AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Bizneset e vogla dynden për “pagën e luftës”, por shumica kthehen duarbosh

Bardha NergjoningaBardha Nergjoni
6 years më parë
në Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qytetarë në radhë në një bankë në Tiranë. Foto: LSA

Të vetëpunësuarit në Elbasan u dyndën të hapin llogari në bankat e nivelit të dytë për të përfituar atë që qeveria e quan “pagë lufte”, por mjaft prej tyre e gjetën veten të refuzuar dhe jashtë listës së ndihmës.

Qytetarët në radhë për të hapur llogari bankare në një bankë të nivelit të dytë në Elbasan. Foto: Bardha Nergjoni

Luani, pronari rreth të 50-ave i një dyqani kinkalerie pranë shkollës “Qamil Guranjaku” në Elbasan e mbylli biznesin e tij që në ditët e para të karantinës dhe bashkë me familjen, qëndroi në pritje të ndihmës qeveritare, që kryeministri Edi Rama e ka quajtur “pagë lufte”.

Por ndonëse biznesi i tij i vogël i përmbush të gjitha përkufizimet, Luani e gjeti veten në listën e të refuzuarve.

“E mbyllëm si të gjithë, pasi kishim frikë. Por edhe po ta kishim hapur, kujt i shkon mendja tek mallrat tona. Ne dëgjuam kryeministrin. Jemi nën 14 milionë lekë (xhiro vjetore) dhe jemi biznes i vogël familjar. Duhet të përfitonim, por jemi refuzuar,” thotë ai i zemëruar.

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama tha se deri më 9 prill kishin përfituar mbi 49 mijë biznese dhe 86 mijë punonjës. Ndërsa vazhdoi të grindej me komentues që kërkonin ndihmë, ai premtoi zgjerimin e listës së bizneseve që do të përfitonin, por pa dhënë detaje.

Opozita akuzoi qeverinë të enjten se po i diskriminonte bizneset duke i skualifikuar padrejtësisht. Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku tha se vonimi në nxjerrje të VKM-së ka lënë pa mbuluar një pjesë të bizneseve që mbyllën punën dhe ndërprenë kontratat e punësimit.

Refuzimet e shumta dhe sinjalet konfuze nga qeveria mbajnë në pasiguri me qindra biznese të vogla dhe punonjësit e tyre të papaguar.

Eksperti kontabël Mikel Alla është angazhuar prej ditësh në bërjen e aplikimeve për bizneset e vogla që operojnë në qytetin e Elbasanit. Ai i tha BIRN se sipas aktit normativ të qeverisë, vetëm 20-30% e bizneseve me qarkullim deri në 14 milionë lekë në vit përfitojnë nga ndihma e qeverisë, pasi pjesës tjetër i është lejuar në teori të zhvillojë aktivitet edhe në kushtet e shtetrrethimit.

“Po cila nga këto biznese ka punuar në këto kushte? Veç tregtisë së barnave dhe mallrave ushqimore, shumë aktivitete të cilat lejohen, por që varen nga aktivitete të tjera (të mbyllura) apo qoftë për shkak të detyrimit të qytetarëve për të mos dalë realisht kanë stopuar,” tha Alla për BIRN.

Sipas Allës, mbi 30 për qind e atyre që kishte ndihmuar të aplikonin ishin refuzuar, ndërkohë që një pjesë e bizneseve po bënin ankim në një situatë të paqartë.

Dyndje në banka

Radhë në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë. Foto: LSA

Bashkia e Elbasanit numëron 15 persona të infektuar me COVID-19 që prej shpërthimit të epidemisë në Shqipëri. Por kriza ka përfshirë pothuajse gjithë qytetin e Shqipërisë së Mesme, ku operojnë rreth 6 mijë biznese të vogla.

Pjesa dërrmuese e tyre e kanë mbyllur plotësisht aktivitetin prej një muaji –që kur qeveria vendosi regjimin e ndalim-qarkullimit si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri.

Procedurat për të përfituar “pagën e luftës” kanë sjellë probleme shtesë në qytet.

Numri i madh i bizneseve që duan të përfitojnë nga ndihma e qeverisë krijuan radhë shqetësuese në bankat e nivelit të dytë në qytetin e Elbasanit, ku duhej të hapnin llogaritë bankare. Në pritje të radhës qysh në orët e para të mëngjesit, qytetarët kanë pasur mungesë të maskave dhe distancimi i këshilluar fizik ka qenë thuajse i pamundur për t’u respektuar.

Përfituesit më të shumtë të pagës së luftës janë baret e restorantet si dhe parukeritë nën kufirin 14 milionë lekë.

Ndër ta, Daniela, e cila zotëron një dyqan të vogël parukerie në lagjen 5 Maji po pret prej ditësh të regjistrohet në bankë për të marrë pagesën. Ajo i tha BIRN se ndihma, edhe pse e pamjaftueshme, është e domosdoshme për mbijetesën e familjes së saj.

“Orari i shkurtër nuk na lejon që të rrimë dhe të presim që radha të mbarojë e pastaj të vijmë. Kemi fëmijët pa ushqim, pasi ne mbahemi me lekët që krijon biznesi,” thotë gruaja.

Ajo thotë se përveç ushqimeve, i duhet të paguajë qiranë, faturat e ujit dhe të dritave.

“Prandaj na duhen këto lekë sa më shpejt dhe nuk presim dot”, thotë gruaja.

Bashkëshortët Moli kanë një biznes të vogël veshjesh, i mbyllur edhe ai prej një muaji, ndërsa gjenden në radhë për të përfituar ndihmën e premtuar nga qeveria.

“Frikë kemi shumë, por edhe paratë na duhen. S’kemi ç’bëjmë, do rrezikojmë,” thotë gruaja, ndërsa qëndron përpara bankës.

“Kemi ardhur të hapim llogari në bankë. Nuk e dimë nëse do e marrim pagesën. Kemi shpresë se po. Ne paguajmë dhe qira për dyqanin. Deri tani nuk dimë se si do bëjmë me pagesën e qirasë. Jemi në dilemë, por dihet që paga që na jep qeveria për një familje normale me shpenzimet e kësaj periudhe janë të pamjaftueshme, por janë diçka. Shpresojmë ta marrim një herë pastaj shohim,” thonë burrë e grua duke plotësuar njëri-tjetrin.

Eksperti kontabël, Mikel Alla thotë se të gjitha bizneset po vrapojnë të hapin llogari bankare, pavarësisht listës së përfituesve –një situatë që sipas tij mund të shmangej me një organizim më të mirë.

“Do të duhej që Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve të përgatiste vetë listën e bizneseve përfituese dhe pagën ta niste përmes shërbimit postar,” sugjeroi Alla. “Subjektet që mendojnë se janë penalizuar, mund të kishin të drejtën e ankimimit për mospërfshirje dhe kjo evitonte këtë situatë që po hasim tani,” përfundoi ai.

Etiketa: 5 MajiAnkimBankatBashkiaBashkia e ElbasanitBIRNCOVIDCOVID-19Drejtoria e Përgjithshme e TatimeveEdi RamaelbasanFacebookFamiljeJorida TabakukarantinëKrijonKrizaKryeministri Edi RamaLufteMASMjaftndalimOpozitaParapasiguriPDPunëQamil GuranjakuQeveriaRamaSHshqipShqipëriVKMxhiro
Tjetri
Qeveria urdhëron pezullimin e qirave për biznesin dhe familjet

Qeveria shtyn pagesën e kësteve të tatimit të biznesit të vogël

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.