AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Hashim Thaçi: “Nëse aktakuza konfirmohet, do të jap dorëheqjen”

Xhorxhina BamingaXhorxhina Bami
6 years më parë
në Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Foto: Facebook/Hashim Thaçi.

Duke iu drejtuar kombit të hënën, Hashim Thaçi deklaroi se ai do të jepte dorëheqjen si president “menjëherë”, nëse aktakuza kundër tij për krime lufte konfirmohet – duke mbrojtur sjelljen e tij gjatë luftës dhe duke thënë se “do të bënte përsëri të njëjtën gjë”.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Foto: Facebook/Hashim Thaçi.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, duke iu drejtuar shqiptarëve në të gjithë Ballkanin dhe në botë nga zyra e tij në Prishtinë, tha se nëse akuzat për krime lufte të njoftuara javën e kaluar kundër tij konfirmohen, atëherë ai do të japë dorëheqjen nga posti i tij.

“Nëse aktakuza konfirmohet, unë menjëherë do të jap dorëheqje si President i juaji dhe do të përballem me akuzat. Kosova është shtet i ri, por udhëheqësit e saj duhet të sillen si burrështetas të vërtetë. Do ta mbaj këtë barrë dhe ta mbroj veten time, luftën tonë për liri, me çdo forcë që kam”, deklaroi Thaçi.

Ish-lideri politik i forcës guerile shqiptare të Kosovës, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, UÇK, hodhi poshtë akuzat për krime lufte.

“Gabime politike në paqe mund të kem bërë, por krime lufte asnjëherë!”, tha ai, duke akuzuar komunitetin ndërkombëtar se po përdor standarde të dyfishta në gjykimin e krimeve të luftës në Serbi dhe Kosovë.

“Por asnjë faj a gabim i yni apo i imi, nuk e justifikon faktin që Kosova qe 21 vjet vazhdon me proceset e ballafaqimit me krime lufte në hapësirën e saj”, tha ai.

Ai vazhdoi duke mbrojtur jo vetëm sjelljen e tij në luftën kundër regjimit serb të Sllobodan Millosheviçit, por gjithashtu edhe të UÇK-së.

“Edhe po të kthehesha mbrapa, në kohën e zezë të Slobodan Millosheviçit, do të bëja të njëjtën gjë, duke iu përgjigjur plumbit armik me plumbin e etjes për liri dhe duke mos i hyrë kurrë në hak asnjë qytetari serb, rom apo shqiptar”, tha ai.

Ai vazhdoi duke bërë thirrje për vazhdimin e përpjekjeve për të ndërtuar një shoqëri moderne, tolerante dhe europiane. “Kosova është atdhe i të gjithë qytetarëve të saj. Një shtet evropian e një shoqëri multi-etnike. I them edhe një herë JO hakmarrjes dhe PO tolerancës ndëretnike. Vetëm duke ndërtuar demokracinë qytetare ndërtojmë të ardhme euroatlantike”, përfundoi ai.

Më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë lajmëroi se kishte paraqitur një aktakuzë prej dhjetë pikash pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës, duke akuzuar Thaçin, politikanin kosovar Kadri Veseli dhe të tjerë për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte.

Krimet përfshijnë vrasje, zhdukje të detyruar të personave, përndjekje dhe torturë. Akuzat përfshijnë vrasjen e 100 individëve.

Njoftimi i akuzave anuloi një takim që do të mbahej në Uashington më 27 qershor, i cili do të kishte rinisur negociatat midis Serbisë dhe ish-provincës së saj.

Dialogu Kosovë-Serbi u pezullua në nëntor 2018 pasi qeveria e atëhershme e kryeministrit Ramush Haradinaj vendosi një tarifë prej 100 për qind për importet me origjinë serbe dhe boshnjake.

Ndërkohë që heshti në lidhje me akuzat deri të hënën në mbrëmje, Thaçi që atëherë ka marrë mbështetjen e fortë të disa liderëve politikë në vend, si dhe nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, dhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Rama aktualisht është për një vizitë dy-ditore në Kosovë për të takuar liderët politikë në lidhje me akuzat ndaj Thaçit. Në një postim në Twitter të hënën, duke njoftuar vizitën e tij, Rama i quajti akuzat një turp – një “njollë e turpshme e shekullit XX në historinë botërore të drejtësisë”.

Ekspertë në Ballkan më herët thanë se ata prisnin që Thaçi të japë dorëheqjen si president i Kosovës, nëse aktakuza konfirmohet.

Daniel Serwer, një ekspert amerikan për Ballkanin, shkroi në blogun e tij Peacefare se Thaçi “do të duhej të jepte dorëheqjen – me dinjitet – dhe të angazhohet të shkojë në Hagë për t’u mbrojtur”, nëse konfirmohet aktakuza kundër tij.

Parlamenti i Kosovës më pas do të duhet “të zgjedhë një president të ri ose të rrezikojë të mbajë zgjedhje të reja brenda 45 ditësh”, tha Serwer, duke shtuar se vendit i duhej një njeri si ish-presidentja Atifete Jahjaga. Sipas Serwer, “Kosova ka shumë njerëz të kualifikuar, sidomos gra. Pak prej tyre mund të akuzohen për krime lufte dhe shumë prej tyre nuk i kanë njollosur duart me korrupsion dhe shkelje të tjera”.

Ekspertë vendas gjithashtu sugjerojnë se vendit tani i duhet një president që nuk ka qenë i përfshirë në krime lufte.

Më 26 qershor, Thaçi kishte deklaruar me anë të një postimi në Facebook, pasi zbriti në aeroportin e Tiranës në Shqipëri, se do t’i drejtohej vendit të dielën, edhe pse zyra e tij kishte deklaruar se ai do të kthehej në Kosovë një ditë më parë.

Megjithatë, Thaçi postoi në rrjetet sociale një fotografi me prindërit e tij të dielën dhe e shtyu fjalën e tij drejtuar kombit. Familja e Thaçit në një letër publike dërguar mediave më 26 qershor, deklaroi se “askush nuk mund të rishkruajë historinë e Kosovës dhe të zhbëjë sakrificën e shqiptarëve për liri, pavarësi dhe shtetndërtim”, raportoi televizioni publik i Kosovës, RTK.

Pas njoftimit të akuzave, Thaçi u desh të anulonte udhëtimin e tij të planifikuar në Uashington dhe deri më tani, përveç postimit të stemës së UÇK-së në rrjetet sociale, ai nuk kishte bërë asnjë deklaratë publikë në lidhje me akuzat për krime lufte të bëra ndaj tij.

Etiketa: BallkanEdi RamaFacebookfotografiGjykata SpecialegraHaradinajHashim ThaçiIlir MetaImportetJahjagakadri veseliKorrupsionKosovaKosovëKosovë-SerbiKrimekrime lufteLufteMetaMillosheviçpaqepresidentQeveriaRamaRamush HaradinajromRrjetet socialeRTKSerbiSHshqipShqipërishqiptareSllobodan MillosheviçTiranëTwitterUCKUshtriavrasjezgjedhjezhdukje
Tjetri
Kurba ‘e qëndrueshme’; zbulohen 7 raste të reja me COVID-19

COVID merr tre jetë brenda një dite në Shqipëri

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.