AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Tregtarët protestojnë kundër mbylljes së tregut në Lezhë

Elvis HilangaElvis Hila
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Tregtarët e Lezhës duke protestuar më 28 Prill 2020. Foto: Elvis Hila

Bashkia e Lezhës urdhëroi mbylljen e tregut të përgjithshëm të qytetit të Lezhës një javë më parë pavarësisht se ISHP thotë se të gjithë të prekurit nga koronavirusi në këtë qytet janë shëruar tashmë. Kjo i ka nxjerrë një pjesë të tregtarëve në protestë.

Tregtarët e Lezhës duke protestuar më 28 Prill 2020. Foto: Elvis Hila

Bashkia e Lezhës urdhëroi mbylljen e tregut pas një inspektimi në të cilin konkludoi se janë shkelur rregullat e nevojshme higjenosanitare por ndonëse ka kaluar një javë nga ky vendim asnjë masë për plotësimin e kushteve nuk është marrë ndërsa tregtarët janë aktualisht yë papunë.

Të mbetur pa zgjidhje, tregtarët zhvilluan një protestë dhe kërkuan takim me përfaqësuesit e bashkisë, por këta të fundit nuk i pritën. Tregtaret thonë se janë taksapagues të rregullt dhe bashkia në koordinim me pronarin e tregut duhet të marrin masa për krijimin e kushteve për mbrojtjen nga koronavirusi. Sipas tyre kjo situatë po i penalizon, pasi nuk kanë asnjë mundësi tjetër të jetuarit.

“Ne jemi tregtarë të rregullt me licencë dhe paguajmë të gjitha detyrimet që duhen si tek pronari ashtu dhe tek shteti. Tani ne kemi ngelur pa punë dhe askush nuk na jep zgjidhje. Pronarin nuk e lejon bashkia me hap tregun pa vendos tunelin e dizinfektimit, por ai na ka thënë se nuk mund të sigurojë diçka të tillë sepse ka shumë kosto. Ne kemi ngelur në mes të 4 rrugëve,” thotë Hasan Pashaj tregtar i fruta-perimeve.

Tregtaret kërkojnë zgjidhjen e këtij problemi me qëllim që të nisin sa më parë punen.

“Bashkia duhet të zgjidhë vetë problemin dhe të hape tregun. Ne kemi të drejtën e punës dhe të zbatojmë të gjitha rregullat që kërkohen. është e pafalshme të na lënë prej 1 javë në mes të 4 rrugëve dhe askush nuk jep përgjigje” thotë Marie Krepi, tregtare.

Në mbështetje të tregtareve ishte edhe Ish-deputetja e Partisë Demokratike Lindita Metaliaj, e cila tha se është detyra e bashkisë për të krijuar kushtet për mbrojtjen nga pandemia.

“Janë 300 familje që sigurojnë jetesën me të ardhurat që sigurojnë nga puna në këtë treg. është e pafalshme që në një situatë pandemie dhe në një krizë të thellë ekonomike, pushtit vendor dhe qendror heqin përgjegjësitë nga vetja e tyre. Bashkia duhet ti japë zgjidhje këtij problemi, pasi merr taksat nga tregtaret. Dezinfektimi nuk është një proces që bëhet nga individi apo nga subjekti është një proces që bëhet me protokoll shtetëror nga institucionet shëndetësore” thotë Metaliaj

Bashkia Lezhë thotë se urdhri për mbylljen e tregut është dhënë pas konstatimit të moszbatimit të masave të sigurisë për mbrojtjen nga COVID-19.

“Tregu është mbyllur për arsye të mos zbatimit të rregullave për mbrojtjen nga koronavirusi. Njësitë tregtare nuk do të lejohen të hapen pa plotësuar të gjitha kushtet sepse është një vatër e përhapjes së koronavirusit” thotë Leonard Pali, drejtues i policisë bashkiake të qytetit.

Lezha është shpallur vatër e mbyllur sa i përket koronavirusit nga Ministria e Shëndetësisë, e cila deklaroi më 26 Prill se të gjithë personat e prekur nga virusi në këtë qytet janë shëruar dhe nuk ka raste aktive.

Tregtarët e Lezhës duke protestuar më 28 Prill 2020. Foto: Elvis Hila
Etiketa: BashkiaBashkia e LezhësCOVIDCOVID-19Elvis HilaFamiljeISHPkostoLezhëLindita MetaliajMASMasambështetjepandemiaPartisë DemokratikePunaPunëSHTaksatTregTreguVendim
Tjetri
“Ilegalët”, shitja e gjelave të detit, këtë vit nëpër cepa pallatesh dhe rrugica

38 punëtorë humbën jetën dhe 176 u aksidentuan në 2019

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.