AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KP

Komisioneri Publik ankimon vendimin për konfirmimin e gjyqtares Etleva Deda

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
6 years më parë
në KP, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtaret Etleta Deda dhe Miranda Andoni takohen në sallën e KPK-së pas vendimeve.

Komisioneri Publik njoftoi se do kërkonte shkarkimin e gjyqtares së Gjykatës së Posaçme Etleva Deda në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, duke kundërshtuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për kriterin e pasurisë.

Gjyqtaret Etleta Deda dhe Miranda Andoni takohen në sallën e KPK-së pas vendimeve.

Disa pasaktësi në deklarimin e gjendjes cash në vite, mosdeklarimi i mbajtjes cash në shtëpi të kredisë së marrë për blerje shtëpie dhe një dhuratë prej 15 mijë eurosh nga prindërit, janë sipas Komisionerit Publik Florian Ballhysa arsye për të kërkuar shkarkimin e gjyqtares Etleva Deda.

Komisioneri Publik njoftoi të martën se kishte ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e KPK të 12 qershorit që kishte konfirmuar gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme në detyrë.

“Duke marrë për bazë jurisprudencën e deritanishme të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, gjendjen e fakteve dhe provave në rastin konkret dhe të ligjit të zbatueshëm, Komisioneri Publik ndan gjykim të kundërt, pasi vlerëson se subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë”, thuhet në ankimin e Komisionerit.

Etleva Deda e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2004 si gjyqtare e Gjykatës së Krimeve të Rënda. Në vitin 2010, Deda e drejtoi përkohësisht këtë gjykatë si kryetare e komanduar. Me shkrirjen e Krimeve të Rënda, ajo kaloi te Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ajo u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi trupa e kryesuar nga Genta Tafa (Bungo) me anëtare Valbona Sanxhaktarin dhe Roland Ilia vendosi se ajo arriti nivel të besueshëm në të tre kriteret e rivlerësmit.

Por Komisioneri Publik mendon se vendimi i Komisionit është “i cenueshëm në tërësinë e tij dhe përmban shkaqe të mjaftueshme ligjore për t’u paraqitur për shqyrtim” para Kolegjit.

Në ankim Komisioneri parashtron si arsye pasakëtsi në deklarimet e gjendjes cash në vite, për të cilat KPK ka arsyetuar se ishin të paqëllimshme, ishin sqaruar në deklaratën veting dhe nuk ishin të mjaftueshme për shkarkim.

Ballhysa thotë se KPK i është referuar gabim Kolegjit të Posaçëm të Apelimit mbi deklarimet e gjendjeve cash dhe paraqet një sërë vendimesh, duke lënë të kuptohet se arsyetimi i Komisionit për pasaktësi të paqëllimta ishte i gabuar.

Po ashtu Komisioneri cilëson si problem mosdeklarimin si gjendje cash të 5 milion lekëve të marrë kredi nga Deda. Sipas Ballhysës gjyqtarja kishte detyrimin të deklaronte pas tërheqjes së shumës nga banka se e kishte atë si gjendje cash, në lekë apo në valutë. “Subjekti i rivlerësimit, pas tërheqjeve nga llogaritë bankare, të shumës prej 5.000.000 lekë, të kryer në vitin 2007, nuk rezulton të ketë deklaruar në asnjë prej DV-ve të mëvonshme 2007-2008, posedimin e tyre cash në banesë ose përdorimin e tyre, në lekë apo në euro, duke bërë kështu të pamundur gjurmimin e këtyre të ardhurave gjatë viteve përkatëse”, thuhet në ankim.

Duke u nisur nga një deklarim i gjyqtares se kishte bërë këmbim të këtyre parave në euro dhe kishte përfituar nga kjo për shkak të kursit të këmbimit, Ballhysa pretendon se ka shkelje të etikës.

“Mbetet e pajustifikuar dhe e padrejtë në vlerësimin e etikës së subjektit të rivlerësimit, fakti që subjekti i rivlerësimit ka përdorur vlerën e saj për të përfituar nga konvertimi i monedhave për periudhën në fjalë, përfitime të cilat nuk i ka dokumentuar dhe deklaruar në asnjë nga deklaratat periodike vjetore”, shprehet Ballhysa.

Ai po ashtu pretendon se prinderit e gjyqtares nuk kishin justifikuar me burime të ligjshme një dhurim prej 15 mijë eurosh në vitin 2011. Ballhysa pranon se paratë ishin marrë nga shitja e një apartamenti, por pretendon se KPK nuk kishte hetuar për burimin e krijimit të apartamentit nga prindërit e gjyqtares në vitin 2003.

Gjithashtu ai vë në dukje edhe disa bilance negative në analizat financiare në vitin 2009 në shumën 629 mijë lekë. Në fund Ballhysa kërkon nga Kolegji që të marrë parasysh ankimin dhe të vendosë për shkarkimin e Dedës.

Etiketa: AnkimblerjeEtleva DedaEuroFlorianFlorian BallhysaGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarGjykatëGjykatësgjykimGjyqtareKolegjiKomisioneriKomisioneri PublikKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKkrediMiranda AndoniParaRoland IliaShkarkimValbonaVendimiVeting
Tjetri
Agonia e Libanit

Agonia e Libanit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.