AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Agonia e Libanit

Shlomo Ben-AmingaShlomo Ben-Ami
6 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pasojat e shpërthimit shkatërrues në portin e Bejrutit. Foto: Wikipedia.

Shpërthimi në magazinën në port që shkatërroi një pjesë të madhe të Bejrutit mund të jetë ai që shmang – ose të paktën parandalon – një konflikt midis Hezbollahut dhe Izraelit. Por reforma rrënjësore e sistemit politik të Libanit dhe aleancat rajonale që i nevojiten vendit për të zbutur krizat e tij mbeten të pagjasa.

Pasojat e shpërthimit shkatërrues në portin e Bejrutit. Foto: Wikipedia.

Javën e kaluar, një depo me rreth 3,000 ton nitrat amoniaku shpërtheu, duke shkatërruar plotësisht portin e Bejrutit dhe pjesën më të madhe të kryeqytetit libanez. Të paktën 137 njerëz u vranë, mijëra u plagosën dhe qindra mijëra mbetën të pastrehë. Për një vend që tashmë ishte rrethuar nga kriza politike dhe ekonomike, sfidat thjesht u bënë më të thella. Mundësia e vetme për t’i kapërcyer ato qëndron në reformën rrënjësore të sistemit politik të Libanit dhe aleancat rajonale.

Sipas guvernatorit të Bejrutit, humbjet totale ekonomike nga shpërthimi mund të arrijnë në 10-15 miliardë dollarë. Megjithatë, shteti libanez tashmë është në prag të falimentimit. Dhe, me një regjim kleptokratik të paaftë që drejton vendin, asnjë huadhënës ndërkombëtar, përfshirë Fondin Monetar Ndërkombëtar, nuk është i gatshëm t’i ofrojë kredi.

Në vazhdën e krizës së fundit, Libani do të marrë një ndihmë të konsiderueshme ndërkombëtare. Tashmë donatorët kanë premtuar gati 300 milionë dollarë ndihmë humanitare në një samit virtual, në mënyrë që të mbështesin kujdesin shëndetësor, sigurinë ushqimore, arsimin dhe strehimin.

Këto para nuk vijnë falas. Për t’i ruajtur që të mos bien në “duar të korruptuara”, siç ka thënë presidenti Francez Emmanuel Macron, ndihma do të menaxhohet nëpërmjet Kombeve të Bashkuara, organizatave ndërkombëtare dhe OJQ-ve, jo nga qeveria libaneze. Ata e dinë se nëse pushtetarët atkualë të vendit kanë nën kontroll këto financa, kontributet e tyre thjesht do të zgjasin korrupsionin dhe krizën. Mjerisht, kjo ëstë thjesht një masë lehtësuese e përkohshme, që nuk mund të adresojë shkaqet thelbësore të sëmundjeve të Libanit dhe, për më tepër, të mund të lehtësojë presionin e brendshëm mbi klasën politike të vendit.

Po, donatorët ndërkombëtarë po bëjnë thirrje për reforma politike dhe ekonomike. Por e vërteta e trishtueshme është se kapërcimi i interesave të lëvruara të Libanit – përfshirë klasën e tij të brendshme qeverisëse dhe fuqitë e jashtme, të tilla si Irani dhe Siria, që kanë një ndikim të konsiderueshëm të brendshëm – do të jetë e pamundur. Presidenti i Libanit Michel Aoun, një marionetë e Hezbollahut, nuk do ta pranonte thirrjen për një hetim ndërkombëtar për shpërthimin që ndodhi në port, duke pretenduar se kjo mund “ta zbusë të vërtetën”.

Qeveria e Libanit reflekton grindjen sektare të vendit. Midis qetësisë relative dhe kaosit të dhunshëm është vetëm një sistem i brishtë i ndarjes së pushtetit që përfshin grupe konkurruese etnike dhe fetare, duke përfshirë të krishterët maronitë, Druzet dhe myslimanët sunitë dhe shiitë.

Por ai sistem është varur për një kohë të gjatë nga flukset hyrëse masive të kapitalit, të cilat lejuan që elita sektare mori në dorë patronazhin. Një ndalesë e papritur e prurjeve vitin e kaluar shkatërroi themelet e sistemit, duke nxitur protesta të gjera dhe duke tronditur paqen delikate të Libanit.

Megjithatë, dinamika e brendshme e Libanit vështirë se mund të ndahet nga zhvillimet rajonale. Politika sektare e Libanit u ka mundësuar fuqive të huaja të fitojnë një terren të fortë në vend, duke e shndërruar atë në një pjesë integrale të Aksit të Rezistencës së udhëhequr nga Irani kundër planeve rajonale të Izraelit dhe Amerikës.

Mbështetja e lavdishme e Iranit për Hezbollahun i ka mundësuar partisë politike dhe milicisë shiite të bëhet ndoshta aktori më i fuqishëm jo-shtetëror në botë, me aftësi ushtarake që ia kalojnë atyre të ushtrisë së Libanit. Flitet se kur Macron vizitoi Bejrutin pas shpërthimit në port, turmat brohorisnin, “na çlironi nga Hezbollahu”.

Por Hezbollah gëzon mbështetje me bazë të gjerë midis Shiitëve të Libanit, të cilët përbëjnë gati një të tretën e popullsisë së vendit dhe formojnë sektin më të fuqishëm, politikisht dhe ushtarakisht. Ndoshta më e rëndësishmja, sovraniteti i Libanit vazhdon të destabilizohet nga Irani, i cili është i angazhuar të përdorë Hezbollahun për të çuar para prioritetet e veta strategjike. Kur ndodhi shpërthimi në Bejrut, një gjykatë speciale e mbështetur nga Kombet e Bashkuara ishte disa ditë larg nxjerrjes së vendimit të saj në gjyqin e katër anëtarëve të dyshuar të Hezbollahut për vrasjen e vitit 2005 të ish-kryeministrit libanez (dhe njeriut të Arabisë Saudite në Bejrut) Rafik Hariri.

Sigurisht, modelet rajonale të Iranit kanë nxitur rezistencë: spektri i një lufte Izrael-Hezbollah kohët e fundit po rritet ndjeshëm. Shpërthimi në Bejrut mund të jetë që ai që shmang – ose të paktën parandalon – një konflikt të tillë, në të cilin Izraeli do të shkatërronte infrastrukturën e Libanit për të neutralizuar 150,000 raketat që Hezbollahu ka fshehur në mesin e popullatës civile para se ato të shkatërrojnë popullin e ndjeshëm të Izraelit.

Fatkeqësia e Libanit e bën më të vështirë për Izraelin që të kryejë një sulm të tillë parandalues ​​mbi aftësitë ushtarake të Hezbollahut dhe e dekurajon Hezbollahun të antagonizojë Izraelin. Por çfarëdolloj faktori parandalues që ekziston është i brishtë. Nëse Hezbollahu (me ndihmën e Iranit) zhvillon raketa precizoni të lartë, rezultati do të jetë i paparashikueshëm.

Edhe pa armë të tilla, shpresa e komunitetit ndërkombëtar për të përdorur ndihmën si një si një mekanizëm për të sjellë ndryshime – një shpresë e ndarë jo vetëm nga fuqitë perëndimore si Franca, por edhe mundësisht nga Arabia Saudite dhe shtetet e tjera të Gjirit – nuk ka gjasa të japë fryte. Siç raportohet që vetë Macron t’i ketë thënë presidentit të SHBA-së Donald Trump, sanksionet kundër Hezbollahut dëmtojnë ato që ato synojnë të dobësojnë, përfshirë Iranin.

Megjithatë, shoqëria civile e gjallë dhe e zhvilluar e Libanit e ka kërkuar ndryshimin më parë. Pas vrasjes së Haririt, Revolucioni Cedar – një seri demonstratash nën moton e “lirisë, sovranitetit dhe pavarësisë” – detyroi tërheqjen e trupave siriane nga Libani.

Por shoqëria civile libaneze përballet me kundërshtim më të ashpër sot sesa në vitin 2005. Gjatë 15 viteve të fundit, Irani është përpjekur me shumë guxim ta kthejë Libanin në fushën e tij të lojërave strategjike. Si rezultat, Hezbollahu është më i fuqishëm dhe Libani është më i nënshtruar ndaj fuqive të jashtme – përfshirë Iranin, Sirinë dhe Rusinë – se kurrë më parë.

Këto fuqi nuk do të qëndrojnë pas dhe nuk do të lejojnë një reformë të sistemit politik që e ka bërë Libanin një hallkë kaq të rëndësishme në strategjinë e tyre rajonale, madje edhe duke rrezikuar ta kthejnë vendin në një tjetër Libi. Larg një Revolucioni të ri Cedar, përpjekjet për të nxitur reformën mund të çojnë në një konflikt shumë të ngjashëm me luftën civile të viteve 1975-1990, në të cilën fuqitë e huaja dhe milicitë rivale lokale bashkojnë forcat dhe e copëtojnë Libanin.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Lebanon’s Agony

Etiketa: Arabia SauditeBejrutDonald TrumpEmmanuel MacronFrancaHetimHezbollahIraniIzraelIzraeliKombet e BashkuarakonfliktkredikrishterëKrizaLibanLibiLokaleLufteMacronMASmbështetjendikimpaktParaProject SyndicateProtestaQeveriaReformasamitSHSHBAshpërthimSiriaSulmTrumpWikipedia
Tjetri
Neglizhenca e liderëve meshkuj

Neglizhenca e liderëve meshkuj

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.