AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Thaçi paralajmëron se dosjet e rrjedhura të Gjykatës së Hagës dëmtojnë të paditurit

Xhorxhina BamingaXhorxhina Bami
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Presidenti Hashim Thaçi tha se rrjedhja e atyre që pretendohet se janë dosje të prokurorëve të krimeve të luftës te veteranët e UÇK-së mund të dëmtojë mbrojtjen e ish-guerilëve në gjyqet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Presidenti Thaçi paralajmëroi të mërkurën në mbrëmje se publikimi i atyre që pretendohet se janë dosje të rrjedhura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë mund të dëmtojë mundësinë e të paditurve për t’u mbrojtur kundër akuzave për krime lufte.

“Kjo rrjedhje e informatave të klasifikuara mund të paragjykoj procedurat penale që do të mund të zhvillohen atje dhe në dëm të të pandehurve. Kjo për shkak se kjo ngjarje mund të (keq)përdoret si pretekst për kufizuar të drejtat e të pandehurve gjatë procedurës penale, qoftë duke u kufizuar atyre të drejtën e lëvizjes apo duke ju kufizuar atyre të drejtën për të marrë në pyetje në mënyrë të plotë dhe gjithëpërfshirëse dëshmitarët kundër tyre”, tha Thaçi për kanalin televiziv T7.

Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pretendon se i janë dorëzuar në mënyrë anonime tre grupe me dosje që përmbajnë dokumente të gjykatës dhe u ka kërkuar mediave të Kosovës që t’i botojnë ato pa zbuluar emrat e dëshmitarëve.

Por Thaçi tha se” ka rrjedhje të informatave të klasifikuara është tejet shqetësuese sepse dëmton arsyen kryesore pse ishte vendosur zhvendosja e këtyre institucioneve jashtë Kosovës”.

Dhomat e Specializuara të Kosovës priten të gjykojnë ish-luftëtarë të UÇK-së të paditur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për krime të kryera gjatë dhe pas luftës nga viti 1998 deri në vitin 2000, krime që përfshijnë vrasje, torturë dhe ndalime të paligjshme.

Ato janë të dyja pjesë e sistemit të drejtësisë të Kosovës, por ndodhen në Holandë dhe kanë staf ndërkombëtar. Ato u krijuan nën presionin e madh të aleatëve perëndimorë të Kosovës, të cilët druheshin se sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk ishte aq i fuqishëm sa të gjykonte çështje kaq të ndjeshme dhe të mbronte dëshmitarët.

Po që se vërtetohet se informatat e klasifikuara që kanë rrjedhur janë autentike, pres që autoritetet përkatëse të këtyre institucioneve të kryejnë hetime penale në lidhje me këtë ngjarje dhe që personat përgjegjës për këtë rrjedhje të informatave të klasifikuara, kushdo qofshin ata, të dalin para drejtësisë”, tha Thaçi.

Thaçi, i cili është ish-lideri politik i UÇK-së, është ndër ata që mund të rrezikojë të dalë në gjyq. Aktualisht, është në pritje për konfirmim një aktakuzë që e akuzon atë për krime të ndryshme, por ai mohon çdo keqbërje.

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se dokumentet duhet të publikohen për të treguar se gjykata e Hagës është e njëanshme ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Avokati për Organizatën e Veteranëve të Luftës, Tome Gashi, u shpreh gjithashtu të mërkurën se publikimi i komunikimeve të rrjedhura midis Dhomave të Specializuara dhe institucioneve serbe do të ishte i ligjshëm, për sa kohë që nuk kompromentohen identitetet e dëshmitarëve.

“Nuk besoj se është krim të bësh publike komunikime të kryera midis Serbisë dhe Dhomave të Specializuara”, tha Gashi për T7.

Por Thaçi tha të mërkurën se Organizata e Veteranëve të Luftës “po keqpërdorte qëndrimin e saj publik kundër Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar”.

Prokuroria e Specializuar u shpreh gjithashtu se Organizata e Veteranëve të Luftës ka vepruar kundër interesave të drejtësisë.

Ekspertët kanë paralajmëruar se rrjedhja e informacioneve mund të komprometojë seriozisht punën e prokurorëve dhe gjykatës së Hagës.

Mark Ellis, drejtori ekzekutiv i Shoqatës Ndërkombëtare të Avokatëve me qendër në Londër, tha për Radio Evropa e Lirë të enjten, se “kjo është një kanosje e dhe sulm i qartë ndaj gjykatës, procesit, gjykimit të drejtë”.

“Nëse jeni në një mjedis ku grupe ose individë ofrojnë informacion mbi emrat dhe adresat e dëshmitarëve, atëherë i gjithë procesi, në thelb, shembet”, tha Ellis.

Mbrojtja e dëshmitarëve nga kanosja ka qenë një problem kryesor në të kaluarën në gjyqin e anëtarëve të UÇK-së në Hagë dhe në Kosovë.

Ellis tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar duhet ta bëjë të qartë se do të ndërmarrë masa ndaj atyre që e bëjnë publik këtë informacion dhe të sigurojnë se “kjo nuk do të ndodhë më”.

Deri më tani, mediat në Kosovë nuk kanë publikuar asnjë nga dokumentet, por stacioni televiziv shqiptar Top Channel ka deklaruar se do ta bëjë diçka të tillë.

Etiketa: dëshmitarëDhomat e Specializuaradosjedosje krimesh lufteEvropaGjykataGjykata SpecialeGjykatëGjykatësGjyqGucatiHashim ThaçihetimeHysni Gucatikadri veselikanosjekonfirmimKosovëKrimKrimekrime lufteLondërLufteMark EllisMasaMbrojtjaMjedisndalimeOrganizata e Veteraneve te UCKParaprokurorProkuroriaPunërrjedhjeSHSulmTop ChannelTribunali i HagësUCKvrasjeZyra e Prokurorit te Specializuar
Tjetri
Ish-guerilasit e UÇK-së dënohen për krime ndaj Ushtrisë Jugosllave

Prokurorët e Hagës arrestojnë të dyshuarin e parë për krime lufte në Kosovë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.