AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Prokurorët e Hagës arrestojnë të dyshuarin e parë për krime lufte në Kosovë

Xhorxhina BamiValon FanangaXhorxhina BamidheValon Fana
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Stema e UÇK-së. Photo: SGT Craig J. Shell, Marinsat amerikanë/Wikimedia Commons.

Prokurorët nga Gjykata Speciale në Hagë, e ngritur për të gjykuar të dyshuarit për krime të kryera gjatë dhe pas luftës në Kosovë, kanë kryer arrestimin e tyre të parë, duke ndaluar ish-oficerin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Stema e UÇK-së. Photo: SGT Craig J. Shell, Marinsat amerikanë/Wikimedia Commons.

Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës bëri të enjten arrestimin e saj të parë, duke ndaluar ish-oficerin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, në rajonin e Llapit në verilindje të Kosovës, njoftoi prokuroria në Hagë.

“Salih Mustafa u arrestua sot në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një urdhër arresti, urdhri transferimi dhe aktakuze të konfirmuar, lëshuar nga një gjyqtar i procedurës paraprake të Dhomave të Specializuara të Kosovës”, tha zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar Christopher Bennett.

“Zoti Mustafa po transferohet në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë dhe do të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake pa vonesa të papërligjura”, shtoi Bennett.

Detajet e akuzave kundër Mustafës, një komandant i kohës së luftës në Zonën Operative të Llapit të UÇK-së, nuk janë bërë ende publike.

Bennett tha gjithashtu që sipas ligjit të Kosovës, vetë oficerët e policisë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar kanë “autoritetin dhe përgjegjësinë për të ushtruar kompetencat që i janë dhënë policisë së Kosovës sipas ligjeve të Kosovës” dhe mund t’i çojnë  të dyshuarit e paditur në paraburgim.

Dhomat e Specializuara të Kosovës priten të gjykojnë ish-luftëtarë të UÇK-së të paditur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për krime të kryera gjatë dhe pas luftës nga viti 1998 deri në vitin 2000, krime që përfshijnë vrasje, torturë dhe ndalime të paligjshme.

Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi në qershor se ka një aktakuzë të pakonfirmuar që akuzon presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, si dhe politikanin e lartë të Kosovës Kadri Veseli dhe ish-luftëtarë të tjerë të UÇK-së, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Thaçi u mor në pyetje në Hagë në mes të korrikut për katër ditë me radhë.

Arrestimi i Mustafës të enjten vjen në mes të polemikave të vazhdueshme pasi Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pretendoi se ka marrë në mënyrë anonime një sasi të madhe dokumentesh të rrjedhura nga prokurorët e Hagës këtë muaj.

Organizata e Veteranëve të Luftës i ka kërkuar mediave të Kosovës që t’i botojnë ato pa zbuluar emrat e dëshmitarëve. Deri më tani, mediat në Kosovë nuk kanë publikuar asnjë nga dokumentet, por stacioni televiziv shqiptar Top Channel ka deklaruar se do ta bëjë diçka të tillë.

Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë pjesë e sistemit të drejtësisë të Kosovës, por ndodhen në Holandë dhe kanë staf ndërkombëtar.

Ato u krijuan nën presionin e madh të aleatëve perëndimorë të Kosovës, të cilët druheshin se sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk ishte aq i fuqishëm sa të gjykonte çështje kaq të ndjeshme dhe të mbronte dëshmitarët.

Etiketa: ArrestimarrestimidëshmitarëDhomat e SpecializuaraGjykataGjykata SpecialeGjykatëgjyqtarHashim Thaçikadri veseliKosovëKrimekrime lufteLuftendalimeParaparaburgimprokurorProkuroriaSalih MustafaShellTop ChannelUCKvrasjeZyra e Prokurorit te Specializuar
Tjetri
Turqia në prag të udhëkryqeve

(Keq)Menaxhimi i trashëgimisë kulturore në Turqi

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.