AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Çfarë fshihet pas një emri; antroponimet mes traditës dhe modernitetit

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
6 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Faqja e pare
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Instalacion për festën e e ditëlindjes të një vajze, ne plazhin e fshatit Rinia, në veri të qytetit të Durrësit | Foto : Gëzim Kabashi

Ruajtja e antroponimeve të familjarëve tashmë përballet gjithnjë e më shumë me dëshirën e prindërve për ta ndërtuar të ardhmen e fëmijëve në perëndim.   

Instalacion për festën e e ditëlindjes të një vajze, ne plazhin e fshatit Rinia, në veri të qytetit të Durrësit | Foto : Gëzim Kabashi

Avdulla Karalliu punon si kamarier në një nga lokalet e shumtë buzë detit në  qytetin e Durrësit. Djalë i qeshur dhe i papërtuar, nga ata që “ta merr bakshishin me zor”, Avi, siç e thërrasin shkurt, nuk habitet kur e pyesim për emrin e tij të plotë.

“Unë trashëgoj emrin e gjyshit,” tregon ai.

Kur isha I vogël më dukej sikur talleshin me emrin tim dhe i thoja vetes “sa të rritem do ta ndërroj”.

“Tani ndjehem rehat me emrin tim,” e mbyll bisedën djaloshi që sapo ka mbushur 22 vjeç, dhe vrapon drejt një tavoline tjetër me klientë.

Pas disa dhjetëvjeçarësh me emra, që dëshmonin një entuziazëm shpesh herë të stisur, pas viteve 1990 emrat e përzgjedhur për fëmijët e sapolindur pësuan ndryshime dhe jo pak herë edhe deformime.

“Në kopshtin ku punoj, për një kohë të gjatë fëmijët kishin emra të sajuar nga bashkimet e emrave të vetë prindërve,” dëshmon Mirjeta Lala, edukatore në një nga institucionet e arsimit parashkollor.

Kombinimet e disa emrave shpesh herë përfshinin, bashkë me rrokje nga emrat e prindërve, edhe gërma nga ato të gjyshërve, apo të ndonjë vëllai a motre më të vogël të fëmijës që po “pagëzohej”.

“Tani te vogëlushët nuk paragjen emra gjyshërish me prejardhje të hershme,” thotë Mirjeta. Në kopësht vijnë gjithnjë e më shumë fëmijë me emra lloj-llojesh, kryesisht në gjuhë të huaj.

Nga një publikim i INSTAT-it rezulton se emrat më të preferuar  nga prindërit për fëmijët e tyre gjatë vitit të fundit kanë qenë thuajse të gjithë të huaj. Emrat, që tashmë kanë zënë vend në listat e Gjendjes Civile, si për djem edhe për vajza, kanë lidhje shumë të largëta me gjuhën shqipe.

Psh “Amelja”, që ze vendin e parë është përzgjedhur 499 herë brenda një viti, ndërsa po ti shtosh edhe variantin thuajse të njejtë “Amelia” numri i preferencave vjetore arrin në 681 gjithsej. Emrat “Amaris” dhe “Amar” ndodhen përkatësisht në listën e vajzave dhe djemve, por ata janë aq të ngjashëm, sa nuk dihen edhe mbaresat që mund tua ndryshojnë gjininë e emrit.

Tendenca e emrave që i largohen gjuhës shqipe, lidhet me përvojat personale të prindërve në vende të huaja.  Migrimi i ka detyruar ndonjëherë të sillen në mënyrë të çuditshme me emrat e tyre.

Për një periudhë jo të shkurtër shqiptarët me punë dhe banim në Greqi kërkuan të ndryshonin emrat për të siguruar më lehtë dokumentet dhe vendin e punës. Një ish-nëpunës i Gjendjes Civile në bashkinë e Durrësit kujton se ligji shqiptar lejonte ndërrimin e emrit mbi bazën e një kërkese të thjeshtë.

“Ndryshime të tilla kanë ndodhur jo pak herë,” thotë ish-nëpunësi i bashkisë, që nuk kishte dëshirë të identifikohet.

Më pas gjeografia e migracionit shqiptar në botë u zgjerua ndjeshëm.

“Simpatia e prindërve për këto vende shprehet edhe me parapëlqimet e emrave. Bashkë me simpatinë për këto vende, ka prindër që mendojnë se e ardhmja e fëmijëve të tyre duhet të jetë patjetër jashtë vendit,” shprehet mësuesi i letërsisë Ruzhdi Gole.

“Nxënësit e mi nuk e gjykojnë keq njeri-tjetrin për shkak të emrit, por duket qartë se shpesh herë edhe prindërit ngatërrojnë konceptin “bashkëkohor” me atë “modern”,” shton ai.

Emrat Gent apo Bardhyl, megjithëse mbijetojnë prej disa dekadash kurdoherë janë “bashkëkohorë” – sipas mësuesit me përvojë, i cili thotë se ato kanë një kuptim historik për ne shqiptarët.

Në vitin 1982 Shtëpia Botuese “8 nëntori” publikoi një “Fjalor me emra njerëzish”, hartuar nga një grup gjuhëtarësh.

“E kam blerë këtë libër, kur prisja të bëhesha prind,” tregon për BIRN Edmond Agolli, një aktor në pension. Hallat e mija më kërkonin që të përjetësoja emrin e babait tim, i cili quhej Sadik. Por mbaja mend edhe babain, i cili shumë vite më parë u thoshte miqve në tavolinë: Uroj që bijtë tanë të mos u venë fëmijëve te tyre emra për estradë”.

“E mbajta fjalën dhe e quajtëm Etrit, pra një shumës si fjala “baballarët”, Etërit, – kujton Agolli.

Agolli mendon se një vëllim orientues i përditësuar me emra shqiptarë do ti ndihmonte prindërit e rinj në morinë e emrave që  qarkullojnë sot, dhe që fillojnë nga emrat e hershëm të gjyshërve dhe përfundojnë te emrat e huaj pa kuptim dhe pa lidhje me gjuhën amtare.

Etiketa: BIRNEmriGreqiINSTATLIBMorinPunëSH
Tjetri
Këshilli i Europës thirrje Serbisë të pranojë gjenocidin

Rënia e Zepës tregoi mizorinë e forcave serbe të Bosnjës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.