AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Vetingu ka mangësi në transparencë dhe vonesa, thotë Komiteti i Helsinkit

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, KPA, KPK, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Seanca dëgjimore në KPK ndaj gjyqtarit Neritan Cena | Foto : Gj. Erebara

Një raport monitorues i Komitetit Shqiptar të Helsinkit për ecurinë e procesit të kontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve vëren se në disa raste, relatimet e hetimeve në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit nuk publikojnë të dhëna me interes publik ndërsa shumica dërrmuese e vendimeve zbardhen me vonesë.

Një seancë dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit Foto ilustruese. Foto: Vladimir Karaj.

Procesi i kontrollit të zyrtarëve të sistemit të drejtësisë gjatë vitit 2019 pati ecuri të përgjithshme pozitive, por në disa raste, relatorët në KPK duket se u treguan të kursyer mbi raportimin në seancat dëgjimore, duke mos i raportuar publikut disa aspekte të hetimit administrativ, gjetje mbi pasurinë e gjyqtarëve apo prokurorëve si dhe të dhëna mbi natyrën e denoncimeve nga publiku.

Në një raport mbi ecurinë e procesit të vetingut, Komiteti Shqiptar i Helsinkit analizoi të dhënat për 129 procese rivlerësimi në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe 34 procese me vendimmarrje në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Në KPK 52 subjekte, ose 40% të të vetuarve u konfirmuan në detyrë gjatë vitit të kaluar ndërsa 48 subjekte u rrëzuan dhe pjesa tjetër kaluan me ndërprerje procesi rivlerësimi si pasojë e dorëheqjeve. Të gjithë me përjashtim të dy rasteve të gjykuara në fazën e apelit të vetingut u rrëzuan.

Procesi i rivlerësimit kalimtar u konceptua si një procedurë e përkohshme që duhet të zgjasë pesë vjet, por raporti vëren se ecuria e deritanishme ka qenë më e ngadaltë nga sa pritej me rreth 220 subjekte të vlerësuar gjatë viteve 2018 e 2019, nga rreth 800 që janë në total.

“…konsiderojmë se procesi ka vijuar me ritme të ngadalta edhe përgjatë vitit 2019, referuar numrit të subjekteve të rivlerësuara dhe shpeshtësisë së seancave publike,” vërehet në raport.

Transparenca e procesit konsiderohet si e respektuar nga institucionet e vetingut me përjashtim të disa aspekteve, përfshirë raportime të kursyera nga ana e relatorëve në disa procese rivlerësimi apo kufizimi i të drejtës së subjekteve për t’u shprehur në seancë vetëm mbi “provat e reja” dhe jo ato të dorëzuara më herët në komision.

“…nga seancat publike të monitoruara në KPK vërehet se ka pasur raste të mosrelatimit në mënyrë të plotë apo qoftë edhe të pjesshme, të disa rezultateve me interes për publikun që ka prodhuar hetimi administrativ dhe veçanërisht të lidhura me denoncimet e qytetarëve,” thuhet në raport.

“Në disa raste, gjatë relatimit në seancë publike, nuk janë bënë të ditura rezultatet e hetimit administrativ lidhur me kriterin e pastërtisë së figurës, pa specifikuar nëse mosrelatimi lidhet me faktin e të klasifikuarit të tyre ose jo si sekret shtetëror,” vijon më tej raporti.

Vëzhguesit raportojnë raste kur subjekti i rivlerësimit paraqet pretendimet e tij, lidhur me rezultatet e hetimit, ndërkohë që nga kryesuesi i trupit gjykues, i sugjerohet “të mos kalojë në përsëritje”, por të ndalet vetëm tek argumentet dhe provat e reja, duke theksuar se trupi gjykues i ka marrë argumentet dhe provat me shkrim”, vëren Komiteti ndërsa shton se “kemi mendimin se në funksion të transparencës së procesit ndaj publikut, pretendimet që shpalosen nga subjekti apo avokati i tij/saj mbrojtës mund të marrin një kohë më të arsyeshme. Kjo qasje në fakt kërkon një barazpeshë me parimin e ekonomicitetit të procesit gjyqësor.”

Raporti vëren gjithashtu se se shumica dërrmuese e vendimeve janë publikuar me vonesë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

“I sugjerojmë institucioneve të vettingut të sigurojnë transparencë të plotë në seancat dëgjimore dhe vendimmarrjet e tyre, për disa nga aspektet e procesit të analizuara në këtë raport,” thuhet në raport.

Etiketa: GjyqgjyqtarKomisionKomisioni i Pavarur i KualifikimitKomiteti i HelsinkitKomiteti Shqiptar i HelsinkitKomitetit Shqiptar të HelsinkitKPKprokurorraportRaportirivlerësimisekretTransparencaVetinguVëzhguesit
Tjetri

Mbyllja e rrethrrotullimit ‘Shqiponja’ nuk rëndon vetëm trafikun

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.