AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Drejt një apokalipsi demokratik?

Ana PalaciongaAna Palacio
6 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Pixabay.

Për vite me radhë, demokracitë liberale janë rrethuar nga një polarizim politik gjithnjë e më i thellë, humbje e besimit te sundimi i ligjit dhe një lloj kalbje e përhapur institucionale. Me krizën COVID-19 që i ka përshpejtuar këto trendë, nevoja për një strategji të qartë për të mbrojtur demokracinë liberale është bërë më urgjente se kurrë.

Foto ilustruese: Pixabay.

Në 1947, dy vjet pasi Hiroshima dhe Nagasaki u shkatërruan nga bombat bërthamore, Buletini i Shkencëtarëve Atomikë nisi Orën e Apokalipsit për të treguar se sa afër asgjësimit është bota dhe për të nxitur veprime për të “kthyer pas kohën”. Sot, vlen të merret parasysh nevoja për të krijuar një orë për të treguar se sa afër shkatërrimit janë demokracitë tona. Një orë e tillë do të tregonte se ne po i afrohemi me shpejtësi mesnatës.

Demokracia liberale bazohet në idenë se individët që veprojnë në mënyrë racionale në interesin e tyre do të prodhojnë rezultate të mira. Por pothuajse çdo aspekt i kësaj premise është gërryer vitet e fundit. Si fillim, gjendja e përhapur e amullisë përsa i takon të ardhurave dhe pabarazia në rritje, veçanërisht që nga kriza financiare e vitit 2008, zor se janë rezultate që njerëzit më racionalë do t’i zgjidhnin.

Për më tepër, ulja e besimit tek institucionet ka dëmtuar kushtet që u nevojiten individëve për të marrë vendime të informuara. Media tradicionale, që pritej prej kohësh të shërbente ri rojtare e informacionit, është lënë pas dhe anashkaluar nga burime në internet, modeli i biznesit i të cilit i inkurajon ata të tërheqin lexuesit duke luajtur në bindjet dhe interesat e tyre, shpesh nëpërmjet shpërndarjes së informacionit të rremë ose çorientues.

Në këtë kontekst, liderët politikë që përpiqen të veprojnë si forca moderuese shpesh humbasin ndaj atyre që përdorin frikën dhe thirrjet për tribalizëm. E gjithë kjo ka nxitur një ndjenjë interesi vetë-shkatërrues, e cila bën kompromiset e nevojshme për të ndërtuar koalicione të gjera praktikisht të pamundura.

Rezultati i kësaj është një polarizim politik gjithnjë e më i thellë, humbje e besimit te sundimi i ligjit dhe një lloj kalbje e përhapur institucionale. Kriza e COVID-19 ka përshpejtuar secilën nga këto zhvillime. Pandemia ka sjellë goditje të reja shkatërruese në reputacionin tashmë të dëmtuar të demokracive liberale si bastione të prosperitetit relativ, parashikueshmërisë dhe sigurisë.

Sfidat tashmë dihen mirë se cilat janë.  E megjithatë, edhe diskutimet për prishjen e demokracisë janë polarizuar thellë. Në Shtetet e Bashkuara, republikanët dhe demokratët e kaluan pjesën më të madhe të kohës në konventat e tyre të fundit për emërimin presidencial duke sugjeruar se kundërshtarët e tyre synojnë të shkatërrojnë demokracinë amerikane.

Në fakt, e gjithë fushata presidenciale e SHBA-së është shoqëruar me retorikë gati-apokaliptike, me të dy palët që shfrytëzojnë gjuhën e demokracisë liberale – pavarësinë, lirinë, sundimin e ligjit – për të portretizuar kundërshtarët e tyre si një kërcënim ekzistencial për mënyrën e jetesës amerikane. Kjo reflekton një trend më të gjerë drejt lidhjes së mbrojtjes së demokracisë me zgjedhjet. Kjo qasje tani duket se mishëron një etik me një shumë zero, e cila thjesht thellon ndasitë që tashmë po dëmtojnë demokracinë.

Paralajmërimet ogurzeza – edhe ato që janë të bazuara në realitet – nuk do të jenë kurrë të mjaftueshme për të shpëtuar demokracinë liberale. Kjo do të kërkojë një strategji afatgjatë që synon rikthimin e themeleve të sistemit: rezultate të qeverisjes së mirë të bazuara në vendimmarrje racionale dhe të informuar.

Edukimi dhe mobilizimi janë pjesë përbërëse e një strategjie të tillë. Zhvillimet e fundit – nga një gatishmëri e gjerë për të ndjekur udhëzimet e shëndetit publik deri te protestat e përhapura kundër racizmit sistematik – sugjerojnë se popujt janë gati dhe të gatshëm të veprojnë. Por përpjekje të tilla do të kenë shumë pak kuptim pa rezultate të mira dhe kjo do të kërkojë që liderët politikë të adresojnë defektet sistematike, duke filluar me ato që po nxisin pabarazinë.

Çelësi për sukses – dhe për qëndrueshmëri demokratike – është krijimi i një lidhjeje më të fortë midis qeverisë dhe shoqërisë. Kjo, nga ana tjetër, kërkon një kuptim më të fuqishëm të shtetësisë.

Siç theksoi edhe politikani dhe ndërtuesi i shtetit italian i shekullit XIX Giuseppe Mazzini, një demokraci liberale mund të zërë rrënjë dhe të lulëzojë vetëm nëse bazohet në detyra, jo vetëm në të drejta. Qytetarët duhet të jenë të lidhur me njëri-tjetrin nga një kauzë më e lartë. Për Mazzinin, i cili ndihmoi në unifikimin dhe pavarësinë e Italisë, kjo kauzë ishte e drejta e kombit për vetëvendosje. Presidenti i SHBA-së Woodroë Wilson u bazua te kjo gjë pas Luftës së Parë Botërore teksa hidhte themelet për atë që përfundimisht do të bëhej rendi botëror liberal.

Megjithatë, një përpjekje e tillë nuk është e nevojshme të bazohet në nacionalizëm. Në fakt, sot ne shohim politikanë që i drejtohen nacionalizmit etnik si një mjet për ndarjen e popullatave. Ajo që është e nevojshme është të kuptojmë se të gjithë kemi një përgjegjësi ndaj vetes dhe ndaj njëri-tjetrit. Ky besim lejon që të ekzistojë një shoqëri demokratike funksionale dhe lulëzuese.

Në praktikë, kjo qasje është e thjeshtë dhe e qëllimshme. Ajo përfshin ndërtimin e komunitetit, një angazhim për shërbim dhe një ndërgjegje të përgjithshme. Nuk do të jetë e lehtë, dhe sigurisht që kjo nuk do të mund të realizohet me një zgjedhje të vetme, madje as me zgjedhjet presidenciale të SHBA-së që do të mbahen në nëntor. Por ky nuk është justifikim për të mos u përpjekur dhe për t’iu nënshtruar forcave centrifugale që na largojnë.

Winston Churchill një herë tha se demokracia liberale është forma më e keqe e qeverisjes – përveç të gjitha të tjerave. Mund të mos jetë e përsosur, por nuk diskutohet që ia vlen ta shpëtojmë. Dhe ora po ecën…

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. A Democratic Doomsday?

Etiketa: besimChurchillCOVIDCOVID-19demokracidemokraci liberaledemokraciafushataKrizaMediaPabaraziapandemiaProject SyndicateProtestatSHSHBAShtetet e Bashkuarasundim i ligjittë drejtaVetëvendosjeWinston ChurchillzgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Kreu i opozitës malazeze premton se nuk do të ketë ndryshim në kursin strategjik

Kreu i opozitës malazeze premton se nuk do të ketë ndryshim në kursin strategjik

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.