Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor Lajme

FMN ofron kredi mbështetëse kundër COVID-19 për Shqipërinë dhe Kosovën

Gjergj ErebaraNgaGjergj Erebara
22:30 | 10/04/2020
Në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Kohe leximi: 2 minuta
A A
0
Të imagjinosh një Breton Uds të ri

Selia e Fondit Monetar Ndërkombëtar në Uashington. Foto Kortezi: Javier Ignacio Acuña Ditzel/Flickr

Share on FacebookShare on Twitter

Përmes dy vendimeve të veçanta, bordi drejtues i Fondit Monetar Ndërkombëtar akordoi 174 milionë euro kredi për Shqipërinë dhe 52 milionë euro kredi për Kosovën për t’u përballur me problemet ekonomike të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

Selia e Fondit Monetar Ndërkombëtar në Uashington. Foto Kortezi: Javier Ignacio Acuña Ditzel/Flickr

Fondi Monetar Ndërkombëtar mbështeti Shqipërinë të përballojë problemet e mundshme me bilancin e pagesave të Shqipërisë duke ofruar kredi me vlerë 174 milionë euro përmes Instrumentit të Përgjigjes së Shpejtë, një mekanizëm financiar që aktivizohet në rastet e katastrofave natyrore apo goditjeve të tjera të papritura.

Nën të njëjtin mekanizëm, Kosovës iu akordua afro 52 milionë euro kredi.

FMN pret që ekonomia shqiptare të reduktohet gjatë këtij viti “në mënyrë domethënëse” për shkak të goditjes së dyfishtë nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019 dhe nga pandemia COVID-19, por ajo pritet të rimëkëmbet shpejt në vitin 2021.

Fondi i ndërhyrjes së shpejtë ndihmon vendet anëtare të FMN-së të plotësojnë nevojat e tyre urgjente të krijuara pas një goditjeje që mund të reduktojë të ardhurat e vendit në valutë të fortë.

Shqipëria pritet të vuajë nga pandemia veçanërisht për shkak të varësisë që ka nga remitancat, paratë e sjella nga emigrantët në atdhe, si dhe të ardhurat nga turizmi.

Financimi i ofruar për Shqipërinë dhe Kosovën është i barabartë me gjysmën e vlerës së kuotave që këto dy vende kanë në FMN si vende anëtare.

FMN këshilloi gjithashtu qeverinë të realizojë një deficit të lartë buxhetor këtë vit të pasuar nga një shtrëngim dhe disiplinë financiare në vitet në vijim.

“Një rritje e madhe e deficitit fiskal të vitit 2020 është i nevojshëm për të kufizuar impaktin e COVID-19. Do të jetë me rëndësi kritike që të sigurohen shpenzimet e nevojshme për kujdes shëndetësor dhe për mbështetje të njerëzve dhe kompanive që janë dëmtuar nga pandemia,” thuhet në njoftimin e FMN. “Sapo tronditjet të kapërcehen, do të jetë e rëndësishme të mbahet borxhi publik në një rrugë të qartë drejt uljes,” vijon më tej deklarata.

Qeveria shqiptare aktuale i ka bërë bisht në mënyrë të përsëritur gjatë viteve të fundit këshillave të FMN-së për disiplinë financiare, ulje të borxhit publik dhe mosndërmarrjes së kontratave të kushtueshme koncesionare. Në mungesë të uljes së borxhit publik dhe të kontratave koncesionare me përmasa të mëdha, qeveria ka pak hapësirë për të rritur borxhin publik në kushtet e një fatkeqësie, si kjo e COVID-19.

Tjetri
Numri i të infektuarve me COVID-19 në Shqipëri rritet në 433

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Shqipëri rritet në 433

Më të lexuarat

Të imagjinosh një Breton Uds të ri

FMN ofron kredi mbështetëse kundër COVID-19 për Shqipërinë dhe Kosovën

22:30 | 10/04/2020
Transformimi i PS në ‘makineri elektorale’ i jep Edi Ramës mandatin e tretë

Urdhri i Ramës për të kënduar himnin në shkolla pritet me kritika

15:25 | 18/01/2023
Ndotja minerare rrezikon statusin e UNESCO-s për liqenin e Ohrit

Ndotja minerare rrezikon statusin e UNESCO-s për liqenin e Ohrit

18:02 | 22/01/2023
Gjyqtarja Antonela Prendi jep shpjegime për burimet e pasurisë

Gjyqtarja Antonela Prendi jep shpjegime për burimet e pasurisë

17:24 | 26/01/2023
PS rrëzon hetimin parlamentar për fluturimet e Ramës me avionë çarter

Charles McGonigal, zyrtar i lartë i FBI, nën akuzë për para dhe takime të padeklaruara me Edi Ramën

10:45 | 24/01/2023
Prokurorja Irma Balli rikthehet në sistemin e drejtësisë

Prokurorja Irma Balli rikthehet në sistemin e drejtësisë

11:40 | 23/01/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.