AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Tjetërsimi i pronave në Shëngjin, dënohet ish-krybashkiaku dhe ish-kryetari i Qarkut

Elvis HilangaElvis Hila
6 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Plazhi i Ranës së Hedhun në Shëngjin | Foto nga Trip & Travel Blog / Flickr

Ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj dhe ish-kreu i Këshillit të Qarkut Gjok Ndoka, u dënuan me 4 vjet burg, ndërsa gjykata gjeti fajtorë edhe 15 zyrtarë e qytetarë të përfshirë në tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdenin e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Plazhi i Ranës së Hedhun në Shëngjin | Foto nga Trip & Travel Blog / Flickr

Gjykata e shkallës së parë në Lezhë shpalli fajtor dhe dënoi me katër vite burg për “Shpërdorim detyre” ish-kryetarin e Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj, për akuzën e tjetërsimit të pronave te Rana e Hedhun në bregdetin e Shëngjinit.

Gjithashtu për shpërdorim detyre u dënua ish-nënkryetari i bashkisë Enver Hafizi me 1 vit burg, ish-kryetari i Qarkut Gjok Ndoka me 4 vite burg dhe ish-drejtori i Hipotekës Artan Djala me 3 vite burg.

Atyre ju është hequr dhe e drejta për të ushtruar funksione publike po për aq vite sa janë dënuar secili. Gjykata ka shpallur fajtor dhe personat e tjerë të pandehur specialistë në institucione dhe përfitues toke, duke i dënuar me nga 1 deri në tre vite burg për veprat penale “Fallsifikim Dokumentash” dhe “Shperdorim Detyre” përjashto vetëm ish-futbollistin Renato Malotaj, i cili ishte përfitues toke, por u gjet i pafajshëm.

Gjithashtu gjykata ka vendosur që të gjitha dokumentet shkresore të cila sipas akt ekspertimeve kanë rezultuar të falsifikuar të asgjesohen, ndërsa dokumentet e tjera të sekuestruara si prova materiale do t’u kthehen institucioneve perkatëse.

Në total gjyqtari Ilir Perdeda dha 37.6 vite burg për 17 persona, nga 43.6 vite që kishte kërkuar prokurori Erjon Shehaj. Avokatët e të dënuarve  kanë bërë me dije se do ta apelojnë në Gjykatën e Apelit Shkodër.

Gjykata dënoi Fran Frrokaj, ish-kryetar i Bashkisë Lezhë, Enver Hafizi, ish-nënkryetar i Bashkisë Lezhë, Gjok Ndoka, ish-kryetar i Këshillit të Qarkut Lezhë, Juxhina Mema, ish-punonjëse e Bashkisë Lezhë,  Ardenis Haxhia, jurist pranë Bashkisë Lezhë, Eduart Leka, ish – sekretar pranë ish – Komunës Shengjin – Lezhë, Artan Djala, ish-drejtues i ZVRPP Lezhë,  Ermando Jakaj dhe Bledar Cara, specialisë të  ZVRPP Lezhë. Frrok Frroku, Lek Frroku, Pjetër Gjoni (Lini), Vasil Gjoni,  Zef Gjini dhe Nikoll Tinaj, përfitues dhe tjetërsues të pronave.  Luigj Paloka, topograf.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi, partia që kandidoi Frrokajn për postin e kryebashkiakut, në një reagim në Twitter e cilësoi jo transparent vendimin e gjykatës dhe aludoi për “ndërhyrje të papërshtatshme politike”.  Ai tha se ishte informuar që zoti Frrokaj do ta apelonte vendimin, ndërsa tha se kishte bindjen që në shkallët më të lartë do dilte e vërteta në dritë.

Ndërkohë Lekë Frroku (pa lidhje familjare me ish-kryebashkiakun), një prej të dënuarve si organizatorë i tjetërsimit akuzoi se vendimi ishte politik. “Epo kjo është reforma në drejtësi. Të shpifësh dhe të dënosh pa prova ligjore kundërshtarët tuaj politik”, tha ai.

Hetimet për tjetërsimin e pronave në zonen e Ranës së Hedhun në Shëngjin kanë nisur në vitin 2017-të, kur në prokurori u denoncua tjetërsimi i i 234 mijë e 548 metër katrore tokë shtetërore ranishte. Fillimisht në këtë ccështje sëbashku me kryebashkiakun u arrestuan edhe 22 persona të tjerë, por në gjykatë dosja u dërgua për 18 persona, nga të cilët vetëm një u shpall i pafajshëm.

Kjo është vetëm një nga disa ccështje të ngjashme në të gjithë vendin. Në nëntor të vitit të kaluar Gjykata e Apelit në Durrës la në fuqi dënimin për 9 ish-zyrtarë të Kavajës që u dënuan për tjetërsim të 36 hektarëve tokë në Spille. Në një skemë të ngjashme përfitues të pronave ishin ndër të tjerë edhe ish-kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi.

Një skemë e ngjashme, në të cilën përfshiheshin edhe persona të dënuar në vendimin e të enjtes,  u zbulua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Lezhë, gjatë hetimeve për operacionin Vol-Vo4. Ndër të arrestuarit në këtë skemë të dytë ishte edhe ish-deputeti i Partisë Socialiste Arben Ndoka dhe të arfërm të tij. Ndoka i ka mohuar akuzat.

Tjetërsimi i pronave publike në bregdet dhe zona turistike duke përdorur falsifikimin dhe ligjin 7501 është zbuluar nga prokuroritë në disa rrethe dhe dhjetra persona janë arrestuar apo dënuar në këtë skemë.

Lexo edhe:

Amnezi dhe falsifikime: Skema e tjetërsimit të pronave në Shëngjin

Digjet lokali i denoncuesit të skandalit të pronave në “Ranën e Hedhun”

Nga shteti te pushtetarët: Skema e grabitjes së 36 ha tokë në bregdetin e Kavajës

Hetimet zbulojnë skemën e tjetërsimit të pyjeve në Razmë

Vendimet e falsifikuara e bënë varrmihësin vlonjat pronar të Karaburunit

Tjetërsimi i pronave në Spille, prokuroria urdhëron kthimin e tokës në shtet

 

Etiketa: AMPArben NdokaBledar CaraBlogbregdetBurgDosjaDurrësErjon ShehajFran FrrokajGazmend BardhiGjok NdokaGjykataGjykata e ApelitGjykatëGjykatësHetimetJuxhina MemaKaraburunitkryetarLezhëPartiaPartisë DemokratikePartisë SocialisteProkuroriProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndaRana e HedhunReformaSHShëngjinShkodërShpërdorim detyreSpilleTwitterVendimetVendimiVOL-VO4ZVRPP
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Kolë Hysenaj –Prokuroria e Tiranës

Skeda e pasurisë së deklaruar –Kolë Hysenaj –Prokuroria e Tiranës

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.