AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Prokurorja Silvana Pani përballet me probleme të pasurisë dhe ‘konflikt interesi’

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
6 years më parë
në Korrupsioni, KPK, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 8 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurorja Silvana Pani gjatë seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit identifikoi mungesë burimesh në vlera të mëdha, mosdeklarime të transaksioneve financiare si dhe një rast të dyshuar të konfliktit të interesit, për të cilin prokurorja Silvana Pani tha se ofertuesit ishin “ose vëllai i bashkëshortit, ose djali i dajës së tij”.

Prokurorja Silvana Pani gjatë seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.

Prokurorja e Përmetit, Silvana Pani u përball me probleme të shumta të pasurisë dhe një rast të dyshuar të konfliktit të interesit në seancën dëgjimore që u zhvillua të enjten në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Trupi gjykues që po kryen procesin e vetingut për prokuroren Pani përbëhet nga Roland Ilia kryesues, Firdes Shuli relatore dhe Etleda Çiftja anëtare. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Ferdinando Buatier.

Relatorja Firdes Shuli tha në fillim të seancës se hetimi administrativ për prokuroren Pani ishte përfunduar në të tri kriteret, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

Mungesë burimesh dhe mosdeklarime

Në seancë u identifikuan një sërë problemesh për blerjen e një apartamenti të blerë në Përmet në vitin 2015 kundrejt vlerës 27 mijë euro. Relatorja Shuli tha se çmimi i blerjes në shumën 27 mijë euro ishte i ndryshëm nga ai i përcaktuar në kontratën e porosisë së vitit 2011, që figuronte në vlerën 30 mijë euro.

Edhe pse në vitin 2011 rezulton të jenë paguar dy këste për çmimin e këtij apartamenti, një në shumën 19 mijë e 500 euro dhe tjetra 500 mijë lekë, ka rezultuar se prokurorja Pani nuk e ka deklaruar as porositjen dhe as këstet e paguara në deklaratën periodike përkatëse.

Komisioni evidenton mospërputhje të deklarimeve lidhur me pagesën e kësteve në vijim si dhe pagesën e tyre në kundërshtim me kontratën e shitjes.

Relatorja Shuli tha gjithashtu se shoqëria ndërtuese kishte shpjeguar se ishte kryer një akt-marrëveshje, sipas të cilës i kishte kthyer në vitin 2011 në cash një vlerë 1.6 milionë bashkëshortit të subjektit, e paguar prej tij për çmimin e apartamentit, që ishte dakordësuar të shlyhej pasi të regjistrohej pasuria në emrin e blerësve.

Sipas Komisionit, Pani nuk e ka deklaruar pagesën dhe kthimin e vlerës në vitin 2011.

Komisioni i ka kaluar barrën e provës Panit lidhur me mospërputhje të çmimit të blerjes së apartamentit në kontratën e porositjes me atë të shit-blerjes; për mosdeklarimin e pagesave të kryera në vitin 2011 si dhe të detyrimeve të mbetura gjatë deklaratave periodike dhe për mosdeklarimin e marrëveshjes së vitit 2011 lidhur me shumën që duhej të paguante pas regjistrimit të pasurisë.

“Mbetet e paqartë për Komisionin pagesa e vlerës 1.6 milionë lekë në vitin 2016”, tha Shuli.

Prokurorja Pani tha në seancë se edhe pse nuk ishte kryer deklarimi i porosisë së apartamentit në vitin 2011, një gjë e tillë ishte kryer në 2012-ën. Ajo shtoi se në vitin 2011 vlerat ishin paguar dorazi –por e korrigjoi më pas se paratë ishin dorëzuar cash në bankë për t’iu transferuar shoqërisë ndërtuese.

E pyetur nga Shuli se përse nuk ishte pasqyruar akt-marrëveshja për pagesën e vlerës 1.6 milionë lekë pas regjistrimit të pronës, Pani tha se kontrata e shitjes ishte nënshkruar më 31 dhjetor të 2015, dhe se nuk e kishte lexuar me detaje kontratën.

Pani kundërshtoi analizën financiare dhe këmbënguli se nuk kishin qenë në pamundësi financiare për shlyerjen e kësteve të çmimit të apartamentit.

Për një autoveturë tip BMË të blerë nga bashkëshorti i prokurores Pani nga vëllai i tij në vitin 2011, Komisioni konstaton mospasqyrimin e burimit të krijimit në deklaratën veting dhe mungesë burimesh.

Pani ka shpjeguar për Komisionin se këtë mjet e kishte blerë vëllai i bashkëshortit vite më parë dhe se ai i kishte dhuruar shumën 500 mijë lekë, por se në kontratë ishte vendosur vlera reale e mjetit. Relatorja Shuli tha se nga analiza financiare ka rezultuar se prokurorja Pani dhe bashkëshorti i saj rezultonin me balancë negative në vlerën 1.8 milionë lekë për blerjen e makinës.

Komisioni konstatoi gjithashtu mosdeklarimin në vitin 2003 e në vazhdim, të pjesës takuese 25% në një apartament në Përmet, të përfituar nga familja e origjinës nëpërmjet privatizimit. “Ka qenë një harresë,” tha Pani në séance për këtë pronë.

Komisioni i ka kaluar barrën e provës prokurores Pani lidhur me mosdeklarimin e pakësimit të një depozite në Raiffeisen Bank në vitin 2013, me të cilën ka çelur dy depozita të tjera po atë vit. Gjithashtu, ka rezultuar se ajo nuk ka deklaruar shtesat e depozitës në Raiffeisen Bank që prej vitit 2003 deri në vitin 2013.

Nga analiza financiare, Komisioni ka vërejtur mungesë burimesh për shtesat e kryera në depozitën e çelur në vitin 2003, ndërsa balanca negative për 5 vite të deklarimit kapte vlerën e 7.9 milionë lekëve.

Gjatë seancës dëgjimore, Pani e cilësoi si harresë mosdeklarimin e depozitave në vitin 2013. “Në vitet 2014-2016 kam deklaruar shtesat nga depozitat,” tha ajo dhe gjatë seancës dëgjimore renditi të gjitha depozitat, shtesat dhe pakësimet e gjithë depozitave.

Komisioni konstaton probleme edhe në transaksionet financiare të kryera ndër vite nga bashkëshorti i prokurores Pani.

Nga hetimi administrativ ka rezultuar se bashkëshorti i Panit kishte çelur tri depozita në një bankë të nivelit të dytë, të cilat nuk ishin deklaruar asnjëherë nga subjekti.

Shuli shtoi se banka ka konfirmuar edhe një transfertë të kryer nga bashkëshorti i subjektit në vlerën 41 mijë USD në favor të shtetases L.Xh. në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, SHBA. “Subjekti ka shpjeguar se vlerat janë përdorur për operacionin e vajzës së saj në SHBA,” tha relatorja.

Si burim të vlerës 41 mijë USD, subjekti ka deklaruar dy hua, një në shumën 2 milionë lekë dhe tjetra 25 mijë euro. Sipas Panit, vlerat në fjalë u janë kthyer huadhënësve, pasi shpenzimet e operacionit janë mbuluar nga motra e saj që jeton në SHBA.

Komisioni konstatoi se nuk vërtetohet marrja e huave të pretenduara dhe as të ardhurat e huadhënësve.

Në vitin 2010, bashkëshorti i Panit rezulton të ketë depozituar cash në Tirana Bank vlerën 30 mijë USD. Subjekti ka pretenduar se kjo vlerë i është dhënë nga babai i tij, B.P. dhe se i janë nevojitur si garanci për t’u pajisur me vizë amerikane. Nga kjo llogari bankare, bashkëshorti ka tërhequr më pas vlerën 28 mijë USD. Pani ka shpjeguar për Komisionin se bashkëshorti ua ka kthyer vlerën prindërve të tij, por Komisioni vlerësoi se prindërit e bashkëshortit të prokurores duket se nuk kanë pasur mundësi financiare për vlerën 30 mijë euro. Nga hetimi ka rezultuar se edhe ky transaksion nuk është deklaruar.

Komisioni ka evidentuar disa pagesa të kryera nga bashkëshorti i subjektit për llogari të kompanisë së vëllait të tij, por për shkak të mosdorëzimit të faturave, këto vlera janë konsideruar si shpenzime.

Trupi gjykues ka vlerësuar të mos konsiderojë të ardhura edhe dy shuma të depozituara në llogarinë e bashkëshortit, për të cilat Pani ka shpjeguar se përfaqësonin borxhe të vjetra.

Subjekti ka shpjeguar se në vitin 2012, një shok i bashkëshortit i kishte kthyer një borxh të vjetër të vitit 1995 në vlerën 850 mijë lekë. Po ashtu, ka rezultuar se në vitin 2013, është depozituar nga E.M në favor të bashkëshortit të Panit vlera 5000 USD. Edhe në këtë rast, Pani ka pretenduar se bëhej fjalë për një borxh të vjetër.

Por, për shkak të mos deklarimit të këtyre transaksioneve financiare si edhe të mosprovimit me dokumentacion të dhënies së huave, vlerat nuk janë konsideruar në analizën fiananciare.

Nga analiza financiare kanë rezultuar balanca negative vitet 2006; 2007; 2009; 2010; 2011 dhe 2015 në vlerën totale 11 milionë e 837 mijë lekë. Shuli pohoi se Pani ka dorëzuar analizë financiare të kryer nga vetë ajo, duke pretenduar se nuk ka balanca negative.

Prokurorja pretendoi gjithashtu se të gjitha të ardhurat e familjes së saj ishin të ligjshme dhe se mbulonin shpenzimet e kryera për periudhën 2003-2016.

“Pasuria e familjes time është 9.8 milionë lekë, ndërsa të ardhurat janë 30 milionë lekë,” pohoi Pani dhe konsideroi se huatë dhe kthimi i borxheve nuk ishin llogaritur, duke rritur fiktivisht balancën negative.

Konflikti i interesit

Nga verifikimet e kryera prej Komisionit ka rezultuar se në vitet 2006, 2007 dhe 2011, Prokuroria e Përmetit ka kryer procedura prokurimi për furnizim me karburant. Nga verifikimi i dokumentacionit përkatës ka rezultuar se prokurorja Silvana Pani, në cilësinë e drejtueses, ka firmosur pagesat në favor të shoqërisë së vëllait të bashkëshortit të saj.

“Më takonte të refuzoja vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, por kjo gjë nuk është bërë për arsye objektive. Një prej ofertuesve ishte vëllai i bashkëshortit, ndërsa tjetri djali i dajës së tij,” shpjegoi Pani. Ajo pretendoi se Përmeti është qytet i vogël dhe nuk vijnë shoqëri të tjera nga jashtë.

“Nuk ka pasur as ankesa nga oferutesit,” pohoi ajo dhe shpjgoi se nuk kishte pasur tendera, por thjesht urdhra xhirimi.

Në seancë u identifikuan edhe disa transaksione financiare të kryera prej bashkëshortit të Panit për llogari të shoqërisë së vëllait të tij. Shuli shpjegoi se kishte rezultuar se kunati kishte lëshuar prokurorë të posaçme që u jepte të drejtën prokurores Pani dhe bashkëshortit të saj që të kryenin veprime për llogari të kësaj shoqërie.

Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave kishte raportuar tre transaksione financiare të kryera nga bashkëshorti i Panit në vitin 2015, përkatësisht në vlerat 1.5 milion lekë; 1 milion lekë dhe 1 milion e 530 mijë lekë.

Sipas Relatores Shuli, Pani kishte shpjeguar se këto transaksione, bashkëshorti i kishte kryer për llogari të shoqërisë së vëllait të tij, N. sh.p.k..

“Subjekti i rivlerësimit nuk dorëzoi prova se pagesat janë kryer për llogari të N.sh.p.k.,” pohoi Shuli dhe tha se për vitin 2015, Pani rezultonte me një balancë negative në vlerën 3 milionë e 47 mijë lekë. “Pas kalimit të barrës së proves, subjekti ka sjellë shpjegime, por jo prova të reja,” tha relatorja. “Duket se subjekti i rivlerësimit është gjendur në kushtet e konfliktit të interesit me këtë shoqëri,” shtoi ajo.

Pani tha në seancë se nuk kishte qenë në dijeni të prokurës së posaçme të lëshuar nga vëllai i bashkëshortit dhe faktit se edhe ajo kishte patur të drejtë për kryerjen e veprimeve për llogari të shoqërisë që zotëronte kunati.

Pani e konsideroi të padrejtë përllogaritjen si shpenzime të transaksioneve të bashkëshortit të kryera për llogari të shoqërisë në administrim të vëllait të tij dhe theksoi se ata kishin autorizim për të kryer veprime për këtë subjekt. E pyetur nga relatorja Shuli, Pani shtoi se vëllai i bashkëshortit jetonte më shumë në Greqi se në Shqipëri dhe se kjo kishte qenë arsyeja dhënies së të drejtës për kryerjen e veprimeve.

Duke ju përgjigjur interesimit të anëtares së trupit gjykues Etleda Çiftja, Pani pohoi se nuk kishin pasur asnjë përfitim nga veprimet e kryera për llogari të shoqërisë së kunatit.

“Thjesht kanë qenë veprime vëlla me vëlla,” tha ajo.

Komisioni nuk ka gjetur probleme për kriterin e pastërisë së figurës dhe për profesionalizimin. Gjithashtu, nuk u identifikuan probleme edhe lidhur me denoncimet e kryera nga publiku.

“Është evidente që në mbushjen e deklaratave periodike kam qenë neglizhente dhe kam treguar papërgjegjshmëri. Kjo për shkak të kuptimit të mënyrës së deklarimit, por edhe nga ngarkesa e punës dhe problemi familjar,” tha Pani.

Në fund, ajo tha se e meritonte të konfirmohej në detyrë për pastërinë e figurës dhe profesionalizmin, ndërsa për pasurinë e e linte në çmimin e Komisionit. KPK njoftoi se do të shpallë vendimin më datë 5 tetor, ora 09:45.

Etiketa: Analiza financiareAnalizëBashkëshortiBorxheDrejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të ParaveEtleda ÇiftjaEuroFerdinando BuatierFirdes ShuliGreqihuaKarburantKomisioni i Pavarur i Kualifikimitkonfliktkonflikt interesiKonflikti i interesitKPKMarrëveshjamarrëveshjepasuriaPërmetProkurprokurorProkuroreProkuroriaProkuroria e Rrethit PërmetPunëRaiffeisenRoland IliaSHSHBAshpenzimeshqipShqipëriShtetet e BashkuaraShtetet e Bashkuara të AmerikësSilvana PaniTenderaTiranaTirana BankVetingVëzhguesit
Tjetri
Udhëzues mbijetese për refugjatët adoleshentë

Udhëzues mbijetese për refugjatët adoleshentë

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.