Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor Lajme

Shoqëria civile bën thirrje për qeverisje të përgjegjshme gjatë COVID-19

Nensi BogdaniNgaNensi Bogdani
17:24 | 06/05/2020
Në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Kohe leximi: 3 minuta
A A
0
Bankat ulin punonjësit, shkurtojnë zyrat dhe rrisin fitimet (infografik)

Një forcë e ushtrisë shqiptare e stacionuar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë më 3 Prill 2020 në kuadër të emergjencës së shkaktuar nga Pandemia COVID-19. Foto: Gent Shkullaku/LSA

Share on FacebookShare on Twitter

Në një letër drejtuar krerëve të shtetit, disa organizata të shoqërisë civile i kërkuan atyre të shtyjnë çdo vendimmarrje që nuk është menjëherë e rëndësishme për shëndetin dhe sigurinë e njerëzve – për të cilat transparenca dhe pjesëmarrja kuptimplotë nuk mund të sigurohet.

Një forcë e ushtrisë shqiptare e stacionuar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë më 3 Prill 2020 në kuadër të emergjencës së shkaktuar nga Pandemia COVID-19. Foto: Gent Shkullaku/LSA

Organizata mjedisore WWF Adria (World Wide Fund for Nature) së bashku me disa organizata të tjera të shoqërisë civile  në Shqipëri, kanë nisur më 6 maj një letër drejtuar Kryeministrit Rama, Presidentit Meta dhe Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, e cila i bën thirrje këtyre zyrtarëve shtetërore të ruajnë parimet e transparencës dhe qeverisjes së mirë, pavarësisht kohës së pasigurt dhe ditëve jo të zakonshme si për njerëzimin ashtu edhe për mjedisin.

Letra e adresuar  krerëve të shtetit nga WWF Adria  u dërgua me qëllimin për të sjellë në vëmendje të individëve dhe institucioneve vendimmarrëse proceset e transformimeve transparente drejt krijimit të një ekonomie miqësore për mjedisin, natyrën dhe klimën tonë, e si pasojë edhe për mirëqënien e popullatës.

“Transparenca kërkon shpalosjen e informacionit për hartimin e politikave dhe shpenzimet, ndërsa siguron qasjen e qytetarëve në informacione të tilla”,  theksojnë përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile nëpërmjet letrës së tyre. “Prandaj, kjo transparencë është një element kryesor për të ndërtuar përgjegjshmërinë dhe besimin tek vendimmarrësit”.

Pandemia e shkaktuar nga virusi SARS-CoV-2 solli një krizë të pashembullt në gjithë botën ashtu edhe në Shqipëri, pasojat e së cilës janë ende të paqarta.

Shqipëria vazhdon të jetë në gjendje të fatkeqësisë natyrore deri më 23 qershor, e pavarësisht se vendi ka filluar rihapjen graduale që prej 4 majit, shumë aktivitete dhe shërbime janë akoma të bllokuara, duke lënë kështu popullsinë në një gjendje pasigurie pa afat.

World Wide Fund Adria është një organizatë ndërkombëtare në mbrojtje të natyrës, mjedisit dhe klimës, duke u mbështetur në punën e pandërprerë të shkencëtarëve që punojnë për një bashkëjetesë harmonike të njeriut me natyrën.

“Vendi ynë pajtohet me parimet e transparencës dhe qeverisjes së mirë si një vend kandidat i Bashkimit Evropian, si dhe në linjë me konventa të ndryshme ndërkombëtare të ratifikuara nga Shqipëria, siç është Konventa e Aarhusit”, shkruhet në letrën drejtuar përfaqësuesve të shtetit shqiptar.

Pavarësisht se pranojnë se ndodhemi në kohë të vështira e sfiduese për njerëzimin, organizatat e shoqërisë civile kërkojnë që sidoqoftë të merren masat e duhura për të mos u cënuar të drejtat e njeriut.

“Kushtet aktuale ekstreme të punës, përfshirë këtu lëvizjen e kufizuar dhe kufizimin e tubimeve, nuk janë të favorshme për të siguruar siç duhet vendimmarrjen pjesëmarrëse dhe transparencën”, shkruhet në thirrjen e dërguar nëpërmjet letrës.

Më tej në letër, disa nga rekomandimet specifike konsistojnë në rritjen e investimeve për ngritjen e vetëdijes dhe edukimit në lidhje me të drejtat e njeriut, zhvillimin e qëndrueshëm, dhe mbrojtjen e natyrës.

“Përmes investimeve afatgjata të dedikuara në arsim dhe në ndërgjegjësim, duke përfshirë edhe mbështetjen për organizatat e shoqërisë civile, ne ndërtojmë një shoqëri të drejtë, më tolerante dhe të informuar, të aftë për të adresuar në mënyrë të qartë kërcënimet ndaj mirëqenies tonë” janë shprehur me shkrim përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Gjithashtu, në këtë letër u soll në vëmendje edhe rëndësia e nismave të reja në përputhje me interesin publik, shpërndarja e fondeve stimuluese dhe masave lehtësuese sipas kushteve të Marrëveshjes së Gjelbër Europiane dhe asaj të Parisit, si edhe mbështetja e organizatave lokale të shoqërisë civile me fokus grupet më vulnerabël.

Tjetri
Gjyqtarët gjermanë i shpallin luftë Bankës Qendrore Europiane

Gjyqtarët gjermanë i shpallin luftë Bankës Qendrore Europiane

Më të lexuarat

Bankat ulin punonjësit, shkurtojnë zyrat dhe rrisin fitimet (infografik)

Shoqëria civile bën thirrje për qeverisje të përgjegjshme gjatë COVID-19

17:24 | 06/05/2020
Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

19:09 | 18/03/2023
KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Arben Kostandini

KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Arben Kostandini

10:51 | 15/03/2023
Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

13:49 | 20/03/2023
Si u kthye Tirana në kryeqytetin e skemave mashtruese të investimeve

Si u kthye Tirana në kryeqytetin e skemave mashtruese të investimeve

10:08 | 13/03/2023
Shqiptarët u përballën me rënie të ndjeshme të pagave më 2016

Paratë e drogës si faktor i mosrritjes së pagave

13:42 | 21/03/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.