AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

48 orë nga zhdukja e tre të rinjve në Shkodër, kërkimet pa asnjë rezultat

Anila DushingaAnila Dushi
6 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nush Pepaj duke folur për zhdukjen e të birit. Screenshot nga News24 2

Tre të rinj janë zhdukur që prej pasdites së 3 tetorit në një fshat të Malësisë së Madhe dhe pavarësisht kërkimeve të policisë dhe banorëve nuk ka asnjë të dhënë për fatin e tyre.

Nush Pepaj duke folur për zhdukjen e të birit. Screenshot nga News24.

Tre të rinj nga Malësia e Madhe janë zhdukur prej pasdites së të premtes, ndërsa kërkimet e policisë dhe banorëve kanë rezultuar pa fryt. Në një njoftim për shtyp të hënën policia tha se tre personat, Vilson Çutaj, 37 vjeç, nga Bajza, Klement Pepaj  21 vjeç dhe Daniel Pepaj 25 vjeç, të dy me banim në fshatin Vrith, ishin larguar nga shtëpitë të premten dhe nuk janë kthyer më.

Jo zyrtarisht policia i tha BIRN se dyshohej për një një konflikt në lidhje me parcelat të kanabisit në zonë, por se ishte e paqartë se çfarë u ka ndodhur personave të zhdukur.

Të afërmit e Klement Pepajt, ngritën dyshime për kushëririn e tij Danielin, por pa sqaruar se çfarë kishte ndodhur. Duke folur për disa media lokale, Nush Pepaj, babai i Klementit, tha se kishte dëgjuar që Çutaj kishte pasur konflikt me Daniel Pepajn dhe se të tre ishin larguar në mal dhe asnjëri nuk ishte kthyer. Ai tha se kishte dëgjuar që konflikti mund të ishte për një vajzë.

Pepaj tha se banorët kishin parë Danielin me armë dhe se kishte dyshime që i biri ishte vrarë prej tij. Pepaj tha se u kërkonte ndjesë kushërinjve nëse akuza nuk ishte e vërtetë.

Pepaj po ashtu tha se i biri nuk ishte larguar nga shtëpia për të qëndruar gjatë jashtë saj. “Doli me një bluzë pa mëngë dhe i thashë vish xhupin, por më tha nuk vonohem sa të pi një kafe”, tha Pepaj. Ai tha se kishte mësuar zhdukjen kur policia kishte ardhur të kërkonte të birin, pasi në shtëpi skishte pasur drita dhe ai kishte menduar që djali kishte shkuar të flinte.

Të afërm të dy të zhdukurve të tjerë nuk qe e mundur të kontaktoheshin. Policia tha se dy nga personat e zhdukur kishin pasur edhe më herët probleme me ligjin. Ndërsa babai i Klement Pepajt tha se ai ishte deportuar sëfundmi nga Zvicra. Raste të ngjashme zhdukjeje lidhur me kultivimin e kanabist ka pasur edhe në Vlorë në vitin 2016-2017.

Etiketa: AkuzaBanorëBIRNkanabiskonfliktLokaleMalësia e MadheMediapepajPoliciaShkodërtë zhdukurzhdukjeZvicra
Tjetri
Deputeti i opozitës parlamentare “gjen zgjidhjen” për kufirin detar me Shqipërinë

Deputeti i opozitës parlamentare “gjen zgjidhjen” për kufirin detar me Shqipërinë

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.