AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Tiparet e Luftës së re të Ftohtë në Azi

YOON YOUNG-KWANngaYOON YOUNG-KWAN
6 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Avionë të flotës së Shteteve të Bashkuara fluturojnë në formacion mbi aeroplanmbartësen Ronald Reagan të Shteteve të Bashkuara në Detin e Kinës së Jugut më 9 Tetor 2019. Foto: Marina e SHBA-së, Kaila V. Peters/Flickr

Vendimi i Kinës për të shembur marrëveshjen “një vend, dy sisteme” në Hong Kong duket se tashmë është fakt i kryer dhe madje duket se ky ka qenë një zhvillim i paracaktuar. Parë në një kontekst më të gjerë, kjo lëvizje përbën një zhvillim madhor në një luftë të re të frohtë e cila sakaq po zhvillohet në tre dimensione kritike.

Avionë të flotës së Shteteve të Bashkuara fluturojnë në formacion mbi aeroplanmbartësen Ronald Reagan të Shteteve të Bashkuara në Detin e Kinës së Jugut më 9 Tetor 2019. Foto: Marina e SHBA-së, Kaila V. Peters/Flickr

Në retrospektivë, vendimi i Partisë Komuniste të Kinës PKK për të imponuar një ligj të ri mbi sigurinë publike në Hong Kong duket se është paracaktuar. Historikisht, fuqitë në ngritje gjithmonë përpiqen të zgjerojnë sferat e ndikimit të tyre gjeopolitik sapo kapërcejnë një nivel të caktuar të zhvillimit ekonomik. Për rrjedhojë, hedhja tutje e marrëveshjes “një vend, dy sisteme” nga ana e Kinës dhe imponimi i ligjeve dhe normave të saj mbi Hong Kongun ishte vetëm çështje kohe. Hong Kongu është një territor që Kina e konsideron si pjesë tërësore të mëmëdheut.

Ndërsa shumë propozime të kohëve të fundit për reformimin e kapitalizmit mundet të ndryshojnë në mënyrë thelbësore mënyrën se si ekonomitë tona operojnë, ato në çdo rast nuk e ndryshojnë narrativën themelore mbi atë se si ekonomitë e tregut duhet të funksionojnë; lëto propozime gjithashtu nuk përbëjnë një ndryshim radikal në politika ekonomike. Dhe më kkritikja, ato nuk trajtojnë sfidën kryesore që ne duhet të trajtojmë: riorganizimin e prodhimit.

Nga perspektiva e Kinës, dekadenca dhe rënia e Amerikës përgjatë 12 viteve të fundit – nga kriza financiare e vitit 2008 deri te presidenca e Donald Trump – i ka dhënë asaj një ftesë për të përshpejtuar ekspansionin e saj strategjik. Megjithëse Presidenti i Kinës Xi Jinping ka folur prej kohësh para botës duke argumentuar se Oqeani Paqësor është mjaftueshëm i madh për të akomoduar si Kinën ashtu edhe Shtetet e Bashkuara, politikat e tij në të vërtetë kanë sugjeruar një situatë ndryshe. Përveç militarizimit të Detit të Kinës së Jugut, iniciativa e tij më e madhe, ajo e Një Brez – Një Rrugë synon ta bëjë Kinën nyjën e të gjithë masës tokësore të Euroazisë.

Tani që Xi ka vendosur të mos pranojë asgjë më pak se sa nënshtrim të plotë të Hong Kongut, ka gjasa që ai do të sfidojë gjithashtu edhe status quo-në ekzistuese me Tajvanin, duke menduar se një administratë izolacioniste dhe e çorientuar si ajo e Trump nuk do të bëjë asgjë për ta kundërshtuar. Por SHBA-të kanë mbajtur shënim agresivitetin e Xi. Pas dy dekadash shprese se Kina mund të bëhet një aksioner i përgjegjshëm në ekonominë botërore, politikëbërësit e SHBA-së më në fund kanë dalë në konkluzionin se diçka e tillë nuk do të ndodhë. Që nga vendimi i marsit 2018 i PKK-së për të hequr kufizimet në numrin e mandateve të presidentit, estabilishmenti i politikës së jashtme të SHBA-së ka braktisur çdo ide për një konvergjencë në rregulla e parime mes Kinës së Xi dhe Perëndimit.

Ndërkohë, ndërsa lufta tregtare e Trump ka inauguruar sakaq një fazë të re, gjithnjë e më antagoniste në marrëdhëniet sino-amerikane, pandemia COVID-19 ka lejuar ngritjen e spektrit të politikës së konfrontimit mes SHBA-së dhe Kinës. Kështu, një konsensus strategjik është shfaqur nëpër të gjithë Azinë dhe bindja është se ky rajon do të jetë “fushëbeteja” qendrore në një luftë të re të ftohtë që sakaq ka filluar.

Për të kuptuar natyrën e konfliktit të pritshëm, udhëheqësit e Azisë – krahas pjesës tjetër të botës – duhet të përqendrohen në tre fusha të ndryshme por të ndërlidhura të rivalitetit sino-amerikan: fusha politiko-ushtarake, ajo ekonomike dhe ajo ideologjike.

Në nivelin politiko-ushtarak, një pyetje kyçe është nëse Kina do të kërkojë të përzë SHBA-në nga Azia, rrjedhimisht duke u bërë hegjemoni i padiskutueshëm i rajonit. Në mungesë të kësaj, Kina do të përpiqet të dobësojë angazhimet e SHBA-së për sigurinë e Koresë së Jugut, Japonisë, Filipineve si dhe brenda Lidhjes së Kombeve të Asisë Jug-Lindore.

Por nëse përqasja agresive e PKK-së përshkallëzohet, kjo mund të shtyjë vendet fqinje të saj të krijojnë një koalicion të ri anti-Kinë, e lidhur në një farë mënyre me SHBA-në. Nëse kjo do të ndodhë, Kina do ta ketë jashtëzakonisht të vështirë të mbajë bashkëekzistencën paqësore me SHBA-të. Akoma më keq, lufta e re e ftohtë në Azi do të jetë gjithmonë nën rrezikun e transformimit në një luftë të nxehtë të paqëllimtë.

Fusha e dytë shqetësuese është ekonomia. Çdo konfrontim në nivelin politiko-ushtarak detyrimisht do të përshpejtojë procesin e krijimit të ndasive ekonomike, duke e transformuar ekonominë e rajonit nga një lojë me rezultat pozitiv  në një lojë në rezultat negativ. Shumë vende të Azisë kanë përfituar ekonomikisht nga thellimi i marrëdhënieve me Kinën, edhe pse ata vijojnë të vare nga SHBA për çështje të sigurisë. Për këto vende, një ndarje e plotë nga Kina do të jetë veçanërisht e kushtueshme, e komplikuar, e rrezikshme. Kjo ka gjasa do t’i shtyjë ato t’i rezistojnë përpjekjeve të SHBA për të shkëputur lidhjet ekonomike me Kinën dhe do t’i shtyjë të përpiqen të kufizojnë konfrontimin vetëm te industritë e sigurisë dhe teknologjisë së lartë.

SHBA ka aktualisht një paqartësi sa i përket pozicionit që do të mbajë dhe nuk është ndihmuese. Politikëbërësit e Azisë janë lënë të vrasin mendjen nëse SHBA do të ketë një vizion të përbashkët me ta në një epokë pas shkëputjes së marrëdhënieve ekonomike me Kinën. Administrata e Trump ka sugjeruar se ajo kërkon të krijojë një “Rrjet të ri të Mirëqenies Ekonomike” në rajon. Por mbetet për t’u parë nëse kjo marrëveshje do të qeveriset nga e njëjta përqasje e njëanshme dhe e bazuar në Pazar “Amerika e Para” apo do të jetë ndryshe.

Nëse do të jetë kështu, qeveritë e Azisë do të jenë më pak të prirura që të pranojnë një politikë të tillë pa kushte. Përgjatë tri viteve të fundit, Trump ka çuar dëm shumë nga simpatia që Amerika gëzon në Azi dhe në këtë mënyrë ka zvogëluar hapësirat e bashkëpunimit për çështje të sigurisë.

Ndërsa dimensioni politiko-ushtarak është faktori përcaktues i luftës së re të ftohtë ndërsa faktori ekonomik është në varësi të të parit, konfrontimi ideologjik pritet gjithashtu të luajë një rol. Sërish, pyetja kyçe është se sa larg do të shkojë Kina në promovimin e modelit të vet të “kapitalizmit autoritarist” si një alternativë “superiore” ndaj demokracisë liberale.

Nëse Kina e shtyn këtë model në mënyrë po aq agresive sa pati bërë edhe Bashkimi Sovjetik, lufta e re e ftohtë do të ketë të gjithë përbërësit – dhe larmishmërinë e tensioneve – të Luftës së parë të Ftohtë. Sa më imponuese bëhet Kina në shitjen e modelit të vet, aq më shumë gjasa do të ketë që vendet demokratike të bashkohen kundër saj në emër të mbrojtjes së sistemit të tyre ideologjik.

Që të jemi të sigurt, demokracitë udhëheqëse të botës nuk e kanë njohur veten mjaftueshëm me krizën aktuale. Por parimet demokratike – të tilla si respekti për të drejtat e njeriut, liritë civile dhe sundimin e ligjit – janë vlera universale dhe gëzojnë ende mbështetje të gjerë mes aziatikëve, në veçanti kur krahasohen me autoritarizmin. Kina është një shtet shtypës për nga natyra dhe si i tillë, vështirë se do t’i mundësojë njerëzve të realizojnë potencialin e tyre të plotë ndërsa të metat strukturore do t’i pengojnë rrugën në aspiratat e saj për të kapërcyer SHBA-në si ekonomia më e përparuar e botës.

Mbetet për t’u parë se si saktësisht këto tre dimensione të konfliktit do të ndërveprojnë. Udhëheqësit e Azisë do të duhet të jenë të kujdesshëm, të kuptojnë se situata është fluide dhe të planifikojnë në bazë të skenarëve të ndryshëm të mundshëm. Dhe natyrisht që as Kina dhe as SHBA nuk do të dëmtohen në rast se tregojnë pak më shumë përulësi. Por ky element karakteri është ai që, për fat të keq, nuk na vjen ndër mend kur mendojmë si për Trump ashtu edhe për Xi. Megjithatë, përulësia ka gjasa do të jetë me rëndësi vendimtare për të shmangur një katastrofë aksidentale.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. The Shape of Asia’s New Cold War

Etiketa: AdministrataAmerikaBashkimi SovjetikCOVIDCOVID-19Donald TrumpEkonomiaFushaKinaKrizaLigjLuftalufta tregtaremarrëveshjeMASmbështetjendarjepandemiaParaPKKPresidencaProject SyndicaterajonSHSHBAShtetet e BashkuaraSinoTrumpVendimiXi Jinpingzhvillim
Tjetri
Gjykata e Posaçme e Apelit rikthen në detyrë Luan Dacin

SPAK kundërshton në Gjykatë të Lartë rikthimin e Luan Dacit në detyrë

photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.