AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata e Kukësit lë në burg të akuzuarit për drogë, ia transferon dosjen SPAK

Bashkim ShalangaBashkim Shala
6 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjatë vleresimit të masës së sigurisë të enjten në Gjykatën e Kukësit. Foto:Bashkim Shala

Gjykata e Kukësit vlerësoi të ligjshëm arrestimin e 20 personave në Kukës të dyshuar për kultivim narkotikësh, dhe vendosi masa arresti me burg për 16 nga të ndaluarit përfshi vëllain e kryebashkiakut të Fushë Arrëzit, masë sigurimi me burg u vendos edhe për dy persona në kërkim.

Gjatë vleresimit të masës së sigurisë të enjten në Gjykatën e Kukësit. Foto:Bashkim Shala

Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Kukës në një senacë maratonë prej më shumë se 10 orësh ka bërë vlerësimin e ligshmërisë së zbatimit të masës së sigurisë me “arrest në burg” për 20 të ndaluarit, 2 prej të cilëve në mungesë,  nga prokuroria pranë kësaj gjykate, për kryerjen e veprës penale “kultivim i bimëve narkotike” në bashkëpunim.

Gjyqtari Florin Demollari pranoi kërkesën prokurores Rita Gjati duke lënë në qeli 16 nga të arrestuarit, ndërsa la me masë detyrim paraqitje dy oficerë policie të arrestuar për shpërdorim detyre, një person u la me masë arresti shtëpie, ndërsa ndaj një oficeri tjetër u vendos pezullimi nga detyra.

Dy punonjësit e policisë, ish shefin e Komisariatit të Policisë së Kukësit Arben Kalaja dhe  punonjësi i policisë e këtij komisariati Ramiz Cena, të cilët akuzoheshin nga prokuroria për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Dy punonjësit e policisë, pikërisht Arben Kalaja e Ramiz Cena kanë marrë si masë sigurie “Detyrim Paraqitje”, ndërsa i akuzuari Tarzan Veseli “Arrest Shtepie”.

Avokati Adriatik Cama që mbronte ish shefin e Komisariatit të Kukësit Arben Kalaja i tha “BIRN” se klienti i tij ishte ndaluar me prova inekzistente. “Unë kërkova pushimin e çështjes  për klientim tim. Prokuroria e ka akuzuar me prova inekzistente. Nuk është aspak normale që një oficer karriere i policisë që ka sakrifikuar për shtetin të akuzohet me prova të paqena”, tha Cama.

Ndërkohë që masa “arrest në burg” është vlerësuar si e ligjshme për Kreshnik Muratajn, babain e tij Beqir Murataj, Shkelqim Skacin, Sali Kovaçin,  Floriand Myftarajn, Zamir Myftarajn, Pal Pergjegjen, Akil Bunën, Arben Bejkon, Durim Vatën, Besart Drenin, Besnik Cokën, Petrit Pashkun, Benard Kordhakun, Shpëtim Topuzin, Zenel Meçen, Adriatik Hoxhën, Rezart Tahirin dhe vëllain e kryebashkiakut të Fushë Arrëzit Arben Tucin.

Ndërkohë me kerkesë të Prokurorisë së Kukësit, gjykata vendosi që dosja të transferohet në SPAK, pasi sipas prokurorisë kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal ku të gjithë të akuzuarit kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin për kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Avokatja e shumicës së të akuzuarve Aurora Guska tha për “BIRN” se disa prej klientëve të saj nuk kanë rol aktiv në këtë çështje, ndërsa disa të tjerë pak ose aspak. “Gjatë hetimit do të dalë e verteta dhe pafajësia e tyre”, pretendon avokatja Guska.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme, në bashkëpunim me prokurorinë e Kukësit kanë finalizuar të mërkurën  operacionin “Shënmëria”, duke arrestuar 19 persona, midis tyre edhe ish-shefi i Komisariatit të Kukësit, aktualisht funksionar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policsë së Shtetit Arben Kalaja, polici i Komisariatit të Kukësit Ramiz Cena dhe Arben Tuci, vëllai i kryetarit të bashkisë së Fushë-Arrëzit.

Hetimi i nisur qysh prej vitit 2018 nga prokuroria e Kukësit, ndaloi persona në Kukës, Pukë, Krujë dhe Lezhë, të cilët sipas organit të akuzës, kundrejt shumave të parave që u jepnin policëve merrnin garanci që të mbillnin parcela me lëndë narkotike në zona të thella të Pukës dhe Kukësit.  Një ndër zonat që trafikantët kishin piketuar dhe mbjellë me fidanë hashashi ishte  “Kodra e Spasit” në Njësinë Administrative të Malziut në Kukës dhe në Munellë të Pukës.

Etiketa: AdministrativeAdriatikAdriatik CamaArrestBIRNBurgdetyrimDosjaGjykataGjykatëGjyqKodit PenalMASMasaNarkotiknarkotikëparcelapoliciProkuroriaPukëRita GjatiSHShpërdorim detyreSigurimiSPAK
Tjetri
Marrëveshje e re për reformën në drejtësi?

Marrëveshje e re për reformën në drejtësi?

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.