AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Identifikohet një rast me Covid-19 në fasoneri, shtohen kërkesat për mbylljen e tyre

BIRNngaBIRN
6 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Brenda mjediseve të një biznesi fason. Foto ilustruese nga Erisa Kryeziu.

Një i sëmurë me Covid-19 u identifikua të Hënën në një kompani fasonerie në kryeqytet, ndërsa Organizata Politike akuzoi qeverinë se i kishte lënë pa mbrojtje këtë pjesë të shoqërisë.

Brenda mjediseve të një biznesi fason. Foto ilustruese nga Erisa Kryeziu.

Organizata Politike njoftoi në Facebook të hënën se një prej  rasteve të reja me Covid-19 në Shqipëri ishte i një punonjëse në një prej fasonerive të qytetit, ndërsa ngriti alarmin se punëtorët e kësaj industrie ishin ndër më të rrezikuarit dhe ishin të braktisur prej qeverisë, ndërsa vijonin të punonin në salla masive me dhjetra e qindra punëtorë në një vend.

“Është konfirmuar rasti i parë i një punëtoreje 38-vjeçare të infektuar me virusin Covid-19 në fasonerinë ProDyn, ku punojnë rreth 1000-1200 punëtorë”, thuhet në statusin e Organizatës Politike në Facebook. Përfaqësues të OP me të cilët BIRN foli thanë se kishin biseduar me punëtorë të ndërmarrjes dhe se u ishte thënë që në kompani nuk ishin marrë masa edhe pse rasti sipas tyre ishte njoftuar tre ditë më parë dhe se punëtorë të tjerë kishin shfaqur shenjat.

“Organizata Politike denoncon papërgjegjshmërinë kriminale që po tregon qeveria e Edi Ramës ndaj punëtorëve dhe qytetarëve të këtij vendi, duke lejuar vazhdimin e punës nëpër fabrika ku punojnë së bashku me qindra punëtorë”, thuhet në reagim.

Administratorja e kompanisë ProDyn Etleva Laro konfirmoi rastin e punonjëses, por mohoi akuzat se kishte më shumë se një rast. Laro tha në një bisedë telefonike për BIRN se kishin pezulluar punën për dy javë menjëherë sapo kishin marrë njoftimin nga punëtorja pa pritur konfirmim zyrtar. “Kemi pezulluar punën për dy javë. Nuk është e vërtetë që ka pasur raste të tjera”, tha Laro.

Ajo po ashtu shtoi se gruaja e sëmurë nuk kishte qenë në punë ditët e fundit. “Herën e fundit ka qenë në punë të mërkurën”, tha Laro, ndërsa tha se ishin marrë menjëherë masat dhe puna ishte pezualluar që në mëngjesin e të hënës.

Punonjësit e Call Center dhe fasonerive janë ndër më të mëdhejtë dhe po ashtu janë konsideruar si problematike, ndërsa mjaft prej të punësuarve thonë se nuk kanë alternativë tjetër përvecc se të paraqiten në punë.

Lexo edhe:

Covid-19, punonjësit e një Call Center në karantinë, pas dyshimeve për një të prekur

‘Kush nuk punon, nuk paguhet’: Call Center dhe fasonët rinisin punën mes pasigurive

Etiketa: BIRNCall centerCOVIDCOVID-19Edi RamErisa KryeziuFacebookfasonFasonëFasonerikonfirmimMasambrojtjeMjaftOrganizata PolitikePunaPunëPunëtorPunëtorëQeveriashqipShqipëri
Tjetri
Bashkimi Europian kushtëzon hapjen e bisedimeve me ligjin anti-media

Bashkimi Europian kushtëzon hapjen e bisedimeve me ligjin anti-media

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.