AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Shkencëtarët: Pandemi më të këqija do të vijnë, nëse nuk mbrojmë natyrën

Jordan DavidsonngaJordan Davidson
6 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese Pixabay.

Pandemitë si COVID-19 mund të ndodhin më shpesh, nëse nuk ndalojmë së shkatërruari natyrën, paralajmëroi një grup ekspertësh të biodiversitetit. 1.7 milion viruse të paidentifikuara, të njohura për infektimin e njerëzve, vlerësohet se ekzistojnë te gjitarët dhe zogjtë e ujit.

Foto ilustruese Pixabay.

Një grup ekspertësh të biodiversitetit paralajmëruan se pandemi të ardhshme janë në horizont, nëse njerëzimi nuk ndalon shkatërrimin e shpejtë që po i bën natyrës.

Teksa shkruanin një artikull që u publikua të hënën nga Platforma Ndërqeveritare Politikë-Shkencë mbi Biodiversitetin dhe Shërbimet e Ekosistemit (IPBES), autorët e tij e vendosën mbi shpatullat tona përgjegjësinë për COVID-19.

“Ekziston një specie e vetme që është përgjegjëse për pandeminë COVID-19. Ajo specie jemi ne njerëzit. Ashtu si me klimën dhe krizat e biodiversitetit, pandemitë e fundit janë një pasojë e drejtpërdrejtë e veprimtarisë njerëzore, sidomos sistemet tona financiare dhe ekonomike globale, bazuar në një paradigmë të kufizuar që vlerëson me çdo kusht rritjen ekonomike. Ne kemi një mundësi të vogël, për të kapërcyer sfidat e krizës aktuale, për të shmangur mundësinë e krizave të ngjashme në të ardhme”, shkruan autorët në IPBES.

Autorët e raportit përfshijnë tre bashkë-drejtuesit e Raportit Gjithëpërfshirës të Vlerësimit Global IPBES 2019 mbi Biodiversitetin dhe Shërbimet e Ekosistemit, i cili zbuloi se një milion specie bimësh dhe kafshësh janë në rrezik zhdukjeje brenda dekadave të ardhshme. Autori i katërt, Peter Daszak, është kryetar i Aleancës EcoHealth dhe ka për detyrë të drejtojë vlerësimin e ardhshëm global të IPBES, siç raportoi The Guardian.

Autorët argumentojnë se planet stimuluese të qeverive duhet të përfshijnë nisma të qëndrueshme dhe pozitive për natyrën.

“Në këtë periudhë mund të jetë e arsyeshme politikisht që të qetësohen standardet mjedisore dhe të mbështeten industri të tilla si bujqësia, transporti në distanca të gjata siç janë linjat ajrore dhe sektorët e energjisë të varur nga lëndët djegëse fosile, por duke e bërë këtë pa kërkuar ndryshim urgjent dhe rrënjësor, në thelb subvencionohet shfaqja e pandemive të ardhshme”, shkruan autorët.

Ata gjithashtu fajësojnë lakminë e papërmbajtur për të lejuar që mikrobet që shkaktojnë sëmundje të reja të kalojnë nga kafshët te njerëzit.

“Shpyllëzimi i shfrenuar, zgjerimi i pakontrolluar i bujqësisë, bujqësia intensive, minierat dhe zhvillimi i infrastrukturës, si dhe shfrytëzimi i specieve të egra kanë krijuar një ‘stuhi të përsosur’ për përhapjen e sëmundjeve nga jeta e egër te njerëzit”, shkruan ata në artikullin e tyre.

Ata paralajmërojnë se vlerësohet se te gjitarët dhe zogjtë e ujit ekzistojnë 1.7 milionë viruse të paidentifikuara të njohura që infektojnë njerëzit. Secili prej tyre mund të jetë më shkatërrues dhe vdekjeprurës sesa COVID-19.

Duke pasur parasysh këtë, autorët sugjerojnë tre aspekte që duhet të merren parasysh për planet stimuluese të lidhura me COVID-19. Vendet duhet të forcojnë rregulloret mjedisore; të adoptojë një qasje ‘Një Shëndet’ për vendimmarrjen që njeh ndërlidhje komplekse midis shëndetit të njerëzve, kafshëve, bimëve dhe mjedisit tonë të përbashkët, si edhe të mbështesin sisteme të kujdesit shëndetësor në vendet më të rrezikuara ku burimet janë të tendosura dhe të varfra. “Ky nuk është altruizëm i thjeshtë, por është investim jetik në interes të të gjithëve për të parandaluar shpërthimet e ardhshme globale të viruseve të ndryshme”, argumentojnë shkencëtarët në artikullin e tyre në IPBES.

“Programet për të cilat po flasim do të kushtojnë dhjetëra miliarda dollarë në vit”, tha Daszak për The Guardian. “Por nëse merrni si shembull një pandemi, qoftë edhe vetëm një në një shekull, ajo kushton triliona dollarë, kështu që prapëseprapë dilni me fitim.

“Gjërat nuk do të shkojnë si zakonisht. Tani për tani për pandemitë pritet thjesht krijimi dhe shpresa për një vaksinë të mundshme. Kjo nuk është një strategji e mirë. Ne duhet të merremi me shkaktuesit e kësaj.”

Vlerësimi i tyre është mbështetur së fundmi nga të tjerë në komunitetin shkencor. Një studim i publikuar në fillim të këtij muaji fajësoi ndikimin e njeriut te kafshët e egra për shpërthimin e COVID-19, siç raportoi The Guardian.

Autorët e artikullit të ri e përfundojnë artikullin e tyre me një shënim optimist në lidhje me qëndrueshmërinë e natyrës. “Ne mund të ngrihemi dhe të dalim më të fortë dhe më elastikë se kurrë nga kriza aktuale, por për ta bërë këtë, duhet të zgjedhim politika dhe masa që mbrojnë natyrë. Në këtë mënyrë edhe natyra mund të na ndihmojë të mbrojmë veten tonë”, shkruan ata.

Marrë me autorizim nga Weforum.org. Scientists warn worse pandemics are on the way if we don’t protect nature

Etiketa: COVIDCOVID-19KrizakryetarMasaMjedisitnismapandemirrezikSHThe Guardianvaksin
Tjetri
Bankat ulin punonjësit, shkurtojnë zyrat dhe rrisin fitimet (infografik)

Shoqëria civile bën thirrje për qeverisje të përgjegjshme gjatë COVID-19

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.