Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
Reporter.al
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Mos humbisni Korrupsioni

Skeda e pasurisë së deklaruar –Blerona Hasa –Gjykata Administrative e Apelit

BIRNNgaBIRN
13:32 | 22/07/2020
Në Korrupsioni, KPK, Skeda, Vendi
Kohe leximi: 3 minuta
A A
0
Skeda e pasurisë së deklaruar –Blerona Hasa –Gjykata Administrative e Apelit
Share on FacebookShare on Twitter

Gjyqtarja e Apelit Administrativ, Blerona Hasa do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.Gjyqtarja Blerona Hasa e Gjykatës Administrative të Apelit do të përballet të enjten më 23 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjyqësore që po kryen procesin e vetingut përbëhet nga Xhensila Pine, Olsi Komici dhe Brunilda Bekteshi.

Blerona Hasa ka kryer studimet e Magjistraturës në vitet 1998-2001 dhe është emëruar fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Korçës. Në vitin 2011, Hasa është transferuar në Gjykatën e Tiranës, ndërsa në vitin 2013 është dekretuar si gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Blerona Hasa nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja Blerona Hasa për vitet 2003-2017.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2003, gjyqtarja Blerona Hasa nuk deklaronte asnjë pasuri, ndërsa në vitin 2017, pasuria e saj familjare kap vlerën e 6 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2017, ajo zotëron familjarisht pasuri të patundshme me vlerë 5.5 milionë lekë, automjet me vlerë rreth 400 mijë lekë, likujditete bankare prej 68 mijë lekësh dhe kursime në cash prej 7 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 23.4 milionë lekë, nga të cilat 57% burojnë nga paga si gjyqtare dhe rreth 41% nga pagat e familjarëve.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit të Znj. Hasa rezultoi pa probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” vlerat e konsiderueshme të kredive bankare, të cilat kanë shërbyer për financimin e aseteve dhe të shpenzimeve të subjektit.

Më konkretisht në vitin 2007, gjyqtarja Hasa deklaron kredi me vlerë 40 mijë euro për ndërtimin e një banese private, ndërsa në vitin 2016 deklarohet kredimarrje prej 59 mijë eurosh që shërben për shlyerjen e kredive të mëparshme dhe investime në shtëpi. Gjithashtu në vitin 2017, ajo deklaron një kredi prej 12 mijë eurosh për pagesën e tarifës së shkollimit të djalit në Gjermani.

Ndërsa në vitin 2013, bashkëshorti i subjektit deklaron blerjen e një makine për 1500 euro me burim dhurimin në cash të kësaj shume nga babait.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: Gjykata Administrative e ApelitGjyqtareKomisioni I Pavarur i Kualifikimit
Tjetri
Turqia në prag të udhëkryqeve

Turqia në prag të udhëkryqeve

Më të lexuarat

Skeda e pasurisë së deklaruar –Blerona Hasa –Gjykata Administrative e Apelit

Skeda e pasurisë së deklaruar –Blerona Hasa –Gjykata Administrative e Apelit

13:32 | 22/07/2020
‘Rigjenerimi urban’ i sheshit të Flamurit dëmtoi trashëgiminë historike të Vlorës

‘Rigjenerimi urban’ i sheshit të Flamurit dëmtoi trashëgiminë historike të Vlorës

17:38 | 17/05/2022
Përfituesit e mëdhenj të programit të Rindërtimit

Përfituesit e mëdhenj të programit të Rindërtimit

17:16 | 17/05/2022
Marsida Frashëri dërgohet për trajnim në Magjistraturë

Marsida Frashëri dërgohet për trajnim në Magjistraturë

16:42 | 13/05/2022
Kapedani përballet me dyshimet e ONM-së për ‘kontakt të papërshtatshëm’

Kapedani përballet me dyshimet e ONM-së për ‘kontakt të papërshtatshëm’

19:27 | 16/05/2022
Në foto: Jeta mes fushave të naftës në Kuçovë

Në foto: Jeta mes fushave të naftës në Kuçovë

07:20 | 18/05/2022
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.