AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

21 raste të reja, harta e COVID-19 zgjerohet në Shkodër dhe Tiranë

BIRNngaBIRN
6 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Urgjenca e QSUT. Foto: LSA

Nga 193 testime të kryera në 24 orët e fundit, 21 persona rezultuan pozitivë, duke e çuar numrin total të të prekurve në 467. Gati 60% e rasteve të reja u zbuluan në Shkodër.

Numri i personave të prekur me COVID-19 në Shqipëri shkoi në 467 të hënën, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik zbuloi 21 raste të reja në 24 orët e fundit. Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico deklaroi përmes mediat se rastet e reja ishin zbuluar mes 193 testimeve të kryera, ndërsa pozitivë kanë rezultuar edhe një personel shëndetësor dhe dy fëmijë, të cilët nuk shfaqin simptoma të sëmundjes.

Më shumë se gjysma e rasteve të reja u zbuluan në bashkinë e Shkodrës – e kthyer tashmë në vatrën e dytë më të madhe të infeksionit në vend. Në 24 orët e fundit rezultuan pozitivë në këtë bashki 13 persona, duke e çuar numrin total të të prekurve në 70 raste.

Harta vazhdon të zgjerohet edhe në Tiranë me 6 raste të reja dhe me 221 persona të infektuar në total. Dy rastet e tjera me COVID-19 u zbuluan në Durrës dhe në Has.

“Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte të rasteve të mëparshme, ndërsa po vazhdojmë hetimin epidemiologjik,” deklaroi Fico të hënën, duke përsëritur apelin për distancim social edhe brenda rretheve familjare.

Mes personave të prekur, 52 pacientë ose 11% e totalit po trajtohen aktualisht në dy spitalet e vendosura në dispozicion të të sëmurëve me COVID-19. Në Shërbimin Infektiv dhe në spitalin “Shefqet Ndroqi” ndodhen aktualisht 14 persona në terapi intensive, 7 për të cilëve janë në gjendje më të rëndë dhe të intubuar.

Që prej fillimit të epidemisë kanë humbur betejën me sëmundjen 23 persona, ose 4.9% e të gjithë të prekurve të identifikuar. Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë kanë rezultuar të shëruar, duke e çuar numrin e të mbijetuarve në Shqipëri në 232.

Të hënën, qeveria shqiptare vendosi të aplikojë lehtësimin e parë të masave kundër përhapjes së COVID-19 me zgjerimin e fashës orare deri në orën 17:30, ndërkohë që leje-daljet për qytetarët u rritën nga 60 minuta në 90 minuta.

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico tha se zgjerimi i fashës orare është një përgjegjësi më shumë për qytetarët, të cilëve u bëri thirrje për respektimin e distancimit social dhe ruajtjen e higjienës personale.

Etiketa: bashkiCOVIDCOVID-19distancim socialDurrëshasInstituti i Shëndetit PublikISHPQeveriaQeveria shqiptareSHShefqet NdroqiShkodërshqipShqipërishqiptarespitalettestime
Tjetri
Shkollat profesionale në Shqipëri hasin vështirësi në ‘laboratorët virtualë’

Shkollat profesionale në Shqipëri hasin vështirësi në ‘laboratorët virtualë’

Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.