AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Dyfishohet sërish kurba e rasteve të reja, ndërsa numri i viktimave shkon në 25

BIRNngaBIRN
6 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një infermiere në Spitalin Infektiv në Tirane. Foto: LSA

Në 24 orët e fundit u zbuluan 19 raste të reja me COVID-19, pjesa më e madhe e të cilave në Tiranë dhe në Kukës. Ndërsa numri total i të infektuarve shkoi në 494, Ministria e Shëndetësisë thotë se situata është nën kontroll.

Kurba e rasteve të reja u dyfishua sërish të mërkurën, ndërsa vdekja e një pacienti në spitalin Infektiv në Tiranë e çoi numrin e viktimave të COVID-19 në Shqipëri në 25. Zv.ministja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli deklaroi për mediat se në 24 orët e fundit ishin testuar 252 persona të dyshuar, nga të cilët 19 rezultuan pozitivë me COVID-19; një rritje e konsiderueshme krahasuar me 8 rastet e reja të një dite më parë.

Numri total i personave të infektuar që nga fillimi i epidemisë u rrit në 494. Megjithatë, autoritetet e konsiderojnë situatën nën kontroll.

“Edhe pse sot janë 19 raste të reja, kurba e përhapjes së sëmundjes vazhdon të mbetet e qëndrueshme dhe situata është nën kontroll,” tha Rakacolli të mërkurën.

Numri më i lartë i rasteve të reja u zbulua në Tiranë me 11 persona të infektuar dhe më pas në Kukës me pesë persona. Harta e infeksionit u zgjerua edhe në Krujë, Korçë dhe Elbasan ku u zbulua respektivisht nga 1 rast i ri me COVID-19.

Një 90-vjeçar humbi betejën me sëmundjen mëngjesin e së mërkurës në spitalin Infektiv në Tiranë. Sipas Rakacollit, i ndjeri vuante edhe nga sëmundjet shoqëruese të diabetit, astmës bronkiale dhe hipertensionit dhe ndodhej prej 11 ditësh i intubuar.

Nga fillimi i epidemisë kanë humbur jetën 25 persona, me një normë vdekshmërie prej 5%. Ndërkohë, numri i të shëruarve shkoi në 251 persona të mërkurën; gjysma e të gjithë personave të prekur nga epidemia.

Mes personave të infektuar, 48 pacientë janë duke marrë trajtim mjekësor në spitalin Infektiv në Tiranë dhe në spitalin e mushkërive “Shefqet Ndroqi”, i kthyer në COVID 2. Dymbëdhjetë prej pacientëve ndodhen në terapi intensive, katër prej të cilëve në gjendje më të rëndë dhe të intubuar.

Tirana vazhdon të mbetet vatra më e madhe e infeksionit në Shqipëri me 238 raste ose 48% të totalit të personave të infektuar, e ndjekur nga Shkodra me 71 raste dhe Durrësi me 42 raste. Në vatrën më të re të Kukësit, brenda dy ditësh u identifikuan 6 raste, mes të cilëve edhe një infermier i spitalit të qytetit.

Ministria e Shëndetësisë përsëriti apelin për qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat e distancimit social.

“Në kushtet e lehtësimit të masave shtrënguese, kërkohet përgjegjshmëri shumë më e madhe për të respektuar distancat dhe masat e higjienës personale,” tha Rakacolli në deklaratën për mediat.

Etiketa: COVIDCOVID-19elbasanMjekmjekëSHShefqet NdroqishqipShqipëriTirana
Tjetri
Shpërthimi epidemik në Shkodër vendos në të njëjtin front Bashkinë dhe Qeverinë

Shpërthimi epidemik në Shkodër vendos në të njëjtin front Bashkinë dhe Qeverinë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.