AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Policia akuzon Lulzim Berishën për shantazh ndaj konkurrencës, por i arreston naftën

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Lulzim Berisha. | Foto kortezi: Policia e Shtetit

Në një deklaratë për shtyp, Policia e Shtetit bëri të ditur se një subjekt tregtar pjesërisht nën pronësinë e L.B. (Lulzim Berisha) në Durrës ka bërë shantazh ndaj konkurrencës në tregtinë e karburantit për anijet, por Operacioni Forca e Ligjit ka vendosur që të “arrestojë” 1.2 milionë litra naftë.

Lulzim Berisha, kreu i “Bandës së Durrësit” | Foto kortezi: Policia e Shtetit

Operacioni Forca e Ligjit, një strukturë policore ekstraligjore ka qëndruar në heshtje prej disa muajsh për shkak se e gjithë vëmendja është tërhequr nga kriza e shkaktuar nga koronavirusi por ditën e Martë më 5 Maj duket se u rikthye bujshëm duke akuzuar në një deklaratë për “shantazh ndaj konkurrencës” dhe “monopol kërcënues” Lulzim Berishën, personi që u dënua fillimisht me burgim përjetë si kreu i bandës së Durrësit dhe fitoi liri me kusht në Dhjetor 2016 pas disa vendimeve të njëpasnjëshme zbutjeje dënimi dhe faljesh.

Në një deklaratë të publikuar në faqen Facebook të Policisë së Shtetit thuhet se subjekti tregtar nën pronësi të L.B & E.SH. kanë kryer veprimtari në sektorin hidrokarbur të furnizimit të anijeve me naftë pavarësisht se u është hequr licenca që në Shkurt të vitit të kaluar, “duke përdorur shantazhin ndaj konkurrencës dhe duke tentuar të krijojë një monopol kërcënues për operatorët e industrisë së peshkimit.”

Por pavarësist se akuzat ndaj Berishës në deklaratën e policisë duket se hyjnë në kategorinë e veprave penale të rënda, Operacioni Forca e Ligjit thotë se ka kryer një operacion sekuestroje të një sasie karburanti që kompania kishte për tregtim.

“Së bashku me Strukturat e Specializuara të Hetimit Financiar në Policinë e Shtetit dhe Doganat, në vijim të luftës kundër informalitetit, evazionit, ushtrimit të aktiviteteve të palicencuara dhe abuzimeve me tregun e hidrokarbureve, mbrëmjen e djeshme OFL sekuestroi 1,2 milion litra naftë dhe një magazinë doganore, në Durrës, në pronësi të subjektit privat L. B. & E. SH,” thuhet në njoftimin e policisë.

“Këtij subjekti, më datë 13.02.2019, me vendimin nr. 85, i ishte revokuar licenca nga autoritetet kompetente shtetërore “Për ushtrimin e veprimtarisë së furnizimit me karburant, për konsum të anijeve në porte”. Pavarësisht revokimit të licencës, subjekti ka vazhduar të ushtrojë në mënyrë të paligjshme aktivitetin e tregtimit të naftës për peshkimin, duke përdorur shantazhin ndaj konkurrencës dhe duke tentuar të krijojë një monopol kërcënues për operatorët e industrisë së peshkimit,” vijon më tej deklarata.

Disa ditë më parë, një numër peshkatarësh në Portin e Durrësit u ankuan për çmimin e lartë me të cilin detyroheshin të blinin karburantin ndërsa rrethanat në të cilat është lejuar krijimi i asaj që policia e quan “monopol kërcënues” në këtë treg mbeten të paqarta. Sipas disa peshkatarëve me të cilët foli BIRN, çmimi i naftës pa akcizë i ofruar për to deri pak ditë më parë ka qenë 60 lekë për litër ndërsa ditët e fundit është u lur në 40 lekë për litër.

BIRN pyeti Policinë për të kuptuar më shumë mbi diskordancat mes akuzave të rënda për shantazh dhe kërcënim dhe lehtësisë së masave të marra, vendosja nën sekuestro e një sasie prej 1.2 milionë litrash karburant dhe një magazine doganore. Një zëdhënës tha se operacioni vijon dhe se Lulzim Berisha është subjekt i Operacionit Forca e Ligjit.

Lulzim Berisha fitoi lirinë në vitin 2016 ndërsa ka hapur në bashkëpronësi me persona të tjerë një kompani hidrokarbure të regjistruar në QKB në Shkurt 2019. Por Policia thotë se pikërisht më 13 Shkurt 2019, kompanisë me “vendimin nr. 85, i ishte revokuar licenca nga autoritetet kompetente shtetërore “Për ushtrimin e veprimtarisë së furnizimit me karburant, për konsum të anijeve në porte”.”

Pavarësisht kësaj, kompania ka vijuar të operojë deri një vit e dy muaj pas revokimit të licencës.

Deklarata nuk bën të ditur se nëse ndaj Berishës është ngritur ndonjë akuzë konkrete dhe as nuk shpjegon se mbi çfarë baze ligjore është vendosur sekuestroja e naftës dhe e magazinës doganore.

Operacioni Forca e Ligjit nisi si një akt normativ, përputhshmëria e të cilit me Kushtetutën e Shqipërisë është vënë në pikëpyetje nga organizatat e shoqërisë civile dhe shumë ekspertë. Që nga krijimi në shkurt 2020, kjo njësi e policisë ka tërhequr vëmendjen e publikut për deklarata të njëpasnjëshme në të cilat është njoftuar dërgimi i formularëve të vetëdeklarimit të pasurisë të disa figurave të njohura apo të dyshuara për aktivitet kriminal. Nuk bëhet e ditur se çfarë efekti ka sjellë në luftën kundër krimit dërgimi i këtyre formularëve.

Etiketa: AMPBIRNDurrësFacebookKarburantKrizaLulzim BerishaMonopolOFLoperacionoperacioniOperacioni Forca e LigjitPoliciaPolicia e ShtetitQKBSHshantazhshqipTreg
Tjetri
Dvorani hedh poshtë akuzat e Metës për grusht shtetit

KLGJ, konfuz dhe i ndarë për mandatin e Dvoranit në Gjykatën e Lartë

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.