AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Opinion

Thirrja e fundit për Transatlanticizmin

Joschka FischerngaJoschka Fischer
6 years më parë
në Opinion, Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese nga Pixabay.

Me sondazhet vazhdimisht në favor të Joe Biden për zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara, europianët duhet të jenë të përgatitur për të shfrytëzuar mundësinë që mund të sillte një administratë e re. Megjithatë, rreziqet më të mëdha ndaj marrëdhënieve transatlantike kanë pak të bëjnë me Doland Trump dhe europianët i injorojnë ato.

Foto ilustruese nga Pixabay.

Shumë amerikanë kanë votuar tashmë dhe shumë të tjerë do të shkojnë drejt kutive të votimit në atë që konsiderohet ngjarja botërore politike më e rëndësishme e vitit. Zgjedhjet presidenciale amerikane 2020 janë një moment fatal në të gjithë kuptimin e fjalës, jo vetëm për demokracinë amerikane, por gjithashtu për transatlanticizmin dhe të ardhmen e Perëndimit.

Nëse Donald Trump do të rizgjidhet, ka arsye të forta për të dyshuar nëse transatlanticizmi do të mbijetojë në katër vitet e ardhshme, apo nëse Perëndimi do të vazhdojë të qëndrojë i bashkuar në një mënyrë kuptimplotë. Do të ishte një katastrofë e vërtetë në një vit tashmë katastrofik.

Fatmirësisht, sfidanti demokrat i Trump, Joe Biden ka kryesuar vazhdimisht në sondazhe, çka nënkupton se mund të jetë shpejt një mundësi për ringjalljen e Perëndimit si një aktor gjeopolitik. Pyetja është se si duhet të duket marrëdhënia transatlantike pas presidencës së Trump?

Thjesht kthimi në epokën e para-Trump nuk është një mundësi. Shumë gjëra kanë ndryshuar këto vitet e fundit në të dy anët e Atlantikut, përfshi edhe vetë lojtarët kyçë të politikës.

Për Shtetet e Bashkuara, nuk mund të ketë një kthim në status quo, ku Europa është një përfituese parazite e sigurisë. Ankesa se anëtarët europianë të NATO-s nuk po kontribuonin me pjesën që u takonte për mbrojtjen e përbashkët, zor se është një ekskluzivitet i Trump. Por europianët nga ana e tyre nuk do ta harrojnë shpejt tronditjen e presidencës Trump dhe kanë arritur të kuptojnë tashmë se duhet të mbështeten më shumë në forcën dhe sovranitetin e tyre për vitet e ardhshme.

Nëse dikush e ka harruar, “boshti” amerikan drejt Azisë (dhe larg prej Europës) filloi nën udhëheqjen e ish-presidentit Barack Obama, jo Trump, dhe nuk u nxit nga ideologjia, por nga interesat objektive të Shteteve të Bashkuara si një fuqi botërore dhe fuqi në Paqësor. Në fakt, përqendrimi intensiv te Azia ka filluar të ndodhë prej fundit të Luftës së Ftohtë, e madje edhe më herët –që prej anëtarësimit të Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë dhe ngritjes së saj ekonomike, teknologjike dhe ushtarake. Këto zhvillime e kanë zhvendosur qendrën gjeopolitike të gravitetit nga Atlantiku në Paqësor.

Për më tepër, Europa gjithashtu ka ndërmarrë një zhvendosje të heshtur drejt Azisë, pasi gjithnjë e më shumë po mbështetet te Kina si partner tregtar. Për shkak se Bashkimi Europian nuk ka qenë një lojtar politik global, kjo zhvendosje nuk tërhoqi shumë vëmendje, e lëre më një debat të gjerë mbi strategjinë. Europa nuk është një fuqi në Paqësor, ndaj edhe është lënë të operojë si një lloj bishti Perëndimor në Euroazi.

Por e gjitha kjo do të ndryshojë dramatikisht në vitet e ardhshme. Edhe nën presidencën Biden, Kina do të jetë çështja qëndrore strategjike me të cilën do të përballet Perëndimi transatlantik. A do të karakterizohen marrëdhëniet Kino-Perëndimore nga konfrontimi dhe ndasia, nga tregtia dhe bashkëpunimi- apo nga përzierja e komplikuar mes të dyjave?

Pyetjet rreth Hong Kongut dhe trajtimit të minoriteteve në Kinë, të tillë si Ujgurët, në mënyrë të pashmangshme do t’i tërheqin vlerat perëndimore drejt miksimit. Dhe aty ku Tajvani është i shqetësuar, ka arsye për t’u frikësuar se rivaliteti i ri i superfuqisë do të përshkallëzohet deri në konfrontim ushtarak, duke qenë se veprimet e Kinës në Hong Kong kanë zhvlerësuar formulën e vjetër “një vend, dy sisteme” për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në ngushticën e Tajvanit.

Qartësisht, bashkëpunimi mes SHBA-ve dhe Bashkimit Europian për konfliktet e panumërta rajonale do të duhet të rinovohet. Po kjo nuk do të jetë e lehtë për Europën. Në Gjermani në veçanti, qeveria federale do të duhet të bashkojë më në fund fjalët me aktet, nëse dëshiron të fuqizojë bashkëpunimin e sigurisë transatlantike dhe të ndalojë prirjen e SHBA-ve drejt një politike të jashtme të izoluar.

Me fjalë të tjera, Europa duhet të bëhet një lojtar global i aftë më vete, përmes ndërtimit të kapaciteteve të nevojshme politike dhe ushtarake si dhe integrimit të këtyre kapaciteteve në kornizën e NATO-s. Liderët europianë (dhe veçanërisht gjermanët) nuk duhet të kenë iluzione: angazhimi më i madh europian në siguri do të jetë çmimi për rifillimin e bashkëpunimit transatlantik nën administratën Biden.

Përveç Kinës dhe shpenzimeve për mbrojtjen, marrëdhëniet me SHBA-të pas Trumpit do të përfshijnë edhe një pengesë të tretë: ndjekjen nga Bashkimi Europian të sovranitetit teknologjik. Tregu dixhital në BE dominohet gjerësisht nga kompanitë e mëdha amerikane, çka do të thotë se nëse BE do të sigurojë sovranitetin e të dhënave, duhet të ndërtojë platformat e veta, clouds e të tilla –po aq sa t’i vendosë të gjithë ofruesit në Europë nën një regjim rregullator të brendshëm.

Mes të tjerave, Europa ka nevojë që të vendosë rregullat dhe standardet e veta që të sigurojë se të gjitha të dhënat e qytetarëve europianë do të mbeten në Europë; si dhe duhet të zvogëlojë varësinë nga të tjerët kur vjen puna te  harduerët që mbështesin teknologjinë dixhitale. Kjo është një çështje jo vetëm e konkurrencës ekonomike, por edhe e sigurisë gjithashtu. Me siguri, ushtrirë europiane nuk mund të presin të mbështeten në teknologjitë kompjuterike që ndodhen jashtë Europës.

Këto çështje do të bëhen burim i mosmarrëveshjeve të rëndësishme transatlantike. Por të paktën nën një presidencë të Biden, aleatët amerikanë do të trajtohen sërish si aleatë dhe multilaterizimi nuk do të përbuzet nga kampioni i tyre i dikurshëm. Shtetet e Bashkuara do t’i ribashkohen pjesës tjetër të botës në marrëveshjet ndërkombëtare për klimën dhe institucioneve botërore të tilla si Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe këto zhvillime mund të ofrojnë ca shpresë për të ardhmen.

Por sërish, europianët nuk duhet të kenë asnjë iluzion. Pas katër vitesh nën Trumpin, të gjitha palët e përfshira duhet të kuptojnë se si duhet të duket alternativa e një aleancë të fortë të Atlantikut të Veriut dhe cili do të jetë çmimi i kësaj alternative.

Peizazhi gjeopolitik botëror do të ndikohet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ajo që ndodh në marrëdhëniet transatlantike. Pjesa tjetër e shekullit të 21-të mund të jetë një kohë e superfuqive rivale dhe thellimit të paqëndrueshmërisë, ose mund të sjellë një ekuilibër mes këtyre fuqive –me peshën e Europës brenda një trekëndëshi politik më të gjerë.

Sido që të jetë, lëvizjet e ardhshme të Europës do të jenë vendimtare. A mundet që BE të mbledhë forcat dhe vizionin për t’u bërë një lojtar global në termat e sigurisë dhe gjeopolitikës? Po, por vetëm nëse ka vullnetin dhe aftësinë për të kapur mundësinë që mund të ofrojë një presidencë e Biden.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Last Call for Transatlanticism.

Etiketa: AtlantikuBarack ObamaBashkimi EuropianBashkimit EuropianBEBidenDonald TrumpEuropaGjermaniJoe BidenKinaNATOpaktParaProject SyndicatePunaQeveriaSHSHBAShtetet e BashkuaraTajvaniTreguTrumpZgjedhjet
Tjetri
Gjyqtari Hamitaj përballet me pikëpyetjen 19 milionë lekë për pasurinë

Kontrata fiktive dhe diferenca të mëdha: Arsyet e shkarkimit të Tritan Hamitajt

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
photo 2026 06 20 23 13 29

Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

17:41 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.