AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Akuza për korrupsion në OSHEE me tenderin e konsulencës për reforma

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
6 years më parë
në Korrupsioni, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Albana Ferraj, drejtoreshë e Divizionit Tregtar në OSHEE akuzohet nga SPAK për korrupsion. Foto: OSHEE

SPAK akuzon shefen e kabinetit të kreut të OSHEE, Albana Ferraj se përfitoi 131 mijë euro nga favorizimi në tender i një kompanie italiane konsulence –ndërsa 3 zyrtarë të tjerë akuzohen për “shkelje të barazisë në tendera”.

Albana Ferraj, drejtoreshë e Divizionit Tregtar në OSHEE akuzohet nga SPAK për korrupsion. Foto: OSHEE

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të martën se kishte lëshuar 4 urdhra arresti ndaj zyrtarëve të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, të cilët akuzohen se kanë favorizuar një kompani italiane në një tender konsulence të zhvilluar në vitin 2016 me vlerë 138. 5 milionë lekë [ gati 1.1 milion euro].

Sipas njoftimit për shtyp të SPAK, drejtoresha e Divizionit Tregtar, Albana Ferraj, njëherazi shefe e kabinetit të administratorit të OSHEE, Ardian Çela akuzohet se ka përfituar 131 mijë e 880 euro, me qëllim favorizimin e kompanisë italiane “Com Metodi” S.p.a në procedurën e prokurorimit.

Përveç Ferrajt, gjykata ka vendosur masat e “arrestit me burg” edhe për anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Elis Bushati, Athinta Papa dhe Irma Dërguti. Ata akuzohen gjithashtu për favorizim të padrejtë të shoqërisë italiane, në shkelje të ligjit të prokurimit publik.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike e kontraktoi kompaninë italiane, “Com Metodi” S.p.a për konsulencë në procesin e reformimit dhe ndarjes së aktivitetit të shpërndarjes së energjisë elektrike nga ai i furnizimit, i përcaktuar në ligjin e vitit 2015 “Për sektorin e energjisë elektrike”.

Si pjesë e të njëjtës kontratë, kompania italiane ofroi gjithashtu konsulencë për përmirësimin e cilësisë shërbimit të klientit të OSHEE.

Hetimet e SPAK-ut ngrenë pikëpyetje mbi këto procedura si dhe akuza për korrupsion në përzgjedhjen e kompanisë italiane të konsulencës. Sipas SPAK, drejtoresha e Divizionit Tregtar, Albana Ferraj ka përfituar 131 mijë euro nga kompania italiane përmes krijimit të një marrëdhënieje fiktive, duke përdorur edhe një kompani tjetër me seli në Shqipëri.

“Ferraj e ka fshehur origjinën e shumës monetare që ka përfituar, edhe pse e dinte që ky veprim përbente vepër penale,” thuhet në kërkesën e SPAK, që e akuzon atë edhe për “pastrim të produkteve të veprës penale”.

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka pranuar kërkesën e SPAK për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj të katër personave të dyshuar.

Shefja e kabinetit të OSHEE akuzohet për veprat penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, ndërsa tre zyrtarët e tjerë akuzohen për “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo në ankande publike”.

SPAK njofton se janë duke u kryer ende hetime për këtë aferë të dyshuar korruptive.

Etiketa: AkuzaAlbana FerrajArdian ÇelaArrestBurgEuroGjykataGjykata e PosaçmehetimeHetimetkonsulenceKorrupsionKorrupsioniMASOperatorit të Shpërndarjes së Energjisë ElektrikeOSHEEProkuroriaProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarReformaSHshqipShqipëriSPAKtenderTendera
Tjetri
Kreditë dhe adresat, KPA çel hetimin gjyqësor ndaj prokurores Manjola Kajana

Rihetimi në Kolegj nxorri pa probleme prokuroren e SPAK, Manjola Kajana

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.