AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Komisioneri publik kërkon shkarkimin e prokurores  Enkeleda Osmani (Xhengo)

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, KP, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurorja Enkeleda Osmani (Xhengo) pas vendimit të KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.

Komisioneri Florian Ballhysa mendon se vendimi i konfirmimit në detyrë për gjyqtaren Osmani (Xhengo) të Prokurorisë së Durrësit u krye nga KPK pas një hetimi të mangët administrativ ku nuk u verifikuan pretendimet për pagesë taksash dhe të ardhura të ligjshme.

Prokurorja Enkeleda Osmani (Xhengo) pas vendimit të KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.

Prokurorja e Durrësit Enkeleda Osmani (Xhengo) pritet të përballet me Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pasi vendimi për konfirmimin e saj në shkallën e parë të procesit të vetingut u ankimua nga komisioneri publik Florian Ballhysa. Në dokumentin e ankimimit, Ballhysa kërkon nga KPA të rivlerësojë punën e KPK dhe të shkarkojë subjektin, e cila, sipas tij, “nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë”.

Osmani (Xhengo) mori konfirmimin në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në korrik, pasi arriti të bindë trupën gjykuese se bashkëshorti i saj nuk ishte përgjegjës për të ardhurat nga punësimi në kompani private, të cilat nuk rezultonin me dokumentacion se kishin paguar tatim të mbajtur në burim apo kontribute të sigurimeve shoqërore e shëndetësore.

Osmani (Xhengo) deklaroi në veting pronësinë familjare mbi një apartament në Golem, një apartament 112 metra katrorë në Kashar/Tiranë, me vlerë 50 mijë euro blerë në vitin 2006, një llogari kursimi me vlerë 2 milionë lekë dhe dy automjete modeste, të cilat i ka blerë përmes kursimeve dhe huave e dhuratave nga personat e lidhur.

Por komisioneri publik argumenton se “gjatë hetimit administrativ të Komisionit, nuk janë administruar akte të cilat të provojnë ekzistencën e burimit të të ardhurave”.

“Rezulton, po ashtu, se është provuar që nuk janë paguar të plota detyrimet tatimore dhe sigurimet shoqërore për një pjesë të të ardhurave të deklaruara nga pagat e bashkëshortit të subjektit të rivlerësimit, ndërkohë, për një pjesë të tyre, detyrimet tatimore janë paguar gjatë procesit të rivlerësimit,” thuhet më tej në ankimim.

Sipas komisionerit vlerësimi i komisionit për ligjshmërinë e të ardhurave të bashkëshortit të prokurores nga punësimi në privat është i pabazë dhe nuk reflekton jurispudencën e KPA.

Për këto arsye, komisioneri kërkon ndryshimin e vendimit të KPK-së dhe shkarkimin e prokurores Osmani (Xhengo) nga detyra.

Etiketa: BashkëshortiEnkeleda Osmani (Xhengo)EuroFlorianFlorian BallhysaKomisioneriKomisioneri PublikKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPAKPKPagatProkuroria e DurresitPunëPunësimiSHVendimiVeting
Tjetri
Tensionet parazgjedhore çast pas çasti (Live blog)

Ministri Lleshaj thotë se është keqkuptuar, nuk e shau deputetin Murrizi “polic”

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.