AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Të rejat nga COVID-19, 20 Mars 2020

BIRNngaBIRN
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Automjete të Ushtrisë Shqiptare duke pritur semaforin gjatë një misioni patrullimi në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë më 20 Mars 2020. Foto: Gent Shkullaku/LSA

Regjimi i lirisë së qarkullimit për shqiptarët do të ndryshojë të Shtunën me një urdhër të dhënë nga Kryeministri Edi Rama në rrjetin social Facebook. Shteti i Nju Jorkut në SHBA u bë i fundit që urdhëron banorët të qëndrojnë në shtëpi ndërsa kryeministri Britanik Boris Johnson urdhëroi restorantet, baret, kafenetë dhe palestrat të mbyllen sonte në darkë. Italia raporti 627 të vdekur brenda 24 orësh. Këto janë të rejat nga COVID-19.

Automjete të Ushtrisë Shqiptare duke pritur semaforin gjatë një misioni patrullimi në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë më 20 Mars 2020. Foto: Gent Shkullaku/LSA

Kryeministri shqiptar Edi Rama urdhëroi shqiptarët të qarkullojnë më këmbë nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 13, orar gjatë së cilit, sipas tij, do të qëndrojnë të hapura dyqanet e ushqimeve, farmacitë dhe bankat. Rama e dha urdhrin e tij në rrjetin social Facebook. Deri të Premten, Rama kishte urdhëruar gjithashtu përmes Facebook që shqiptarët të qarkullonin nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 10 dhe nga ora 4 e pasdites deri në orën 6.

Urdhri i parë u shoqërua me rradhë të gjata nëpër sportelet e bankave, biznese të cilat janë famëkeqe për rradhë të gjata në kohë të zakonshme dhe që pranuan të qëndronë hapur nga ora 7 deri në orën 10. Në disa banka rradhët ishin aq të gjata për kryerjen e veprimeve të zakonshme, sa u nevojit ndërhyrja e policisë. Rradhët nëpër banka u kthyen në një rrezik për përhapen e infektimeve për shkak të rradhëve. Para se të shpallte ndryshimin e orarit, Rama kishte sugjeruar që qytetarët që gjenden në rrugë pas orës 10 por kanë një mandat bankar në dorë, nuk do të ndëshkohen nga policia nëse tregojnë mandatin bankar.

Të Enjten në darkë, Rama, i cili pëlqen politika të ashpra, shau popullin që sipas tij “është i pabindur” dhe “tradhtar” ndërsa njoftoi se do të nxjerrë ushtrinë në rrugë me mision për të mbajtur rradhët.

“Ushtria do të vihet e gjitha në mbrojtje të popullit nga një pakicë fare e vogël individësh të papërgjegjshëm, tradhtare të vërtetë,” deklaroi Rama duke iu referuar atyre që sipas tij, shkelin rregullat duke qarkulluar jashtë orareve të përcaktuara nga ai vetë.

Itali

Italia shënoi një rekord të ri të trishtë me 627 të vdekur përgjatë 24 orëve të fundit. Numri i të vdekurve të Itali deri tani ka mbërritur në 4,032, më i lartë se sa numri i viktimave në Kinë dhe me një normë mortaliteti dy herë më të lartë. Ndërsa masat ekstreme, përfshirë mbylljen e përgjithshme të banorëve në shtëpi, nuk ka dhënë efekt deri tani dhe numri i infektimeve po vijon të rritet, kryeministri Giuseppe Conte duket se ka në plan të shtyjë për deri në fillim të Majit urdhrin e karantinimit. Sipas një eksperti kinez, masat në Itali duket se nuk po funksiojnë siç duhet për shkak se popullsia nuk po respekton rregullat e karantinimit me rreptësinë e duhur, duke ngritur pikëpyetje nëse masat e kopjuara nga Kina vlejnë edhe për vendet demokratike.

SHBA

Ndërkohë, qeveria e Shteteve të Bashkuara njoftoi mbylljen e kufijve me Kanadanë dhe Meksikën për “udhëtimin jothelbësor” ndërsa njoftoi shtetasit e vet nëpër botë se do të duhet të kthehen në atdhe menjëherë ose përndryshe rrezikojnë të mbeten jashtë për një periudhë të gjatë.

Shteti i Nju Jorkut urdhëroi popullsinë të qëndrojë në shtëpi ndërsa të gjithë bizneset jothelbësore u urdhëruan të mbajnë punëtorët në shtëpi. Guvernatori Andrew M. Cuomo tha se personat e shëndetshëm mbi 70 vjeç duhet të kufizojnë aktivitetin e tyre jashtë shtëpisë për të blerë ushqime apo ilaçe apo për të shëtitur, por duhet të ruajnë një distancë prej gjashtë këmbësh (2 metra) larg të tjerëve. Transporti publik do të qëndrojë i hapur, por njerëzit rekomandohen të mos e përdorin atë për sa kohë nuk e kanë absolutisht të domosdoshme. Cuomo deklaroi gjithashtu se bizneset që nuk respektojnë urdhrin për t’u mbyllur do të gjobiten, por ai nuk ka në plan të gjobisë individët.

Prej ditësh, kryebashkiaku i Nju Jorkut Bill de Blasio ka kërkuar që banorët të urdhërohen të qëndrojnë në shtëpi por guvernatori Cuomo ka deklaruar se nuk ka ndër mend të karantinojë njujorkezët në shtëpitë e tyre. Amerikanët u lejuan gjithashtu që të mos plotësojnë deklaratat e tyre mbi të ardhurat brenda 31 Marsit. Afati i ri i dorëzimit të vetëdeklarimeve fiskale është 15 korriku, por gjithsesi ata u këshilluan që nëse munden, ta dorëzojnë vetëdeklarimin sa më parë.

Britani

Qeveria e Britanisë deklaroi se do të paguajë 80% të pagave të të gjithë punonjësve që detyrohen të qëndrojnë në shtëpi gjatë kohës së pandemisë COVID-19 me kushtin që punëdhënësit të mbajnë në marrëdhënie pune punëtorët dhe të paguajnë pjesën tjetër.

“Sot unë mund të shpall se për herë të parë në historinë tonë qeveria do të ndërhyjë dhe paguajë pagat e njerëzve,” deklaroi Kancelari i Thesarit Rishi Sunak.

Ai tha se plani në fjalë nuk ka limit financiar dhe se bizneseve do t’i lejohet të mbajnë 30 miliardë paund tatim mbi vlerën e shtuar të cilën normalisht do të duhej ta derdhnin në buxhet.

Britania urdhëroi gjithashtu mbylljen e të gjitha klubeve, pabeve, restoranteve e palestrave që nga nata e së Premtes. Restorantet dhe kafenetë u lejuan gjithsesi që të vijojnë shërbimin e marrjes me vete. Në Britani të premten humbën jetën 39 vetë nga COVID-19.

Urdhri i Mjekëve dhe Urdhri i Infermierëve të Britanisë ka filluar të dërgojë letra te rreth 65 mijë mjekë dhe infermierë të vendit që kanë dalë në pension përgjatë tre viteve të fundit për t’u rikthyer në punë. Një skemë bashkëpunimi po u ofrohet edhe studentëve të vitit të fundit të mjekësisë.

Spanjë, Gjermani dhe Francë

Spanja u bë vendi i rradhës ku numri i stërmadh i pacientëve në nevojë për kujdes spitalor intensiv po kapërcen kapacitetet për të ofruar këtë shërbim, gjë që ka detyruar mjekët të bëjnë zgjedhjen e padëshiruar se kujt prej pacientëve t’u jepet shërbimi të parët, efektivisht duke caktuar se kush do të vdesë dhe kush do të jetojë. Sipas një organizate që përfaqëson ofruesit e kujdesit spitalor intensiv, prioritet duhet t’i jepet të sëmurëve që kanë më shumë se dy vjet jetëgjatësi të pritshme. Spanja numëron deri tani 1 mijë të vdekur dhe është vendi i dytë më i prekur nga pandemia në Europë pas Italisë.

Situata në Itali dhe Spanjë ka shtyrë vendet e tjera të përgatiten për më të keqen. Në Gjermani, autoritetet shtuan numrin e krevateve për trajtim intensiv të pacientëve në 28 mijë duke ndërtuar spitale të përkohshme nëpër hotele dhe qendra panairesh.

Shteti i Bavarisë njoftoi banorët se nuk lejohet më të dalin nga shtëpitë pa një arsye të shëndoshë, të tillë si blerja e ushqimeve apo kujdesi për një të afërm dhe në çdo rast daljet lejohen vetëm me anëtarë të familjes apo vetëm.

Në Francë, ushtria e vendit u thirr në ndihmë për të ndërtuar spitale të përkohshme.

Etiketa: BankatBanorëBoris JohnsonBritaniCOVIDCOVID-19Dëshmorët e KombitEdi RamaFacebookGjermaniHoteleinfermierëItaliItaliajetëgjatësiKinaKryeministri Edi RamambrojtjeMjekmjekëPagatpandemiaParaPoliciaPunëPunëtorPunëtorëQeveriaRamaRaportiRishi SunakrrezikSHSHBAshqiptarestudentUrdhri i MjekëveUshtriavdes
Tjetri
Fashat orare të qeverisë krijuan dyndje dhe u lexuan si leje-shëtitje në Tiranë

Fashat orare të qeverisë krijuan dyndje dhe u lexuan si leje-shëtitje në Tiranë

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.