AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Përplasja e grupeve rivale në Elbasan plagoset Ardjan Çapja

BIRNngaBIRN
6 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Policia në vendin ku gjet makina e djegur që dyshohet se u përdor në atentatin ndaj Ardian Çapjas. Foto:BIRN

Policia e Elbasanit dyshon se plagosja e 55-vjeçarit Ardjan Çapja dhe gjetja më vonë e një makine në të cilën u dogjën municione dhe një armë, lidhet me ngjarjet e vjetra në qytet. Ndërkohë një zjarrfikës u lëndua nga fishekët, ndërsa tentoi të fikte zjarrin në makinën e autorëve.  

Policia në vendin ku gjet makina e djegur që dyshohet se u përdor në atentatin ndaj Ardian Çapjas. Foto:BIRN

Policia e Elbasanit njoftoi të henën se 55-vjeçari Ardjan Çapja ishte paraqitur i plagosur në spitalin e Elbasanit. Çapja siç tha policia nuk ka njoftuar për atentatin dhe se hetimet për këtë kanë nisur pasi është parë se ai kishte në shpatull një plagë me armë zjarri.

Atentati mendohet se ka ndodhur mëngjesin e të hënës. Ardian Çapja 55 vjeç  mësohet të ketë marrë një goditje armë ndërsa ishte në ambjentet kompleksit të tij dhe shtëpive të banimit.

Policia njoftoi dje se Çapja kishte mbërritur rreth orës 09.37 në spital dhe konfirmohet gjendja e tij ishte jashtë rrezikut për jetën. Vetëm pak minuta pas mbërritjes së të plagosurit në anën tjetër të qytetit është njoftuar një makinë në zjarr. Në lagjen Skënderbej rreth orës 09.43  është gjetur duke u djegur një mjet tip Volksëagen. Për shuarjen e zjarrit kanë mbërritur mjetet zjarrëfikëse.

Gjatë shuarjes së zjarrit ka pasur shpërthime fishekësh në bagazhin e automjet duke plagosur në këmbë një efektiv zjarrfikës. Gjëndja e tij ndodhet nën kontroll. Sipas të dhënave paraprake goditja mendohet se ka ardhur nga një armë automatike e modifikuar si snajper, e cila është gjetur brenda automjetit të djegur. Një ekip i ekspertizës është duke grumbulluar prova të mundshme në automjetin e djeguar për të mbërritur në identifikimin e autorëve.

Ardjan Çapja dhe anëtarë të familjes së tij janë pjesë e një sërë ngjarjesh të rënda që kanë ndodhur në Elbasan në 16 vitet e fundit. Ndaj Çapjes dhe të afërmve të tij ka pasur një sërë atentatesh, më i rëndi në vitin 2016 kur katër veta përfshi nipa të të plagosurit humbën jetën.

Vetë Çapja është ndaluar disa herë nga policia pasi u akuzua se sulmoi me armë një makinë të saj që patrullonte në zonë, ndërsa të afërm të tij janë arrestuar me akuza për krime të ndryshme, por më pas janë lënë të lirë. Asnjë prej të dyshuarve për një sërë vrasjesh në Elbasan që mendohet se kanë lidhje me përplasjen mes dy grupeve rivale nuk është dënuar.

Etiketa: AkuzaArdjan ÇapjaAtentatiBIRNelbasanHetimetKrimeMakinaPoliciaPolicia e ElbasanitSHSpitalZjarrZjarrfikës
Tjetri
Gjyqtarja e Durrësit paditet për fshehjen e 1 milion dollarëve pasuri

Pezullimi i gjyqeve nga COVID-19 vonoi drejtësinë për qytetarët

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.