remdesivir jep aktualisht të dhëna premtuese), të gjitha vendet do të gjenden përballë zgjedhjes së mbylljes së tyre totale ose nxitjes për një përpjekje globale për zhdukjen e virusit.

Ndërsa varianti i parë është i pamundur, i dytë duket si zgjedhje natyrale. Por do të kërkonte një shkallë udhëheqjeje dhe bashkëpunimi global që mungon jashtëzakonisht shumë.

Presidenca e G20 mbahet aktualisht nga Arabia Saudite, e përfshirë në mosmarrëveshje të brendshme dhe të jashtme, ndërsa administrata e presidentit amerikan, Donal Trump e ka hedhur poshtë aksionin shumëpalësh që nga fillimi.

Megjithatë, disa vende kyçe mund të arrijnë shumë nëse ngrihen për të udhëhequr një aksion global, përfshi edhe bindjen e shumë shteteve për vlerën e bashkëpunimit. Për shembull, shtete të cilat kanë qenë relativisht të suksesshme në menaxhimin e epidemisë, si Kina apo Koreja e Jugut, të cilat mund të ndajnë me të tjerët praktikat e mira.

E ndërsa shtetet individuale e vendosin koronavirusin nën kontroll brenda kufinjve të tyre, ata mund të dërgojnë në vendet që kanë më shumë nevojë burimet e kursyera në personel mjekësor, aparatura oksigjeni, teste, maska dhe gjëra të ngjashme.

Për më tepër, Kina dhe Shtetet e Bashkuara munden më në fund që të shtyhen në heqjen e tarifave të rritura së fundmi si dhe në shpërndarjen e kërcënimeve të reja si në rastin e makinave.

Ndërsa një ulje e përkohshme e tarifave do të ndikonte pak në rritjen e investimeve ndërkufitare, të paktën do të ofronte një nxitje për tregtinë. Për më tepër, një marrëveshje do të përmirësonte klimën e biznesit për rimëkëmbjen pas pandemisë.

Brenda vendeve, detyra parësore pas zbatimit të masave për parandalimin e virusit është mbështetja për njerëzit që ushqehen nga ekonomia informale, mbijetesa e të cilëve do të vihet në rrezik nga karantina apo distancimi social. Shtresat ekonomikisht më vulnerabël kanë gjithashtu akses më të ulët në shërbimin mjekësor.

Prandaj qeveritë duhet minimalisht të garantojnë transferimin e parave për këta individë –ose për të gjithë, nëse popullsia vulnerabël është e vështirë për t’u identifikuar –po aq sa mbulimin e shpenzimeve për trajtimin e koronavirusit.

Ngjashëm, një moratorium mbi pagesat e disa taksave mund të jetë i domosdoshëm për të mbajtur në këmbë bizneset e vogla dhe të mesme, siç do të ishin garancitë e pjesshme të huasë dhe masa të tjera që do të mundësonin rrjedhën e parasë.

Në vendet e zhvilluara veçanërisht, pandemia do të tregojë së shpejti se sa njerëz i janë bashkuar radhëve të prekariatit në vitet e fundit. Kjo fashë përfshin të rinjtë e lëkundur po aq sa shumë prej njerëzve që jetojnë në vende të lëna pas dore.

Sipas përkufizimit, anëtarët e prekariatit kanë mungesë të aftësive ose edukimit të nevojshëm për të siguruar punë të qëndrueshme me të ardhura të mira dhe si të tillë, kanë pak rol në sistem.

Ndihma financiare do t’u jepte atyre mesazhin se sistemi ende kujdeset për ta. Por sigurisht, shumë më tepër duhet bërë për të zgjeruar sigurinë sociale dhe mundësitë tek personat e margjinalizuar ekonomikisht.

Partitë dhe liderët populistë e kanë ngritur kapitalin e tyre politik mbi prekariatin, por ata kanë dështuar në mbajtjen e premtimeve –edhe në vendet ku ata janë sot në pushtet.

Pandemia mund të krijojë një rreshtim të artë edhe në këtë drejtim. Qeveritë që kanë minuar agjencitë për përgatitjen e fatkeqësive dhe protokollet e paralajmërimeve të hershme po zbulojnë tani se në fund të fundit, kanë nevojë për profesionistë dhe ekspertë.

COVID-19 ishte i shpejtë në ekspozimin e amatorizmit dhe paaftësisë. Nëse profesionistët lejohen që të bëjnë punën e tyre, ata mund të rikthejnë besimin e humbur të publikut tek estabilishmenti.

Në arenën politike, një estabilishment më i besueshëm dhe profesional do të kenë mundësinë që të shtyjë përpara politika të ndjeshme për të adresuar problemet me të cilat përballet shtresat e pasigurta, pa vënë në përdorim luftën e klasave.

Por këto mundësi nuk do të zgjasin pafund. Nëse profesionistët nuk arrijnë të përfitojnë prej tyre, pandemia nuk do të ofrojë asgjë pozitive –vetëm më shumë frikë, ndarje, kaos dhe mjerim.

Etiketa: AdministrataArabia SauditebesimBorxheCOVIDCOVID-19EkonomiaG20IndiItaliaKinaKorejaKrizamarrëveshjeMasaMaskambështetjeMjekmjekëmoratoriumndarjepaktpandemiaParapopulistPresidencaPunaPunërrezikSHSHBAShtetet e BashkuaraTrumpuljezgjedhjezhvillim
Tjetri
Prokurorja e proceduar penalisht u përpoq pa sukses të zvarriste vetingun

Prokurori i Pogradecit, Erion Pustina u dorëhoq pas nisjes së vetingut

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.