AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Karantinimi – rreziku i shtuar për viktimat e dhunës në familje

Emiljano KaziajngaEmiljano Kaziaj
6 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qytetarët protestojnë kundër dhunës ndaj grave dhe për barazi gjinore, Tiranë, 10 qershor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.

Ka një kontigjent njerëzish, të cilët ndërsa mund të jenë duke u mbrojtur nga COVID-19 duke qëndruar në shtëpi, janë njëkohësisht më të ekspozuar ndaj dhunës në familje. Viktimat e dhunës kanë nevojë të dëgjojnë-ndoshta këto kohë më shumë se zakonisht- se nuk janë të harruar.

Qytetarët protestojnë kundër dhunës ndaj grave dhe për barazi gjinore, Tiranë, 10 qershor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.

Distancimi social dhe karantinimi i popullsisë është parë si zgjidhje për frenimin e përhapjes së virusit COVID-19. Zëra të shumtë dhe fushata të shpeshta në median vizive dhe atë online i janë bashkuar nismës qeveritare dhe bëjnë thirrje të vazhdueshme për qëndrimin në shtëpi, si nevojë e domosdoshme. Përpos kësaj nevoje emergjente, ka një kontigjent njerëzish, të cilët ndërsa mund të jenë duke u mbrojtur nga COVID-19 duke qëndruar në shtëpi, janë njëkohësisht më të ekspozuar ndaj një rreziku tjetër: dhunës në familje.

Shifrat për viktimat e dhunës në familje në Shqipëri- që më së shumti prek gratë- janë raportuar gjithnjë si alarmante.

Një studim i vitit 2018, i kryer në formën e një pyetësori kombëtar me një kampionim  prej 3443 pjesëmarrësesh gra, nxorri në pah se 1 në 2 gra ose 52.9 % kanë pasur përvoja të dhunës, ndërkohë që 47 % e grave të martuara, apo që jetonin më një partner, pohuan se kishin përjetuar dhunë verbale ose fizike nga bashkëshorti i tyre.

Nëse shifrat e raporteve disa mund t’i shohin me skepticizëm, nuk duhet harruar se që prej fillimit të këtij viti (janar-mars 2020) ka pasur 5 raste vrasjesh të grave nga (ish)-bashkëshortët e tyre. Në vitin e kaluar, numri i viktimave të dhunës në familje ishte 12.

Përvoja kineze e karantinimit-duke qenë së është e vetmja përvojë që kemi si bazë krahasuese për këtë fenomen- tregon se rritja e rasteve të dhunës në familje ishte një ndër efektet anësore të karantimit nga COVID -19.

Duke pasur parasysh që karantimi është diçka e pashmangshme për situatën ku jemi, duhet menduar gjithashtu se si mund të adresohet problemi i dhunës në familje në kushtet e karantinimit.

Mosparaqitje e dhunës si zgjidhje

Shumica prej nesh pati mundësinë të shohë videon e publikuar në faqen në Facebook të kryeministrit, ku tregohej se si policia (fillimisht u publikua se ngjarja kishte ndodhur në Spanjë) ushtronte dhunë të ashpër ndaj qytetarëve (që u raportuan si shkelës të karantinimit). Në gjithë debatet që e shoqëruan këtë video, e cila doli më pas se ishte filmuar në tjetër kohë, vend dhe kontekst, mbizotëruan kritikat për kryeministrin dhe faktin se si kishte shpërndarë një lajm të rremë.

Të pakta ishin komentet mbi vetë videon dhe faktin se si ajo promovon dhunën, si zgjidhje në një moment të tillë. Një video e tillë, e parë nga çdo agresor, mund të merret si një mesazh përligjës për dhunën dhe i inkurajon ata të vazhdojnë ta shohin dhunën në familje si mjet komunikimi me viktimat e tyre.

Kjo bëhet edhe më inkurajuese, kur dhuna ligjërohet (duke e shpërndarë në media) nga personat më ndikues në vend, si kryeministri.

Mediat mund të luajnë një rol kyç këto kohë, për të shmangur raportimet që e paraqesin dhunën si zgjidhje. Kjo do të përfshinte edhe lajmet që vijnë këto ditë nga policia dhe të tjera insititucione të rendit për qindra arrestime apo vënie gjobash ndaj individëve që nuk respektojnë karantinimin, të cilat pasohen nga lloj -lloj videosh apo memesh online, që pasqyrojnë përdorimin e dhunës dhe e legjitimojnë atë si zgjidhje për ndërgjegjësimin e qytetarëve.

Mediat, përveç rolit informues, nuk duhet të harrojnë këto ditë edhe rolin ndërgjegjësues që kanë. Kjo vlen edhe për secilin prej nesh, që me vetëm një buton mund të ndajmë, pëlqejmë apo komentojmë mbi video të kësaj natyre. Është e rëndësishmë që në këtë situatë izolimi, ku një agresor do të dojë të përdorë çdo mjet justifikues për të ushtruar dhunë dhe kontroll mbi viktimën, të mos u japim atyre justifikime të tjera.

Roli i institucioneve sociale

Këto kohë, e gjithë vëmendja e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është fokusuar- me të drejtë- tek përballimi i situatës së krijuar nga pandemia. Çdo dalje mediatike e përfaqësuesve të kësaj ministrie apo çdo masë e marrë lidhet ekskluzivisht me COVID-19.

Kjo është një emergjencë dhe ky veprim është i justifikuar, deri diku. Përpos fokusit tek nevojat më emergjente, institucionet nuk duhet të pezullojnë apo lënë pas dore detyrimet e tyre, ndaj grupeve të tjera të shoqërisë që mund të jenë në nevojë apo të rrezikuar nga dhuna.

Viktimat e dhunës në familje kanë nevojë të dëgjojnë-ndoshta këto kohë më shumë se zakonisht- që nuk janë të harruar. Institucionet duhet njëkohësisht, megjithë masat që marrin për adresimin e kësaj situate, të rrisin vëmendjen edhe ndaj viktimave të dhunës dhe t’i bëjnë ata pjesë integrale të strategjisë që po implementohet për adresimin e krizës.

Ndërkohë që publikojnë përditësime mbi situatën e COVID-19, përfaqësues të institucioneve, duhet të gjejnë mundësitë për t’u rikujtuar qytetarëve për linjat e këshillimit, apo ato të adresimit të rasteve të dhunës. Një gjë e tillë do të ndihmonte viktimat e dhunës në familje të shohin se nuk janë të lëna pas dore.

Roli i shoqërisë civile

Duke qenë se gjithsecili prej nesh ka më shumë kohë ‘të lirë’ për të shpenzuar në rrjetet sociale, ky do të ishte momenti më i mirë për t’iu ardhur në ndihmë atyre që janë më të pamundur. Në vend të shpërndarjes, pëlqimit apo komenteve për video, meme apo shkrime që kanë funksion të vetëm argëtimin –dhe që duhen këto kohë për një shëndet të mirë mendor,- gjithkush duhet të jetë më i vëmendshëm ndaj përdorimit të medias sociale më me dobishmëri për shoqërinë. Nëse shikon postime nga psikologë, punonjës socialë, organizata të shoqërisë civilë që ofrojnë shërbimet e tyre për grupe apo individë në nevojë, bëhu promovues. Nëse shikon video apo meme të cilat inkurajojnë sjelljet e dhunshme dhe agresive, injoroji ato.

Më qëllim kam targetuar në këtë paragraf, njerëzit e thjeshtë, përdoruesit e mediave sociale dhe ndjekësit e mediave tradicionale, si shoqëri civile. Kjo situatë e rëndë që po ndodh, shpresoj të na e ketë bërë të qartë të gjithëve, më shumë së kurrë ndonjëherë, se sa i madh dhe i rëndësishëm është roli që secili prej nesh mund të luajë në shoqëri, thjesht edhe duke qëndruar në shtëpi!

 

Etiketa: arrestimebarazi gjinoreBashkëshortiBIRNCOVIDCOVID-19dhunaDhunëFacebookFamiljefushatagraIvana DervishiLigjMASMedianatyrepandemiaPoliciapostimepsikologRrjetet socialeSHshqipShqipërivideoViktimat e dhunës
Tjetri
Masat e ndërmarra nga vende të ndryshme për koronavirusin

COVID-19, shtohen 43 mijë raste të reja ndërsa vdekshmëria rritet sërish

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.