Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Project Syndicate

Kur do të jetë kurimi i pandemisë më keq sesa vetë sëmundja?

Peter SingerMichael PlantNgaPeter SingerdheMichael Plant
20:12 | 15/04/2020
Në Project Syndicate
Kohe leximi: 6 minuta
A A
0
Milano nën karantinë: kryeqyteti financiar i Italisë i zbrazur nga COVID-19

Piazza Duomo.në Milano e zbrazur për shkak të masave drastike të karantinimit të marra nga qeveria Italiane Foto Ervin Shulku

Share on FacebookShare on Twitter

Ndërkohë që izolimet e vendosura nga qeveritë, për të luftuar pandeminë e koronavirusit, ndikojnë te një pjesë e madhe e popullsisë globale, më pak njerëz do të ndërrojnë jetë për shkak të COVID-19, si dhe nga sëmundje të tjera të transmetueshme. Por si duhet t’i krahasojmë këto përfitime me kostot e shkaktuara nga papunësia, izolimi social dhe falimentimet e gjera të bizneseve të ndryshme?

Piazza Duomo.në Milano e zbrazur për shkak të masave drastike të karantinimit të marra nga qeveria italiane. Foto ilustruese Ervin Shulku

Pothuajse gjysma e popullsisë së botës, gati katër miliardë njerëz, janë të izoluar nëpër shtëpitë e tyre, masa të ndërmarra nga qeveritë  në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit COVID-19.

Sa kohë duhet të zgjasin këto masa? Përgjigja e qartë, për të parafrazuar kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, është derisa “të kemi mposhtur” COVID-19. Por kur do të jetë saktësisht kjo? Deri kur asnjë person në Tokë të mos e ketë këtë virus? Kjo mund të mos ndodhë kurrë. Deri kur të kemi një vaksinë apo një trajtim efikas? Kjo mund të kërkojë një vit kohë, ndoshta edhe më shumë se aq. A duam t’i mbajmë njerëzit dhe shoqëritë tona të izoluara, restorantet, parqet, shkollat dhe zyrat të mbyllura për kaq shumë kohë?

Na vjen keq të themi, por presidenti amerikan Donald Trump ka të drejtë: “Nuk mund të lejojmë që kurimi të jetë më keq sesa sëmundja”. Izolimet kanë përfitime shëndetësore: më pak do të vdesin nga COVID-19, si dhe nga sëmundje të tjera të transmetueshme. Por ato kanë kosto reale sociale dhe ekonomike: izolim shoqëror, papunësi dhe falimentime në masë, pa përmendur të tria bashkë. Këto sëmundje nuk janë ende plotësisht të dukshme, por së shpejti do të jenë.

Disa njerëz këmbëngulin se, në praktikë, nuk po sakrifikohet më kot: izolimet janë më të mira për të shpëtuar jetë dhe ekonominë. Duket se këto janë dëshira. Me sa duket, njerëz të tillë po supozojnë se karantinat do të përfundojnë së shpejti. Por nëse i japim fund izolimeve para se të mposhtim COVID-19, disa njerëz do të vdesin nga sëmundja, të cilët në të kundërt do të kishin jetuar.

Duket e sigurt të thuhet se koha e duhur për t’i dhënë fund izolimeve në shtëpi është midis sot dhe pas dhjetë vjetëve. Por kjo nuk është shumë e dobishme. Nëse duam një përgjigje më të dobishme se kjo, duhet të mendojmë me kujdes se si të marrim vendime të dobishme.

Si duhet ta bëjmë këtë?

Fillimisht, nuk duhet të anashkalojmë kostot e mundshme të frenimit të koronavirusit. Kërkimet në psikologjinë morale kanë zbuluar “efektin e viktimës së identifikuar”. Njerëzit preferojnë t’i ofrojnë ndihmë një viktime specifike, që e njohin, sesa të ofrojnë të njëjtën ndihmë për çdo individ që i përket një grupi më të madh dhe të përcaktuar në mënyrë të paqartë. Mendojmë se efekti i viktimës së identifikuar është një gabim moral, sepse ne duhet të përpiqemi të bëjmë sa mirë që është e mundur, edhe kur nuk e dimë saktësisht se kush e përfton atë.

Diçka e njëjtë – le ta quajmë “efekti i shkakut të identifikuar” – ndoshta po kufizon mendimin tonë kolektiv për COVID-19: ne po përqendrohemi në një burim vuajtjeje që është specifik dhe i njohur, edhe nëse nuk e dimë se kush vuan, dhe po lëmë pas dore probleme të tjera. Mos ndoshta imazhet e njerëzve që vdesin nëpër shtretër në spitale të improvizuar nëpër parkingje spitali po na verbojnë para dëmit më të madh që mund të jemi duke shkaktuar në të gjithë shoqërinë nëpërmjet përpjekjeve tona për të shmangur ato vdekje të tmerrshme?

Së dyti, marrja e vendimeve kërkon kthimin e rezultateve të ndryshme në një njësi të vetme vlere. Një problem me bisedat aktuale në lidhje masën në të cilën duhet ta shtrëngojmë ekonominë për të shpëtuar jetë është se ne nuk mund të krahasojmë drejtpërdrejt “jetët e shpëtuara” me “PBB-në e humbur”. Këto duhet t’i shprehim në një njësi njëjtë.

Një mënyrë për të bërë progres është të mendoni se izolimi, nëse zgjat mjaftueshëm kohë, do të krijojë një ekonomi më të vogël që mund të përballojë të ketë më pak mjekë, infermierë dhe ilaçe. Në Mbretërinë e Bashkuar, Shërbimi Shëndetësor Kombëtar vlerëson se me rreth 25,000 paund ((30,000 dollarë) ky shërbim mund të paguajë “një vit më shumë jete cilësore”. Pra, ajo shumë mund t’i sigurojë një pacienti një vit jetë shtesë të shëndetshme.

Nëse atëherë vlerësojmë se çfarë kostosh kanë për ekonominë këto izolime, mund vlerësojmë vitet e jetës së shëndetshme që kemi gjasa të fitojmë tani duke frenuar virusin dhe t’i krahasojmë ato me sa vite kemi gjasa të humbasim më vonë për shkak të një ekonomie më të vogël.

Ne nuk kemi parë ende përpjekje mjaftueshëm të rrepta për ta bërë këtë. Paul Frijters, një ekonomist, ka ofruar një analizë që të çon në një rezultat befasues: do të kishte qenë më mirë, përsa i përket viteve të jetës së shëndetshme të humbura, të mos i kishim filluar izolimet.

Në arritjen e këtij përfundimi, një faktor kryesor është se shumica e atyre që vdesin nga COVID-19 janë të moshuar ose kanë probleme të tjera shëndetësore. Frijters bën disa supozime të diskutueshme. Ai ia atribuon të gjitha rëniet ekonomike veprimeve të ndërmarra nga qeveritë, ndërkohë që COVID-19 do të kishte shkaktuar gjithsesi një pështjellim të konsiderueshëm ekonomik; dhe vlerësimi i tij për shkallën e vdekshmërisë nuk merr parasysh vdekjet shtesë që mund të ndodhin kur njësitë e kujdesit intensiv janë të mbingarkuara dhe nuk janë në gjendje të pranojnë pacientë të rinj.

Gjithsesi, të mendosh vetëm përsa i përket viteve të jetës me cilësi të rregulluar është diçka tepër e kufizuar. Shëndeti nuk është e vetmja gjë që ka rëndësi. Ne në fakt duhet të krahasojmë impaktin që kanë politika të ndryshme në mirëqenien tonë të përgjithshme.

Për ta bërë këtë, ne mendojmë se është më mirë ta matim mirëqenien duke përdorur raportime të individëve mbi sa të lumtur dhe sa të kënaqur janë ata me jetën e tyre, një qasje e udhëhequr nga akademikët në Raportin Botëror të Lumturisë. Duke vepruar kështu, ne mundemi, në një mënyrë parimore, të peshojmë konsideratat e vështira për t’u krahasuar kur vendosim se si t’i përgjigjemi COVID-19 – ose ndonjë rreziku tjetër.

Për t’u përqendruar në një shqetësim të madh, brenda dy javëve në SHBA janë humbur dhjetë milionë vende pune, pothuajse tërësisht për shkak të pandemisë. Në Indi, izolimi në shtëpi ka shkatërruar punëtorët emigrantë, shumë prej të cilëve nuk kanë asnjë mbështetje tjetër. Të gjithë jemi dakord se papunësia është e keqe, por nuk është e qartë se si duhet ta shkëmbejmë papunësinë me vitet e jetesës së shëndetshme.

Të menduarit drejtpërdrejt përsa i përket mirëqenies na lejon ta bëjmë këtë krahasim. Papunësia ka efekte të mëdha në mirëqenie, duke ulur me 20 për qind kënaqësinë e individëve për jetën. Me këtë informacion, ne mund të krahasojmë kostot njerëzore të një izolimi me mirëqenien e fituar nga zgjatja e jetës. Një analizë më e gjerë do të përfshinte ndikime të tjera, të tilla si izolimi social dhe ankthi, dhe do të na tregonte se kur duhet të marrë fund izolimi nëpër shtëpi.

COVID-19 do të jetë ca kohë me ne. A janë muajt e izolimit në shtëpi, të përcaktuara nga qeveritë, politika e duhur? Këtë nuk e dimë dhe, si filozofë moralë, nuk mund t’i përgjigjemi vetë kësaj pyetje. Studiuesit empirikë duhet të marrin përsipër sfidën e llogaritjes së efekteve, jo në aspektin e pasurisë ose shëndetit, por njësinë më të madhe të vlerës, mirëqenies.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. When Will the Pandemic Cure Be Worse Than the Disease?

Tjetri

Romët në Elbasan: Ose na paguani, ose na hapni tregjet, ndryshe do vdesim për bukë

Më të lexuarat

Milano nën karantinë: kryeqyteti financiar i Italisë i zbrazur nga COVID-19

Kur do të jetë kurimi i pandemisë më keq sesa vetë sëmundja?

20:12 | 15/04/2020
Transformimi i PS në ‘makineri elektorale’ i jep Edi Ramës mandatin e tretë

Urdhri i Ramës për të kënduar himnin në shkolla pritet me kritika

15:25 | 18/01/2023
Ndotja minerare rrezikon statusin e UNESCO-s për liqenin e Ohrit

Ndotja minerare rrezikon statusin e UNESCO-s për liqenin e Ohrit

18:02 | 22/01/2023
Gjyqtarja Antonela Prendi jep shpjegime për burimet e pasurisë

Gjyqtarja Antonela Prendi jep shpjegime për burimet e pasurisë

17:24 | 26/01/2023
PS rrëzon hetimin parlamentar për fluturimet e Ramës me avionë çarter

Charles McGonigal, zyrtar i lartë i FBI, nën akuzë për para dhe takime të padeklaruara me Edi Ramën

10:45 | 24/01/2023
KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Antonela Prendi

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Antonela Prendi

11:57 | 27/01/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.