Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Lajme

Gjykata Kushtetuese mbetet në vendnumëro

BIRNNgaBIRN
12:55 | 18/07/2020
Në Lajme, Në Fokus
Kohe leximi: 2 minuta
A A
0
Gjykata Kushtetuese mbetet në vendnumëro

Nga një mbledhje e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Share on FacebookShare on Twitter

Dy thirrjet e hapura nga Kuvendi dhe Presidenti i Republikës nuk prodhuan asnjë kandidat të vlefshëm –duke e shtyrë edhe më tej vënien në funksion të Gjykatës Kushtetuese.

Nga një mbledhje e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Dy thirrje paralele të hapura nga Kuvendi i Shqipërisë dhe Presidenti i Republikës nuk prodhuan asnjë kandidat të vlefshëm për Gjykatën Kushtetuese, duke e shtyrë edhe më tej vënien e saj në funksionim.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi njoftoi pas një mbledhjeje të zhvilluar deri në orët e vona të së premtes se ishte vendosur ndalimi i kandidimit për gjashtë juristë, ndërsa tre të tjerë u tërhoqën nga gara.

Nga kandidimi janë tërhequr Klodian Rado, Prel Martini dhe Envi Hicka. Ndërsa Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi ndalimin e kandidimit për Besnik Muçin, Ardita Alsulën, Shaqir Hasanajn, Vjosa Bodon, Vasil Bendon dhe Dedë Kasnecin.

“Kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji,” deklaroi KED, pas procedurës së vlerësimit të kandidaturave.

Gjykata Kushtetuese po hyn në vitin e tretë të mosfunksionimit të saj, pas rrëzimit në veting dhe largimit me dorëheqje të anëtarëve të saj. Ndërkohë, procedurat për zgjedhjen e anëtarëve të rinj në vjeshtën e vitit 2019 shkaktuan një konflikt të ashpër mes institucionit të Presidentit të Republikës dhe kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, duke sjellë edhe largimin e këtij të fundit.

Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka 4 anëtarë; Vitore Tushën, Elsa Toskën, Marsida Xhaferllarin dhe Fiona Papajorgjin. Pesë anëtarë të tjerë priten të zgjidhen mes Presidentit të Republikës, Kuvendit dhe Gjykatës së Lartë.

Tërhequr nga gara

Klodian Rado

Prel Martini

Envi Hicka

Ndalimi i kandidimit

Besnik Muçi

Ardita Hasula

Shaqir Hasanaj

Vjosa Bodo

Vasil Bendo

Dedë Kasneci

Etiketa: Gjykata KushtetueseKëshilli i Emërimeve në Drejtësi
Tjetri
Covid-19, Durrësi mes karantinës dhe shëtitjeve buzë detit

Tregtia e jashtme rimëkëmbet me shpejtësi pas muajve të pandemisë

Më të lexuarat

Gjykata Kushtetuese mbetet në vendnumëro

Gjykata Kushtetuese mbetet në vendnumëro

12:55 | 18/07/2020
Gjyqtarja Matilda Fetau konfirmohet në detyrë

Gjyqtarja Matilda Fetau konfirmohet në detyrë

16:54 | 29/05/2023
Mungesa e vlerësimit për drejtuesit dhe promovimet pa garë shkaktojnë debat në KLP

Një aferë familjare: KLP shton në Prokurorinë e Tiranës të afërmit e deputetes së PS

21:55 | 29/05/2023
Projektit të urës së madhe të Kukësit nuk i duket fundi

Projektit të urës së madhe të Kukësit nuk i duket fundi

16:53 | 31/05/2023
KLGJ pranon dorëheqjen e dytë të Artan Gjermenit

KLGJ vijon procedurat për ngritjen në detyrë dhe lëvizjet paralele të gjyqtarëve

17:29 | 30/05/2023
Mungesa e konkurrencës bën pis tenderat e lavanderisë

Tenderat e gatimit në spitalet e Elbasanit ushqejnë kompaninë e lidhur me krimin

14:56 | 26/05/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.