AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPA

KPA pezullon Luan Dacin pasi u mor i pandehur nga SPAK

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
6 years më parë
në KPA, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtari i pezulluar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci | Foto : LSA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur pezullimin nga detyra të anëtarit Luan Daci bazuar në parashikimet e Kushtetutës për rastet kur gjyqtarët e saj merren të pandehur. Në vendimin e tij Kolegji kërkon që procesi hetimor të jetë i shpejt.

Gjyqtari i pezulluar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci | Foto : LSA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi pasditen e të premtes vendimin për pezullimin nga detyra të gjyqtarit Luan Daci, pas marrjes së tij të pandehur për falsifikim të dokumenteve.  “Pas vënies në dijeni nga vetë gjyqtari Luan Daci, për marrjen e tij në cilësinë e të pandehurit nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u zhvillua sot Mbledhja e Gjyqtarëve, e cila vendosi: Pezullimin nga detyra të gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, z. Luan Daci”, citohet në njoftimin e KPA.

Në pikën 2 të vendimit të Mbledhjes së Gjyqtarëve të KPA, u kërkohet organeve proceduese, gjykatës dhe prokurorisë, të vijojnë me një proces të shpejtë.

Anëtari i KPA, Luan Daci, u thirr të enjten në ambjentet e SPAK ku ju komunikua akuza e ngritur ndaj tij për falsifikim të dokumenteve. “Ditën sotme ju komunikua akuza për falsifikim të dokumenteve, si dhe të drejtat e tij. Pasi i pandehuri të paraqesë parashtrimet lidhur me akuzën dhe ato të vlerësohen, do të procedohet edhe me dërgimin e çështjes për gjykim”, pohoi të enjten për BIRN drejtuesi i SPAK, Arben Kraja.

SPAK e akuzon anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Luan Daci se ka falsifikuar dokumentet gjatë aplikimit për pozicionin e tij, përmes paraqitjes së rrethanave të rreme si dhe mosdeklarimit të një mase disiplinore për largim nga puna të vitit 1997.

“Thelbi ishte i njëjtë…, i njëjti fakt, nuk kishte ndonjë provë të re. I’u qëndrojmë të gjitha pretendimeve tona, që nuk kemi të bëjmë me vepër penale”, pohoi për mediet avokati Andi Durraj pas komunikimit të akuzës të përfaqësuarit prej tij, Luan Daci.

Një masë sigurie për pezullimin nga detyra të Dacit e vendosur nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u rrëzua nga trupa gjyqësore e Apelit e përbërë nga gjyqtarët Dhimitër Lara dhe Nertina Kosova – ndërkohë që gjyqtari Sokol Binaj ishte në minorancë.

Dy anëtarët e shumicës argumentuan se paraqitja e të dhënave të rreme gjatë procesit të aplikimit për një post në institucionet e vetingut nga Daci nuk ka elementë të veprës penale të falsifikimit.  Sipas shumicës, mos-paraqitja, mos-shënimi apo mohimi i Dacit për masën disiplinore të largimit nga puna është një fakt që i mungon kundërligjshmëria.

Gjykata vlerësoi gjithashtu se hetimet e prokurorit nuk ishin zhvilluar mbi faktet e nevojshme që lidhen me ushtrimin e ndjekjes penale të falsifikimit të dokumentit nga Daci, por me hetimet që lidhen me ‘pozicionin e anëtarit të institucionit të rivlerësimit’, që u janë ngarkuar me ligj institucioneve që kishin detyrë të përzgjidhnin anëtarët e institucioneve të rivlerësimit.

Anëtari në pakicë i trupës, gjyqtari Sokol Binaj argumentoi se origjina e falsitetit në “kërkesën për aplikim” e ka prejardhjen në manipulimin e konkluzioneve të këtij dokumenti.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK kundërshtoi në Gjykatën e Lartë vendimin për rikthimin në detyrë të gjyqtarit të KPA-së, Luan Daci, duke i konsideruar argumentet e Apelit si “sipërfaqësore” dhe jo në përputhje me parashikimet e Kodit Penal për veprën e “falsifikimit të dokumenteve”.

SAPK argumenton në rekurs se gjykata e trajtoi aplikimin e Z.Daci në kuptimin e ngushtë të paraqitjes së interesit, pa analizuar deklarimet e bëra nga ky i fundit në përmbajtjen e tij. Prokuroria sjell në vëmendje edhe parashikimet e përcaktuara në “protokollin e procedurave të punës për vlerësimin se cili prej kandidatëve plotëson kriteret formale për institucionet rivlerësuese” –  duke vlerësuar se, bazuar në këtë protokoll, kërkesa e Dacit merr vlerë të veçantë dokumentare.

Luan Daci u denoncua në SPAK për falsifikim të dokumenteve nga ish-prokurori dhe ish-anëtari I KLP, Besnik Cani. Ndaj Dacit është dorëzuar në SPAK edhe një kallëzim i dytë nga ish-prokurorja e Prokurorisë së Tiranës Antoneta Sevdari; ish-prokurori i Korçës Elsion Sadiku dhe ish-gjyqtari i Apelit Tiranë, Ervin Metalla.

Këta të fundit i akuzojnë dy anëtarët e KPA-së Luan Daci dhe Ardian Hajdari se kanë gënjyer gjatë aplikimit dhe procesit të përzgjedhjes së tyre për një pozicion në institucionet e rivlerësimit dhe se kanë kryer evazion fiskal e fshehje pasurie.

KPA njoftoi se Daci ishte zëvendësuar nga anëtarët e tjerë të Kolegjit.

Etiketa: 1997AkuzaAntoneta SevdariArben KrajaArdian HajdariBesnik CaniBIRNDhimitër LaraElsionElsion SadikuErvin MetallaFshehje pasurieGjykataGjykata e PosaçmeGjykatëGjykatësgjykimGjyqgjyqtarHetimetKLPKodit PenalKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKorçëKosovaKPALigjLuan DaciMASNertina KosovaProkuroriProkuroriaProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarPunëSHSPAKTiranë
Tjetri
Palët politike afrohen për kompromis të ri mbi reformën zgjedhore

Palët politike afrohen për kompromis të ri mbi reformën zgjedhore

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.