AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Maqedonia e Veriut shtyn zgjedhjet e prillit për shkak të pandemisë

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Statuja e Aleksandrit të Madh në Shkup. Foto: BIRN.

Drejtuesit e partive politike arritën një konsensus për të shtyrë zgjedhjet e përgjithshme të 12 prillit për shkak të shqetësimeve në lidhje me koronavirusin, por nuk kanë caktuar ende një datë të re për mbajtjen e tyre.

Statuja e Aleksandrit të Madh në Shkup. Foto: BIRN.

Krerët e partive kryesore politike të Maqedonisë së Veriut u takuan të martën në pallatin presidencial në Shkup dhe ranë dakord për të shtyrë zgjedhjet e parakohshme, të cilat fillimisht u caktuan për më 12 prill.

Megjithatë, modalitetet për shtyrjen dhe një datë të re për mbajtjen e zgjedhjeve nuk janë përcaktuar ende.

“Ne autorizuam presidentin, Stevo Pendarovski, që të thërrasë një grup ekspertësh dhe të gjejë modalitetet ligjore dhe morale për shtyrjen e zgjedhjeve dhe për caktimin e një date të re për mbajtjen e tyre”, u tha gazetarëve kreu i partisë kryesore qeverisëse Zoran Zaev.

“Unë besoj se konsensusi që kemi arritur është një mesazh serioz për të gjithë”, tha Zaev pas takimit, i cili zgjati më shumë se tre orë.

Ai shtoi se shpreson që së shpejti në vend të shpallet gjendja e jashtëzakonshme, i cili aktualisht ka 26 të prekur me koronavirus.

Por kreu i partisë kryesore të opozitës VMRO DPMNE, Hristijan Mickovski, u tha gazetarëve se partia e tij do të vazhdojë të insistojë për një nivel më të lartë emergjence dhe vendosjen e të ashtuquajturës “gjendje krize” për 30 ditë.

“Por ekspertët duhet të kenë të drejtë fjale mbi mënyrën sesi ta bëjmë këtë”, tha Mickoski.

Bilal Kasami, kreu i lëvizjes BESA, e cila ka dy deputetë në parlament, tha se vendimi për shtyrjen e zgjedhjeve u mor “unanimisht”, por se një datë e re “do të varet nga ekspertët ligjorë”.

Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët tha se shëndeti i njerëzve tani duhet të ketë përparësi ndaj zgjedhjeve.

Kreu i Partisë së vogël Demokratike të Shqiptarëve, Menduh Thaçi, u largua nga mbledhja herët, duke thënë se nuk kishte asgjë për të bërë atje sepse “vendimet tashmë janë marrë dhe ne si parti politike shqiptare shërbejmë vetëm si dekor”.

Ndërsa numri i të infektuarve vazhdon të rritet, Maqedonia e Veriut së fundmi shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në dy komunat më të prekura në perëndim të vendit, Dibër dhe Qendër Zhupa. Vendi gjithashtu mbylli pikat kufitare për qytetarët e huaj dhe i kërkoi diasporës së saj të udhëtojë për në shtëpi vetëm në raste të domosdoshme.

Zgjedhjet e muajit prill do të shihnin një betejë të ashpër midis aleancës qeverisëse të udhëhequr nga Social Demokratët pro-perëndimorë të Zaevit dhe krahu i djathtë, VMRO DPMNE, e cila këmbëngul që progreset e fundit euro-atlantike të vendit u bënë në kurriz të interesave kombëtare, siç ishte ndryshimi i emrit të vendit në marrëveshjen e tij me Greqinë.

Ndërkohë vendi është udhëhequr që nga fillimi i vitit nga një qeveri e përkohshme, duke përfshirë ministra nga të dy blloqet.

Etiketa: BIRNdeputetEurogazetargjendje krizekoronaviruskrizeMaqedoniaMaqedonia e VeriutparlamentPartiaSHShkupShpresONshqiptareVendimetVendimiVMRO DPMNEZgjedhjetZoran Zaev
Tjetri
Shqipëria mbyll shkollat dhe pezullon fluturimet drejt Italisë së Veriut

Shënohet viktima e dytë nga koronavirusi në Shqipëri

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.