AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Taksistët në Lezhë të bllokuar nga Covid-19, presin ndihmë nga qeveria

Elvis HilangaElvis Hila
6 years më parë
në Reportazhe, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Taksisti 52-vjeçar Bektash Keta. Foto:Elvis Hila

Taksistët një prej shëbimeve të prekura prej ndalimit të qarkullimit, mbeten me shpresë të ndihmës nga qeveria ose lehtësimit të lëvizjes, ndërsa ekonomitë e tyre familjare po vuajnë nga bllokimi.

Taksisti 52-vjeçar Bektash Keta. Foto:Elvis Hila

Në 26-vite punë kjo është hera e parë që Bektash Keta me profesion taksist e ka ndaluar kaq gjatë makinën. Prej 15 ditësh taksisti 52-vjeçar nga Shëngjini nuk e ka lëvizur automjetin për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19. Ai tregon se kjo situatë ia ka vështirësuar jetesën, pasi në familjen e tij prej 5 anëtarësh vetëm ai punon.

“Unë kam 26-vite që punoj si taksist dhe kjo është hera e parë që nuk punoj për një kohë të gjatë. Ka 15 ditë që nuk e kam lëvizur makinën nga vendi”, tha Keta. Ai tregon se nuk ka munudr të sigurojë leje për të lëvizur dhe me gjithë kërkesat i është dashur ta mbajë fikur taksinë pasi rrezikon gjobë apo bllokim patente.  “Nuk e di se deri  kur do të vazhdohet kështu, por kjo gjendje po na penalizon shumë”, tha burri që tregon se pa të ardhurat e tij familja do të ishte shpejt në vështirësi.

Bektash Keta thotë se kërkesat e qytetareve për të lëvizur, nuk kanë munguar edhe gjatë kësaj kohe, por policia nuk ju jep leje për të lëvizur.  “Të them drejtën shumë njerëz m’i bien telefonit edhe gjatë kësaj periudhe për t’ju  shërbyer. Por nuk mund të lëvizi sepse nuk na lejon policia. Aplikoj për leje për të lëvizur online, por askush nuk të kthen përgjigje”, tha ai.

Taksisti kërkoi që të lejohej të kryente lëvizje të shkurtra brenda qarkut. “Edhe qytetarët kanë nevojë për shërbimin taksi dhe ne na ndihmon shumë në ekonominë familjare”, thotë Keta.

Në situatë të ngjashme janë 50 taksist të licensuar në Bashkinë e Lezhës. Masat shtërnguese të qeverisë për mbrojtjen nga “Coronavirusi i ri”, po i penalizojnë ata. Arion Gjini 35-vjeç thotë se 2 muaj me parë ka blerë automjetin dhe është pajisur me licensën e taksisti me shpresën se do të siguronte sadopak të ardhura për të mbajtur familjen. Ai nuk e kishte menduar asnjëherë se do të ndodhte kjo situatë.

“Dy muaj më parë e kam blerë makinën, madje kam shkuar e kam marrë vetë në Gjermani. Më ka shkuar 13 mijë euro bashkë me dokumentacionin përkatës. I kam marrë lekët borxh me shpresen që do të punoj dhe t’i likujdoj sa më parë. Por ka 3 javë që jemi bllokuar për shkak të virusit. Nuk na lejojnë të lëvizim dhe s’na jep kush autorizim, pavarësisht se kam bërë kërkesa disa herë pranë policisë”, thotë Gjini.

Ai tregon se kjo është e vetmja e ardhur për familjen e tij dhe se situata ia ka vështirësuar jetesën. “Nuk e di deri kur do të vazhdohet kështu, por di të them se kjo është një diçka mjaft negative për mua dhe shumë persona të tjerë që punojnë si taksista në Lezhë”, thotë Gjini.

Përballë kësaj situate taksistët kërkojnë mbështetje nga shteti, për aq kohë sa do të qendrojnë pa punë. “Derisa unë jam taksapagues i këtij shteti , duhet që qeveria të na mbështesë. Shpresoj që do të na paguajnë gjatë kësaj periudhe që jemi të papunë. E kemi shumë të domosdoshme dicka të tillë sepse kemi familje për të mbajtur” thotë Bektash Keta. Qeveria ka premtuar të paguaj një rrogë për ata që janë të vetëpunësuar, por Arion Gjini nuk ka aspak besim që shteti do t’i mbështese financiarisht gjatë periudhes që janë papunë.  “Unë s’do i paguaj sigurimet as taksat përsa kohë jam papunë. Nuk kam ku t’i marr paratë”, tha Gjini, ndërsa shtoi se nuk kishte besim që shteti do i ndihmojë.

Përballë kësaj situate përsonat e vetpunësuar siç janë dhe taksistët shpresojnë që kjo gjendje të kalojë sa më shpejt dhe t’i rikthehen normalitetit dhe punës së përditshme.

Lexo edhe:

Qeveria do të paguajë rrogat e 60 mijë të punësuarve në biznes të vogël

Uria mposht frikën nga virusi: ricikluesit e varfër të mbetjeve thyejnë karantinën

Epidemia e koronavirusit gjunjëzon biznesin popullor të kafeneve në Shqipëri

Jo të gjithë mund të punojnë nga shtëpia; COVID-19 vendos në karantinë dhjetëra profesione

Etiketa: besimbllokimCOVIDCOVID-19Elvis HilaEuroFamiljeGjermanikarantinëLezhëmbështetjeMjaftPoliciaPunëQeveriaSHshqipShqipëriTaksat
Tjetri
Tërmeti rrit kërkesën dhe çmimet e banesave me qira në Durrës

Tërmeti i 26 Nëntorit shkaktoi një rënie të lehtë të ekonomisë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.